Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Përgatisim të rinjtë

Tashmë janë kthyer në traditë takimet e z. Robert White, përfaqësues i “Peace Corps”, në shkollat e bashkisë.
Ishim me vogëlushët e Luarit dhe Marinzës.
Nxënës të përgatitur dhe të etur për më shumë dije.
[lsvr_gallery images=”7187,7188,7189,7190,7191,7192,7193″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  
 

Thuaji ndal dhunës!

“Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje në qendrat rezidenciale emergjente publike dhe jopublike (strehëzat emergjente)”
Kjo ishte tema e cila mblodhi në tavolinën e diskutimin antarët e grupit teknik të Mekanizmit të Referimit Kundër Dhunës në Familje, projekt i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD.
Në panelin drejtues ishin znj. Aurela Bozo, Eksperte kundër dhunës me bazë gjinore, PNUD, znj. Edlira Papavangjeli përfaqësuese e PNUD dhe N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha.
Gjatë takimit u diskutua mbi mbarëvajtjen e projektit dhe për standartet e strehëzës emergjente e cila pritet të hapet së shpejti për të mbështetur dhe për t’i ardhur në ndihmë viktimave të dhunës.
#Thuaji_ndal_dhunës!
#Denonconi_dhunën!

[lsvr_gallery images=”7226,7227,7228,7229,7230,7231,7232,7233,7234″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takojmë të rinjtë

Takimet në shkolla vazhdojnë.
Këto ditë përfaqësuesi i “Peace Corps” në Roskovec z. Robert White së bashku me kordinatorin e Qendrës Komunitare u takuan me vogëlushët e shkollave në Suk 1 , Suk 2 dhe Strum.
Qellimi i këtyre vizitave është njohja dhe informimi i nxënësve rreth “Peace Corps” dhe funksionit që z. White ka.
Të rrisim një brez të mirëinformuar dhe përgatitur është një nga qellimet tona.
[lsvr_gallery images=”7217,7218,7219,7220,7221,7222,7223″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Mundësi të reja për gratë fermere

Një takim i realizuar sot me përfaqësuesit të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Bujqësisë
Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi dhe produktet e investimit të BB-re në rrjetin ujitës , sa dhe si është pritshmëria e fermerëve për sezonin ujitës dhe në vazhdimësi 
Takimi më pas vazhdoi në sallën e mbledhjeve të Këshillit , në të cilin morën pjesë gratë fermere të bashkisë Roskovec. Mundësitë që bashkia mund t’i ofrojë kësaj kategorie për të zhvilluar më tej bizneset e tyre, ishte tema e diskutimit.
[lsvr_gallery images=”7237,7238,7239,7240,7241,7242,7243,7244″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Një qytet i gjelbëruar

Një tjetër hapërsirë publike po i shtohet territorit të bashkisë Roskovec.
Jemi në Suk 1 duke sistemuar hapësirën pranë “ Xhamisë”, për t’i ofruar banorëve ambiente shplodhëse dhe argëtuese.
Do të transformojmë çdo cep në gjithë territorin e bashkisë sonë, për ta bërë një vend më të mirë për të jetuar.
[lsvr_gallery images=”7160,7159,7158,7157,7156,7155,7154″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investojmë për të rinjtë

“Ask not what your country can do for you—ask what you can do for your country”
(Mos pyesni çfarë shteti mund të bëjë për ju por çfarë ju mund të bëni për shtetin tuaj)
Me këtë shprehje të John Kennedy e filloi takimin përfaqësuesi i “Peace Corps” z. Robert White, takim me fëmijët e shkollës 9- vjeçare “Zylyftar Veleshnja”, Velmish.
Bashkëpuntorët e këtij organizimi ishin Koordinatori i “Social Qendër Komunitare” z. Endri Goga, Drejtori i shkollëz z. Gëzim Xhindi dhe mësuesja Elvira Tomorri.
Z. White iu foli nxënësve për rolin e tij si vullnetar i “Peace Corpus” dhe ndau me ta eksperiencat dhe impresionet e tij nga vendet ku ai kishte jetuar e punuar.
Interesi i lartë i fëmijëve për të mësuar më shumë për “Peace Corps” i bëri shumë përshtypje z. White.

[lsvr_gallery images=”7165,7166,7167,7168,7169,7170,7171″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Siguria Publike në Nivel Vendor

Sot , në Pallatin e Kulturës u organizuan dy takime në kuadër të projektit “Siguria Publike në Nivel Vendor”, bashkëpunim ky midis bashkisë Roskovec ,VNG International, FLAG dhe Akademisë së HAG-ës.
Në panelin drejtues të këtyre takimeve ishin znj. Alba Dakoli Wilson, Drejtore e FLAG, Zbatuesi Lokal i Siguria Vendore në Shqipëri, z. Naz Feka Menaxher Projekti dhe Ekspert në Çështjet e Sigurisë dhe z. Artan Rroji ekspert i FLAG.
Pjesëmarrës në takim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, staf i bashkisë, përfaqësues nga komuniteti dhe përfaqësues nga OJF “Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi”.
Objektiv i projektit është edhe rritja e kapaciteteve në nivel komuniteti, ngritja e vetëdijes dhe përvetësimi i njohurive rreth proçeseve të pjesëmarrjes qytetare në fushën e sigurisë publike si dhe përvetësimin e aftësive praktike për t’i zbatuar këto elemente në politika efektive dhe të përgjegjshme të sigurisë publike.
#Siguria_Publike_në_Nivel_Vendor
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7247,7248,7249,7250,7251,7252,7253,7254,7255″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e bujqësisë

Jemi duke punuar në kanalin kullues K35 në Njësinë Administrative Strum.
Ky investim i bashkisë do të ndihmojë për kullimin e të gjitha parcelave bujqësore në të gjithë gjatësinë e tij prej 2.2 km.
Ndërhyjmë në kohë për të parandaluar rrezikun nga përmbytjet.
#Rilindje_e_bujqësisë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7141,7142,7143,7144″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rrjeti i ujit të pijshëm

Në rrugën e “Matkës” ka filluar puna për shtrimin e linjave të ujit të pijshëm. Një investim ky i mundësuar nga të ardhurat e bashkisë, do i shërbej banorëve të fshatrave Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj.
Të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve është prioritet i punës sonë.
#Rrjeti_i_ujit_të_pijshëm
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7147,7148,7149,7150,7151″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook