Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Mbill pemën tënde!

1110 pemë të reja u mbollën sot pranë digës së liqenit Kurjan, për t’i rikthyer identitetin kësaj zone.
Nismës së Bashkisë Roskovec “Mbill pemën tënde” iu bashkuan qytetarë, nxënës, mësues, shkolla e gjuhëve të huaja Roskovec “RLS” dhe përfaqësuesi i “Peace Corps”.
Kushdo që mbjell pemë i kthen natyrës dhe qytetit borxhin e krijuar në gjithë këto vite, si dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës.
“Gjërat e vogla sjellin ndryshimet e mëdha për aq kohë sa ka vizion dhe fokus. Është një gjë e mirë për brezat e tanishëm, por është një gjë akoma edhe më e mirë për brezat e ardhshëm. Të kujdesesh për gjelbërimin sot, investon për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë nesër”, u shpreh Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi.
Mbillni pemë, jetë dhe oksigjen! 
Ky është vetëm fillimi…

[lsvr_gallery images=”7394,7395,7396,7397,7398″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Këndi i BE-së Roskovec

Çfarë di ti në lidhje me BE-në?
Dëshiron të dish më shumë?
Na pyesni! Përgjigjet tuaja janë këtu. 
Vizitoni këndin e BE-së për të mësuar më shumë.
[lsvr_gallery images=”7354,7355,7356,7357,7358″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Të njohim Bashkimin Evropian

“Të njohim Bashkimin Evropian”
Me këtë temë u prezantuan vogëlushët e klasës së pestë të shkollës “Alush Grepcka”, Roskovec.
Qellimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi dhe njohja e nxënësve me Bashkimin Evropian dhe këndin e BE-së në Roskovec. 
Aktivitet ky i organizuar nga koordinatorët e BE në Roskovec në bashkëpunim me mësuesen Elisabeta Kaçeli.
Ju ftojmë të vizitoni këndin e BE-së , pjesë e projektit “Bashkitë për në Evropë”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Doni informacione për BE???
Ejani pranë këndit të BE-së në Roskovec.
Ju mirëpresim!

[lsvr_gallery images=”7373,7374,7375,7376,7377,7378,7379,7380,7381,7382,7383,7384,7385″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Ushqyerje e shëndetshme

“Ushqyerje e shëndetshme”
Kjo ishte tema me të cilët u prezantuan prindërit e vogëlushëve të kopshteve të Kumanit dhe Vidhishtës.
Aktivitete të organizuar nga punonjësit e sektorit të Arsimit dhe Shëndetësisë z. Ervin Agaçi dhe znj. Manjola Vrapi.
Qellimet e këtyre takimeve ishin informimi dhe sensibilizimi i prindërve për efektet anësore e konsumimit të ushqimeve jo të shëndetëshme. Zëvendësimi i këtyre të fundit me ushqime të shëndetshmë ishte fokusi i diskutimit të ndërsjelltë midis prindërve dhe inspektores së shëndetësisë.

#Sensibilizohemi_për_shëndetin_e_fëmijëve_tanë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7361,7362,7363,7364,7365,7366,7367″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbill dhe Ti pemën tënde!

Mbill dhe Ti pemën tënde!
Bashkohu dhe Ti me ne në fushatën e gjelbërimit, më 5 Mars, ora 11:00, pranë digës së liqenit Kurjan.
Bëhet fjalë për gjelbërimin e qytetit!
Së bashku për shtëpinë tonë të përbashkët. 
 

Rikonstruksioni i Qendrave Shëndetësore

Ka filluar puna për investimin më të ri në Roskovec. 
Rikonstruksioni i plotë i Qendrës Shëndetësore Roskovec, bashkëpunim ky midis Bashkisë Roskovec dhe Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), me financim të këtij të fundit. 
Proçesi i rehabilitimit do të përfshijë punime në çati, dysheme, ndriçim dhe sistemin hidraulik, lyerje, instalim të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes, rrethim me mur, recepsion, dhomë mjeku dhe infermieri, urgjencë, magazinë dhe tualete.
Projekti Shëndet për të Gjithë do të investoi dhe në Qendrat Shëndetësore Strum dhe Kurjan.
Të përmirësojmë shërbimet shëndetësore është synimi ynë.
#Rehabilitimi_i_Qendrave_Shëndetësore
#Përmirësojmë_cilësinë_e_shërbimeve
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7299,7300,7301,7302,7303,7304,7305″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dija është pushtet!

Vlosh, Ngjeqar dhe Vidhishtë ishin destinacionet e rradhës të përfaqësuesit të “Peace Corps”.
Takime informuese për rolin e z. Robert White në Roskovec dhe “Peace Corps”.
Sapo kemi filluar 
#Dija_është_pushtet
[lsvr_gallery images=”7308,7309,7310,7311,7312,7313,7314,7315″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Roskoveci, Myzeqeja dhe Skëndërbeu

“ Roskoveci, Myzeqeja dhe Skëndërbeu ” ishte aktiviteti në nderim të Heroit tonë Kombëtar që u zhvillua pranë bibliotekës Roskovec. Nxënës të shkollave të mesme, shkrimtarë të njohur, historian dhe intelektualë u takuan sot në këtë aktivitet të larmishëm me histori e interpretime.
Na nderuan me prezencën e tyre shkrimtari z. Fran Ukcama, z. Toli Shabani etnograf , z. Ilirjan Gjika historian dhe profesor z. Piro Toska.
Të pranishëm në këtë aktivitet artistik ishin gjithashtu dhe z. Thoma Goga i cili ishte organizatori kryesor i këtij aktiviteti, z. Kadri Hyska Administratori i përgjithshëm dhe z. Isa Hoxha N/ Kryetar i bashkisë.
Vlerësimi i ndikimit të figurës së Heroit tonë, roli dhe kontributi i tij në historinë kombëtare ishin qellimet kryesore të këtij aktiviteti.
#Viti_Mbarëkombëtar_i_Gjergj_Kastriotit_Skëndërbeut
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7325,7326,7327,7328,7329,7330,7331,7332,7333″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me qytetarët

Takime periodike me qytetarët tanë.
Kjo traditë do të vazhdojë sepse për ne është e rëndësishme të jemi afër qytetarëve tanë, të marrim mendimin e tyre mbi problematikat që ata i shqetësojnë.
Sot, Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi zhvilloi takimin e përjavshëm me komunitetin të cilëve iu dha sqarimet dhe shpjegimet përkatëse për çdo shqetësim që ata shprehën.
Çdo përballje me qytetarët na bënë më shumë përgjegjës për punën tonë.
[lsvr_gallery images=”7344,7345,7346,7347,7348″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Vizitë në bibliotekë

Nxënësit e shkollës “Alush Grepcka” sot vizituan bibliotekën e Roskovecit ku u prezantuan me veprimtarinë dhe aktivitetet që organizohen gjatë vitit me lexuesit e bibliotekës.
Përgjegjësi i Artit, Kulturës e Sportit z. Thoma Goga u tregoi se për të nxitur dashurinë për librin dhe leximin në bibliotekë ka aktivitete të ndryshme: lexim dhe komentim i librit, promovime të shkrimtarëve të zonës, takime me krijues të rinj etj.
Gjatë qendrimit të tyre në bibliotekë nxënësit morën informacione për autorët roskovecarë si dhe u njohën me titujt e librave dhe me mënyrën e anëtarësimit në bibliotekë.
#Nuk_ka_shok_më_besnik_se_libri (cit: Ernest Hemingway)
[lsvr_gallery images=”7336,7337,7338,7339,7340,7341″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook