Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Siguria Publike në Nivel Vendor

Sot , në Pallatin e Kulturës u organizuan dy takime në kuadër të projektit “Siguria Publike në Nivel Vendor”, bashkëpunim ky midis bashkisë Roskovec ,VNG International, FLAG dhe Akademisë së HAG-ës.
Në panelin drejtues të këtyre takimeve ishin znj. Alba Dakoli Wilson, Drejtore e FLAG, Zbatuesi Lokal i Siguria Vendore në Shqipëri, z. Naz Feka Menaxher Projekti dhe Ekspert në Çështjet e Sigurisë dhe z. Artan Rroji ekspert i FLAG.
Pjesëmarrës në takim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, staf i bashkisë, përfaqësues nga komuniteti dhe përfaqësues nga OJF “Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi”.
Objektiv i projektit është edhe rritja e kapaciteteve në nivel komuniteti, ngritja e vetëdijes dhe përvetësimi i njohurive rreth proçeseve të pjesëmarrjes qytetare në fushën e sigurisë publike si dhe përvetësimin e aftësive praktike për t’i zbatuar këto elemente në politika efektive dhe të përgjegjshme të sigurisë publike.
#Siguria_Publike_në_Nivel_Vendor
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7247,7248,7249,7250,7251,7252,7253,7254,7255″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.