Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Përfaqësim i denjë

Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi, në Bilbao, si një nga përfaqësueset e pushtetit vendor, në CEMR Conference :“Equality, diversity & Inclusion” (Barazia, diversiteti dhe përfshirja) 🇦🇱️🇦🇱️🇦🇱️
#cemrbilbao2018
[lsvr_gallery images=”8320,8321,8322″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbremje teatrale

Pallati i Kulturës mirëpriti trupën e aktorëve të Teatrit Bylis me shfaqjet e tyre “Zi më Zi “ dhe “Vëllazëri me Interes”, nga Kristo Floqi.
Shfaqjet jo vetëm synojnë të rikthejnë jetën artistike e kulturore në Roskovec por edhe ti afrojnë qytetarët më tepër me artin dhe kulturën e skenës. Ky aktivitet u organizua me iniciativën e Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, e cila ka qënë dhe është gjithmonë mbështetje për promovimin dhe nxitjen e artit dhe kulturës.
Këto shfaqje do të pasojnë me të tjera interpretime në Njësitë Administrative, për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk mundën ti shijonin emocionet që dhuruan aktorët me profesionalizmin e tyre.
[lsvr_gallery images=”8325,8326,8327,8328,8329,8330,8331,8332,8333,8334,8335,8336″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kalendari i ndeshjeve

Ditën e djeshme u zhvillua shorteu për takimet e para të kupës “24 Korriku”.⚽⚽⚽
Këto takime do të fillojnë më datë 16 Qershor dhe do të përfundojnë me një finale në datë 24 Korrik, ditën e festës së qytetit, midis ekipit që zë vendin e parë dhe atij të vendit të dytë.
Ekipi që zë më shumë pikë zhvillon një ndeshje finale me ekipin e vendit të dytë.
Më poshtë po japim kalendarin e ndeshjeve deri në përfundim.
#Kupa_24_Korriku

JO EMIGRACIONIT TË PARREGULLT!

JO EMIGRACIONIT TË PARREGULLT!
Emigracion i sigurt në Bashkimin Evropian do të thotë emigracion i ligjshëm dhe i informuar, nëse keni një kontratë të rregullt pune. Zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë janë rruga e sigurt drejt mundësive më të mira për punësim në Shqipëri dhe vendet e BE-së. Koordinatoret e BE-së me anë të shpërndarjes së fletëpalosjeve “JO EMIGRACIONIN E PARREGULLT” , informuan komunitetin mbi proçedurat që duhet të ndjekin për një emigracion të rregullt dhe pa penalizime.
Informohu edhe ti!
[lsvr_gallery images=”8342,8343,8344,8345,8346″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksion i Qendrave Shëndetësore

Jemi në Qendrat Shëndetësore Roskovec, Kurjan dhe Strum, për të parë nga afër ndryshimin e madh që ka ndodhur në këtë shërbim tërësisht i rehabilituar, me kushte dhe standarte bashkëkohore.
Ky investim falë partneritetit me projektin “Shëndet për të Gjithë”, financuar nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim.
[lsvr_gallery images=”8350,8351,8352,8353,8354,8355,8356″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla Verore

Filluan aplikimet për shkollën Verore. 👏👏
Të gjithë të rinjtë, 14-18 vjec, që kanë deshirë të mësojnë e argetohen janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar formularin e mëposhtëm ose duke marrë një formular pranë Bashkisë Roskovec.
Aplikimet janë të hapura deri më 10 Korrik 2018!
Aplikoni sa më shpejt. 😉
Vetëm 100 aplikuesit e parë do të përzgjidhen.
#ShkollaVerore
https://docs.google.com/forms/d/1326EIb0ToDlCt3Azh-5MwWUIJAD1J910lVUaFnAgMwo/edit

Siguria Publike në Nivel Vendor

Dita vazhdon me një takim pune në kuadër të projektit ” Siguria Publike në Nivel Vendor”, bashkëpunim i Akademisës së Hagës, FLAG dhe Bashkisë Roskovec.
Tre komponent kryesor: Bashkia, komuniteti dhe policia, së bashku për të evidentuar dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë në lidhje me problemet e sigurisë publike.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Akademisë së Hagës dhe FLAG.
#SiguriaPublikeNëNivelVendor
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8362,8363,8364,8365,8366,8367″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Konsulencë ligjore falas

Ju urojmë një fundjavë të këndshme me disa momente nga pasqyrimi i një takimi i cili i vjen në ndihmë të gjitha grupeve në nevojë.
Konsulencë ligjore falas.
Kjo ishte tema e drejtuar nga Elkida Shkopi me disa përfaqësues nga Bashkia Roskovec dhe nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.
Një projekt ky si bashkëpunim i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( UNDP), Ministrisë së Drejtësisë dhe Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, do ti vij në ndihmë komuniteteve në nevojë dhe të disavantazhuara, pakicave kombëtare dhe komuniteteve fetare, përmes shërbimeve ligjore falas.
[lsvr_gallery images=”8163,8164,8165,8167,8168″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e bujqësisë

Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës.
Jemi në Njësinë Administrative Kuman, për të vijuar më pas në Njësitë e tjera.
Një punë që do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjithë kanaleve kulluese dhe vaditëse, të përcaktuar sipas një axhende punimesh.
[lsvr_gallery images=”8171,8172,8173,8174″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook