Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Takim me Klubin e Leximit

Sot në mjediset e Pallatit të Kulturës Roskovec u zhvillua takimi i parë i Klubit të Leximit me përfaqësues të OSBE në Shqipëri. Në këtë aktivitet marrin pjesë të rinj të shkollave të mesme duke vendosur pikat kyce të zbatimit të projektit.
Takimi i ardhshëm do të jetë muajin tjetër. Janë të ftuar të marrin pjesë edhe të rinj të tjerë.

AKSION PËR PASTRIMIN E KISHËS STRUM

Këto ditë në prag të Ditës së Trashëgimisë Kulturore Kisha e Shën Gjergjit në Strum iu nënshtrua një pastrimi të përgjithshëm. Ky objekt i rëndësishëm historik dhe arkeologjik ishte mbuluar nga ferrat dhe drizat. Për më shumë se 20 vjet në këtë objekt nuk ishte vënë dorë. Sektori i pastrimit që drejtohet nga z. Fatjon Agaçi për dy ditë bëri një punë shëmbullore. Punëtorët Bardha Hajdini, Nexhmije Hoxha, Moza Hajdini, Sanie Shemollari, Nikolin Cepele, Uran Hajdini, Bledi Kola, Lirim Dorti, Mevlan Lamaj. Në krye të punës edhe brigadierja Kaliopi Sopiku. Falenderojmë punëtorët për punën e mirë dhe përkushtimin për të evidentuar vlerat e një objekti kaq të rendësishëm. Ky shëmbull do të shërbejë edhe për objekte të tjera.
Tani ky objekt pret ditën e enjtë më 29 shtator vizitorët e parë për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me trashëgiminë kulturore. Ftojmë të gjithë të interesuarit, banorët e zonës dhe jo vetëm për të qënë pjesë e një ditë të vecantë.
Para disa ditësh një grup nga Drejtoria e Kulturës ishte për të parë gjendjen në vend. Ky fotoreportazh bën një krahasim midis të shkuarës dhe ditës së sotme.

Vizioni ynë drejt Europës

Sot më datë 26 shtator 2016 në Ditën Europiane të Gjuhëve në Pallatin e Kulturës Roskovec u zhvillua një aktivitet i bukur. Shkolla e Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhanë një koncert me idenë “Vizioni ynë drejt Europës”. Në këtë koncert morën pjesë drejtorët e shkollave, mësues të gjuhëve të huaja. Ndodheshin përfaqësues të kompanisë Bankers Petroleum, të Korpusit të Paqes, prindër dhe intelektualë.
Në mesazhin e saj të përshëndetjes kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI përcolli idenë e bashkëpunimit për veprimtari të tilla, të ruajtjes së traditës që kjo ditë të festohet cdo vit në këto forma zbavitëse etj. Midis të tjerave zj. Majlinda falenderoi zotin Vangjel Prifti, me profesion inxhinier që dhuroi për bibliotekën e qytetit 185 libra. Një shëmbull i tillë le të ndiqet edhe nga intelektualë të tjerë.
Fotoreportazhi përcjell emocionet e këtij koncerti.

PRANË NJË FAMILJE ME PROBLEME SOCIALE

Sot më datë 26 shtator 2016 një grup i deleguar nga Bashkia Roskovec ishte i pranishëm në familjen Hatija që jeton në fshatin Arapaj në Nj. Administrative Strum. Në këtë grup merrnin pjesë Administratori Ysenj Agaçi, Drejtori Sherbimeve ne Bashki z. Arben Dukaj dhe specialistja e komunitetit Elfrida Goga. Pretendimet e ngritura nga kjo familje u verifikuan ne vend ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të medias. Nga verifikimet rezultoi se:
Në familjen Hatia janë 7 fëmijë jetim nga të cilët 3 ishin me shikim të kufizuar, 2 ishin të verbër, 1 me shikim të pjesshëm dhe 1 me aftësi të kufizuar. Ndërkohë informojmë opinionin publik se ata kanë kujdestari me kohë të pjesshme por kërkojnë kujdestar me kohë të plotë. Gjithashtu kërkojnë shtëpi tjetër. Këto e kërkesa të tjera u konstatuan nga grupi i punës dhe do të relatohen pranë stafit drejtues ë Bashkisë Roskovec.

DHE PUNA NUK KA TE NDALUR

Vazhdojnë punimet për trotuarin kryesor Roskovec- Kuman. Punohet me ritme të larta nga puntorët e Bashkisë për të përfunduar sa më shpejt në mënyrë që ti ofrojmë sa më shumë siguri këmbësorëve.

ANALIZA 1-VJEÇARE – PROBLEME E DETYRA

Në Njësinë Administrative Strum ditën e premte datë 23 shtator u zhvillua analiza 1-vjeçare e punës në kuadër edhe të transparencës me komunitetin. Në këtë analizë morën pjesë zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Jorgo Begaj, drejtorat Arben Dukaj, Selman Cepele, Viktor Sakaj si dhe administratori Ysenj Agaçi. Shumë nga banorët ngritën problemet e pastrimit të kanaleve, sistemimit të rrugës së varrezave në lagjen Metush, të ujit të pijshëm, të grumbullimit të mbetjeve urbane etj.
Për këto e problem të tjera u dhanë shpjegime dhe u paraqitën projekte konkrete.
Në fund një bashkëbisedim miqësor edhe në kafe. Edhe këtu vazhdoi problematika e analizës.

PRANË SHQETËSIMEVE TË BANORËVE

MBËRS, 23 SHTATOR
Banorët e një lagjeje në fshatin Mbërs të Njësisë Administrative Kurjan, dje ditën e enjte me të drejtë kanë ardhur në zyrat e Bashkisë Roskovec. Shqetësimi i tyre ishte se rruga për të dalë e kaluar lumin ishte e pamundur. Kjo sillte vështirësi sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë.
Sot ditën e premte zëvendëskryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, drejtori i Shërbimeve Arben Dukaj, administrator Kadri Hyskaj dhe disa specialistë ishin pranë banorëve. Pasi u dëgjuan shqetësimet dhe u verifikuan në vend problemet, u ra dakord për zgjidhje afëtshkurtëra dhe afatgjata.
ARAPAJ, 23 SHTATOR
Disa banorë të fshatit Arapaj kanë ngritur problemin e rrugës e cila është në gjendje të keqe. Kësaj gjendjeje i shtohet edhe problematika që krijohet nga kanalet anësore. Edhe në këto takime ku ishte i pranishëm edhe administratori Ysenj Agaçi, zëvendëskryetari i Bashkisë Jorgo Begaj dhe specialistët ofruan zgjidhjet më emergjente.
Pamjet që shikoni janë fiksuar në këto dy takime.

PUNIME NGA SEKTORI I GJELBERIMIT

Vazhdon puna në sektorin e gjelbërimit në njësinë administrative Kuman, fshati Vidhisht, për krasitjen dhe mirëmbajtjen e pemëve.

RRUGA E NGJEQARIT – DHE CILËSORE DHE E BUKUR

Me fondet e Bashkisë Roskovec dhe nën kujdesin e drejtpërdrejt të kryetares zj. Majlinda BUFI filloi shtrimi i rrugës që lidh Vloshin me Ngjeqarin. Ky fshat në skajin më të largët të Bashkisë as që e kishte ëndërruar një investim të tillë. Gjatësia e rrugës është 2 km, por ata që e bënin në këmbë apo me makina u dukej pafund. Me cilësi dhe me parametra bashkëkohore kjo rrugë duket edhe e bukur. Në këtë mënyrë u vihet në ndihmë komunitetit dhe bizneseve.
Firma ndërtuese “Shkëlqimi 07” që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, kujdeset për të zbatuar më korrektesë jo vetëm projektin por dhe cilësinë. Në ndjekje të punimeve janë cdo ditë drejtues dhe përfaqësues të stafit të Bashkisë Roskovec.
Ndiqni fotoreportazhin

PROFILAKSI – DEZINFEKTOHEN SHKOLLAT

Këto ditë në të gjitha shkollat u bë dezinfektimi i tyre si masë profilaktike kundër mikrobeve dhe insekteve.
Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me njësitë administrative e ndoqi nga afër këtë proces që ka rëndësi edhe në ruajtjen e shëndetit të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit që ka lidhje më shkollat. Ndiqni pamjet.

Facebook
Facebook