Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Ndihmat për familjen Fisheku s’kanë mbaruar. Pas ndërtimit të të një shtëpie të re me nismën e Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, ditën e djeshme me rastin e festës së 8 Marsit, OJF “Gruaja, Komuniteti, Mjedisi” në bashkëpunim me bashkinë i erdhën përsëri në ndihmë kësaj familje. Kësaj nisme iu bashkuan femrat e bashkisë , disa gra nga Roskoveci, stafi i mësuesve dhe nxënësit e shkollës “Adem Vrapi”, shkolla “Jashar Muhameti” Vlosh, “ 5 Dëshmorët” Suk 1, “Naun Doko” Marinëz.
Një kontribut të veçantë dha Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe N/ Kryetarja znj. Hava Begaj.
[lsvr_gallery images=”4309,4310,4311,4312″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Festa e Mësuesit

Me rastin e Festës së Mësuesit, Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi organizoi një aktivitet me mësuesit e shkollave dhe kopshteve të bashkisë. Ky aktivitet u organizua në nder të mësuesve tanë dhe punës së tyre të palodhur. Të ftuar në festë ishin Deputeti i zonës z. Anduel Xhindi dhe Drejtori i DAR-it Fier z.Shkëlqim Allkaj.
Kryetarja e bashkisë uroi në këtë ditë të veçantë mësuesit dhe shpërndau nga një lule për gjithësecilin prej tyre.
[lsvr_gallery images=”4333,4334,4335,4336,4337,4338,4339″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Aktivitet Festiv

Sot është 7 Marsi, festa e Mësuesit, një festë e cila meriton gjithë respektin tonë. Ditën e sotme nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec organizuan një koncert festiv në nder të mësuesve të tyre. Pallati i Kulturës u mbush anembanë me zëra të gëzueshëm. Kudo dëgjoheshin urimet e sinqerta të fëmijëve dhe gëzimi që ata ndjenin dallohej në sytë e tyre.
Të nderuar e të respektuar,mesuesit tone,kudo që jetoni e punoni,gëzuar 7- Marsin ditën tuaj!
Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj te madh që jepni për të ardhmen e fëmijëve tanë.
[lsvr_gallery images=”4345,4346,4347,4348,4349,4350,4351″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Buxheti lokal, të ardhurat dhe shpenzimet

Ditën e sotme u zhvillua trajnimi i fundit me stafin e bashkisë Roskovec nga Fondacioni për Liri Ekonomike. Trajnimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës. Tema e kësaj seance ishte “Buxheti lokal, të ardhurat dhe shpenzimet”. Gjatë gjithë trajnimit u zhvillua një bashkëbisedim i ndërsjelltë midis të dyja palëve.
[lsvr_gallery images=”4354,4355,4356,4357,4358,4359″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

E drejta për informim dhe për monitorimin e politikbërjes së qeverisjes lokale

Ditën e djeshme më datë 03.03.2017, në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua trajnimi nga “ Fondacioni për Liri Ekonomike”. Të pranishëm në këtë trajnim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha dhe një pjesë e stafit të bashkisë. Tema e rradhës ishte ” E drejta për informim dhe për monitorimin e politikbërjes së qeverisjes lokale. Media sociale dhe qeverisja si instrumente të dobishëm për llogaridhënie”. Ky aktivitet është pjesë e projektit të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
[lsvr_gallery images=”4362,4363,4364,4365,4366,4367″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Statusi i Naftëtarit

Ashtu dhe siç ishte njoftuar sot në ambientin e Pallatit të Kulturës nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, u zhvillua takimi informues për përfituesit e “Statusit të Naftëtarit”. Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti i Roskovecit z. Anduel Xhindi, Kryetar i Partisë Socialiste Roskovec z. Maksim Goga, Drejtor i Burimeve Njerëzore Albpetrol z. Artan Velçani, Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore Fier z. Andius Olldashi dhe K/ Administratori i bashkisë z. Kadri Hyska. Në bazë të ligjit Nr. 8/ 2017, të pranishmit dhanë shpjegime mbi kriteret dhe përfitimet e këtij statusi. U zhvillua një bashkëbisedim i ndërsjelltë midis të dyja palëve dhe ju dhanë shpjegime për çdo paqartësi që ata kishin.
[lsvr_gallery images=”4377,4376,4375,4374,4373,4372,4371,4370″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rrjeti i ri KUZ

Në bashkinë Roskovec ka filluar puna për ndërtimin e rrjetit të ri KUZ në lagjen “Kodra e Spitalit” . Një problem ky i mbartur me vite të cilit më në fund po i jepet zgjidhje përfundimtare. Ditën e sotme ishte vetë Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi e cila inspektoi punimet nga afër.
 [lsvr_gallery images=”4301,4302,4303,4304″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Fondacioni për Liri Ekonomike

Vazhdojnë trajnimet e stafit të bashkisë Roskovec nga “Fondacioni për Liri Ekonomike”. Trajnimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës dhe të pranishëm ishin drejtues dhe një pjesë e stafit të bashkisë. Tema e sotme e trajnimit ishte ” Buxhetimi me Pjesëmarrje, përmbajtja dhe roli i tij”. Ky aktivitet është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
[lsvr_gallery images=”4296,4295,4294,4293,4292″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Young liders of Roskovec

Young liders of Roskovec!
Ky është grupi më i ri i krijuar me të rinjtë e Bashkisë Roskovec. Një grup me nxënës të grup- moshave 13 -18 vjeç të cilët kanë dëshirë për tu përfshirë sa më shumë në komunitet, të japin kontributin në përmirësimin e tij, të zhvillojnë aftësitë e tyre në lidership dhe të përmirësojnë të shprehurit në gjuhën angleze.
Ky organizim ishte bashkëpunim i përfaqësuesit të “Peace Corps” Will Burchell, Ronada Hoxha Drejtoreshë e Organizatës Jo Fitimprurëse “ Gruaja, Komuniteti, Mjedisi-Harmonizuar për Zhvillim” dhe Elfrida Goga Përgjegjëse e Shërbimit Social.
Nxënësit diskutuan rreth qellimeve dhe rregullave që ky grup duhet të ketë që të mirëfunksionoj dhe nëpërmjet një proçesi votimi grupi arriti të zgjedh me konsensus emrin e tij.

[lsvr_gallery images=”4284,4285,4286,4287,4288″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]