Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Vazhdojnë punimet

Festa e Roskovecit po afron. 
Objektivi kryesor këto ditë ka qënë sistemimi dhe përfundimi i punimeve tek rrethrrotullimi, pikërisht atje ku pas disa ditësh do të vendoset edhe shtatorja “Pazari i Roskovecit”.
Puntorët e bashkisë po punojnë mbi format dhe detajet zbukuruese të projektit artistik të cilat shoqërojnë shtatoren.
[lsvr_gallery images=”5623,5624,5625,5626″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rikonstruksioni i rrugës së Ngjeqarit

Një tjetër rrugë i është nënshtruar rehabilitimit. Rruga e Ngjeqarit, një projekt i plotë me asfaltim, trotuare dhe ndriçim. Kemi filluar me zgjerimin e rrugës, ndërtimin e trotuarëve dhe vendosjen e ndriçimit.
Problematikat janë të shumta por ne s’do të ndalemi.
Pasi të përfundohen të gjitha këto akse do të vijohet edhe me rrugët e brendshme të fshatrave.
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5617,5616,5615,5614,5613″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Pro barazisë gjinore, kundër dhunës në familje

Është ngritur dhe funksionon pranë bashkisë Roskovec, Reagimi i Koordinuar i Komunitetit me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim, PNUD.
Në kuadër të këtij projekti u zhvillua dhe takimi i sotëm me temën “Pro barazisë gjinore, kundër dhunës në familje”. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Aurela Bozo eksperte e UNDP-së kundër dhunës ndaj gruas, N/ Kryetarja e bashkisë znj. Hava Begaj, koordinatorja e këtij mekanizmi pranë bashkisë znj. Elfrida Goga dhe gra nga komuniteti të cilat patën një bashkëbisedim të ndërsjelltë me eksperten në lidhje me strukturën dhe mënyrën se si do të funksionoj ky projekt. Qellimi i këtyre takimeve është sensibilizimi i qytetarëve se dhuna në marrdhëniet familjare nuk është një çështje private që i përket vetëm familjes, ajo është një çështje që i përket të gjithë shoqërisë.
Qytetarë denonconi rastet e dhunës në familje!
#Thuaji_Ndal_Dhunës

[lsvr_gallery images=”5570,5571,5572,5573,5574″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SociAL Qendër Komunitare

“SociAL Qendër Komunitare”
Çfarë është???
“ Një qendër Sociale Komunitare e cila shumë shpejt do të ndërtohet në Roskovec, një bashkëpunim midis bashkisë Roskovec, IADSA dhe Youth Act”
Në kuadër të këtij projekti u zhvillua dhe takimi i sotëm me të rinj dhe gra.
Të pranishëm në panelin prezantues ishin ekspert nga Qendra Youth Act dhe N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha. 
Në takim u diskutua rreth barazisë gjinore, çfarë ne si individ mund të kontribojmë mbi këtë çështje dhe fuqizimi i rolit të gruas dhe të rinjve në shoqëri.
Qellimi i kësaj qendre është të ndihmojë të rinjtë dhe gratë të identifikojnë gjërat që dinë, pikat e forta e të dobëta dhe orientimit të tyre rreth vetëpunsimit bazuar në aftësitë e tyre personale.
Gjatë takimit pati një bashkëbisedim të ndërsjelltë midis ekspertëve , të rinjëve dhe grave të pranishëm në takim.

[lsvr_gallery images=”5584,5585,5586,5587,5588,5589,5590″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura rrugore

Çdo ditë duke punuar për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.
Në rrugën “Ish Repartit Ushtarak” është gati për të nisur asfaltimi, i cili do të pasohet nga finalizimi i trotuarëve, ndriçimi dhe çdo element tjetër urban. Transformimi është i dukshëm por dhe pak ditë arrijmë objektivin final.
[lsvr_gallery images=”5596,5597,5598,5599,5600″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Punimet vazhdojnë

Çdo ditë qyteti zgjohet me punë Në çdo Njësi Administrative, në çdo fshat, në çdo lagje Rilindja Urbane ka dhënë rezultatet e saj.
Sot Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi inspektoi punimet në lulishten më të re në Roskovec pranë spitalit, vazhdimin e punimeve në rrugën e “Ish Repartit Ushtarak” dhe transformimin e qendrës së Vidhishtës.
Shumë punë janë nisur por s’do të ndalemi me kaq.
Kemi akoma shumë punë dhe projekte për t’u realizuar.

#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5523,5524,5525,5526,5527,5528,5529″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Krenarë për fëmijët tanë!

Krenarë për fëmijët tanë!
Kujdesemi për brezat e rinj, sepse ata janë e ardhmja.
Ditën e sotme Kryetarja e bashkisë ka pritur personalisht nga kthimi i turneut ekipin “Roskoveci Rrufeja” për grupmoshat U 13.
Ky ekip garoi në konkursin e organizuar nga “Vllaznimi Cup 2017” nga i cili arritën në fazën çerek finale, dolën kryesuesit e grupit të pare dhe u kthyen në vendlindje me dy fitore plotësisht të merituara.👏 Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi gjatë fjalimit të saj shprehu krenari dhe mirënjohje për këta sportist dhe premtoi se do të jetë gjithmonë mbështetje në rrugën që ata kanë nisur. Znj. Bufi falenderoi dhe trajnierin e ekipit z. Eldison Kapo i cili na ka përfaqësuar më së miri në disa konkurse. Një moment i vaçntë ishte dhe dhurimi topit të firmosur nga i gjithë ekipi, nga më i vogli i grupit për Kryetaren e bashkisë.[lsvr_gallery images=”5542,5543,5544,5545,5546,5547,5548,5549″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime për komunitetit

Gjithmonë pranë komunitetit për nevojat që ata kanë.
Tashmë jemi në Jagodinë, duke punuar për kanalizimet e ujrave të bardha, punë e cila do të pasohet me ndërtimin e lulishtes dhe rikonstruksionin e rrugës.
Sot urbanizimi është më pranë se kurrë.
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5505,5506,5507,5508,5509,5510″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rikonstruksioni i rrugës së Kurjanit

Drejt përfundimit rruga e Kurjanit. Këtij investimi kaq të domosdoshëm, i kthyer në një problem shumëvjeçar për banorët e kësaj zonë dhe jo vetëm , i’u dha zgjidhje përfundimtare.
 Këto ditë është duke u punuar  për hedhjen e shtresës përfundimtare.
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5461,5462,5463,5464,5465,5466″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Qendra Vidhisht

Në bashkinë Roskovec nuk ka asnjë ditë që nuk punohet.👷
Sot jemi në Vidhisht, njësia administrative Kuman.
Në kaq pak kohë, kaq shumë ndryshime.✔️ Akoma ka shumë punë për t’u bërë , por nuk do të ndalemi asnjë ditë për të arritur objektivin final.
#Qendra_Vidhisht
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5470,5471,5472,5473,5474,5475″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook