Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

KRYETARJA E BASHKISË INSPEKTON PUNIMET NË UNAZË

Sot kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI inspektoi punimet që po bëhen në unazën e qytetit. Ritmet e punës janë të larta e kjo duket edhe nga pamjet që shoqërojnë këtë lajm. Është hedhur shtresa e parë e betonit në njërin krah të trotuarit në segmentin nga rrethrrotullimi në hyrje të qytetit deri ku bashkohet me rrugën e Kurjanit. Nga ana tjetër punohet për sistemin e kanalizimeve dhe pusetave. Ndërsa hiqen dherat e rrugës dhe punohet për nivelimin e saj. Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda interesohet në detaje për zbatimin korrekt të projektit. Firma ndërtuese “Boshnjaku B” kujdeset jo vetëm për grafikun e punimeve por edhe për cilësinë e tyre.
Ja pamjet e fotoreportazhit të sotëm.
[lsvr_gallery images=”1994,1995,1996,1997,1998,1999,2000,2001,2002,2003,2004,2005,2006″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SOT NË UNAZËN E QYTETIT

Nga dita në ditë ritmet e punës për ndërtimin e unazës së qytetit po rriten. Edhe sot po punohej me shumë forca në heqjen e dherave, sistemimin e rrjetit të kanaleve dhe në trotuare. Firma “Boshnjaku B“ që ka marrë përsipër këtë projekt, synon mbarimin e këtij segmenti në një kohë rekord.
Ja disa pamje nga dita e sotme.
[lsvr_gallery images=”1977,1978,1979,1980,1981,1982,1983,1984,1985,1986,1987,1988,1989,1990,1991″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FILLOI DHE NDËRTIMI I RROTONDOS

Në hyrje të qytetit të Roskovecit nga drejtimi i Kumanit filloi dhe ndërtimi i rrotondos si pjesë e projektit për rregullimin dhe sistemimin e hyrjes së kryesore. Kjo rrotondo do të shërbejë si pikëlidhje në kryqëzim të rrugës hyrëse, të rrugës së Marinëzës dhe asaj të unazës.
Në fillimin e punimeve ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI.
[lsvr_gallery images=”1963,1964,1965,1966,1967,1968,1969,1970,1971,1972,1973,1974″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]