Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: December 2021

“Njeriu i Vitit 2021”

“Njeriu i Vitit 2021” kulmoi me një aktivitet emocionues dhe argëtues për të katërtin vit të organizimit të tij🔛jo vetëm për të identifikuar profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme, por edhe si një traditë kulturore që i shërbën shoqërisë dhe gjithë komunitetit.
🔊Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Prefekti i Qarkut Fier z.Lefter Shehaj, Drejtuesi politik i Qarkut Fier z.Taulant Balla, Përfaqësues të UNDP-së, Drejtor i Agjencisë për mbështetjen e vetqeverisjes Vendore z.Saimir Plaku, Drejtuesja e Shoqatës për Autonomi Vendore znj.Adelina Farrici, Drejtori i programit HAP, z.Besim Nuri, përfaqësues të institucioneve Vendore, qytetarë dhe dashamirës.
🎼Nën shoqërimin e muzikës dhe recitimet nga aktorët Astrit Hasani, Ina Nallbani dhe nga performuesja më e vogël , fituesja e konkursit të fjalës artistike Eraisa Isufaj.
✅U zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për 10 profesionistët më të spikatur të Bashkisë të cilët dolën fitues nga votimi i komunitetit.
🔊Një moment i veçantë dhe emocionues në aktivitet ishte vlerësimi me titullin “Qytetare nderi “ i aktores së njohur me origjinë Roskovecare znj.Xhuljeta Kulla.
🤗Njerëzit e punës janë vlera më e madhe e një komuniteti, “Njeriu I Vitit 2021”

Mbyllja e fushatës së aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.

Në ditën Ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut dhe në përmbyllje të fushatës së 🎗️#aktivizmit kundër dhunës ndaj grave🎗️,
🇪🇺Njësia e Integrimit Evropian Roskovec🎗️, Zyra Vendore Arsimore, Nxënës shkollash dhe lehtësuesi i programit ROMACTED II,➡️ zhvilluan një aktivitetin “Portretizo dashurinë dhe jo dhunën”.🧡
🔊Dhuna ndaj grave është një nga shkeljet më të turpshmë të të drejtave të njeriut dhe të gjithë së bashku “T’i themi jo dhunës ndaj tyre , TANI “
✅Aktiviteti i pasuruar me ngjyra dhe mesazhe të fuqishme, më shumë se gjithcka përcillte dëshirën e madhe të të rinjve për një shoqëri që nuk toleron asnjë lloj forme të dhunës dhe cënimit të të drejtave të njeriut.

Dita Kombëtare e Rinisë

Në ditën kombëtare të Rinisë synojmë të rrisim vëmendjen dhe përfshirjen e të rinjve në vendimarrje dhe jetën sociale.
✅Në këtë kuadër zhvilluam një takim me senatore të shkollës “Adem Vrapi” Zëvendëskryetarin e bashkisë Roskovec dhe Drejtoreshën e Qendrës Epoka e Re, Fier➡️ Duke përcjell jo vetëm mesazhe urimi por edhe angazhimin tonë për të bërē më të mirën.

Vetëdeklarimi i adresës së banimit të lehtëson aksesin në të gjitha Shërbimet Publike

Vetëdeklarimi i adresës së banimit të lehtëson aksesin në të gjitha Shërbimet Publike. Apliko Tani!
Hyr në e-Albania ose
Drejtohu në sportelet e Gjendjes Civile
#adresa
#vetedeklarimi #e-albania #adresari #sherbime #gjendjacivile #adresari #regjistrim #shtetishqiptar #ministriaebrendshme #qytetar