78-vjetori i formimit të batalionit partizan “Tefik Lapani”

Dje në fshatin Suk-1 u përkujtua 78-vjetori i formimit të batalionit partizan “Tefik Lapani”.
🙏Me këtë rast pranë lapidarit që i kushtohet kësaj ngjarjeje u zhvillua një ceremoni përkujtimore, në nderim të veprës dhe sakrificës së tyre .🙏🇦🇱
Të pranishëm organizatore të ceremonisë Kryetar i Organizatës së Veteraneveve të rrethit Fier, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të Këshillit zonal Bashkia Roskovec, veterane dhe pasardhës veteranesh dhe familjare dëshmorësh,💐 vendosën kurora me lule pranë lapidarit dhe theksuan se ngjarje të tilla do të jenë në qendër të historisë dhe do të përkujtohen gjithmonë me nderimet e merituara.

Takim me përfaqësuesit e GIZ-it

U zhvillua ditën e sotme një takim në Bashki
me përfaqësuesit e GIZ-it ,
mbi zbatimin e Planit të Integruar të mbetjeve Urbane si dhe projektin për ngritjen e Stacionit të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve bimore .
🤝Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin dhe detyrimet e secilës palë për zbatimin e këtij plani.

Dëgjese publike

Ditën e Premte , në ambientet e sallës së Këshillit bashkiak, U zhvillua dëgjesa publike me temë :
“Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak për vitin 2020, Nr.88 datë 02.12.2020, “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021””
➡️Me pjesëmarrjen e banorëve të komunitetit, grupe të interesit dhe subjektet të cilët që ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik në juridiksionin e Bashkisë Roskovec.

Takim sensibilizues midis DVP Fier dhe MKR në bashkinë Roskovec

Ditën e djeshme u organizua një takim sensibilizues nga DVP Fier me pjesëmarrjen e anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), në bashkinë Roskovec.
👉Në takim morën pjesë Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje në DVP Fier, Koordiatorja Vendore, bashkia Roskovec , Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ), zëdhënësja e DVP Fier, punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve(NjMF), Koordinatorja lokale për komunitetin Rom dhe përfaqësues të institucioneve si: Policia Bashkiake, Zyra Rajonale Arsimore, Shërbimi Social Vendor dhe Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor.
🙏Në fokus të këtij takimi ishte sensibilizimi mbi parandalimin i dhunës në familje, denoncimin e dhunës në familje, trajtimi me përparësi dhe profesionalizëm i rasteve të dhunës në familje, bashkëpunim sa më afikas me të gjithë anëtarët e MKR, me qëllim ofrim të ndihmës së nevojshme viktimave të dhunës në familje duke u kushtuar vëmëndje të veçantë grave, vajzave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Mbledhje me institucionet arsimore

Viti i ri arsimor po afron👩‍🏫
➡️Në një takim me Drejtoreshën e ZVA-së dhe drejtuesit e shkollave në juridiksionin e bashkisë Roskovec , Zv.Kryetari i bashkisë z.Maksim Goga vuri theksin tek përgatitja e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave , në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin.
hacklink al hack forum crack forum php shell indir siber güvenlik blog deneme bonusudeneme bonusukörkütük aşık etme duasıücretsiz yıldıznamebursa kamera sistemlerismm panelbuca escortbuca escortizmir escortantalya escortdenizli escortankara escortyabancı dizi izle