Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: July 25, 2019

Festa e 24-korrikut

Një mbremje madhështore ditën e djeshme. 😃
Çdo vit një format ndryshe për të festuar “24 Korriku-n”.
Të gjithë banorët u bashkuan për të festuar këtë traditë të bashkisë sonë.
Ishte menduar për çdo detaj: muzika , zbukurimet, spektakli festiv.
Festa filloi me finalen e madhe të kampionatit të kupës “24 Korriku”.
Një ndeshje e cila dhuroi emocione të forta tek të gjithë spotdashësit e pranishëm gjatë ndeshjes.
Edhe këtë vit kupën “24 Korriku” e fitoi ekipi i Roskovecit, një fitore e vështirë pasi ekipi i Kumanit luajti me profesionalizëm dhe korrektësi.
Ndeshja shkoi me penallti dhe doli me rezultatin 5-4.⚽️⚽️
Ishte Zv. Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, i cili i dorëzoi kupën kampionëve 🏆🏆dhe shpërndau çertifikata mirënjohje futbollistëve për seriozitetin e treguar gjatë gjithë kampionatit.
Mbrëmja vijoi me një koncert nga fëmijët e talentuar të bashkisë Roskovec, të cilët asnjëherë nuk i mungojnë skenës për t’i dhuruar qytetarëve emocione me performancat e tyre.
Dhe eventi i shumëpritur “Miss Roskoveci 2019”. 👑👑👑
Spektakli vjen për herë të dytë në qytetin e Roskovecit, tashmë për të rinjtë, me iniciativën e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi dhe produksion të agjensisë së spektakleve “Albania Event Production” me producente Albana Çakshiri.
20 konkurente nga mosha 15- 25 vjeçe kanë performuar jo vetëm bukurinë trupore të tyre por janë treguar edhe aktore të vërteta në skenën garuese për prezantimin e bukurisë me inteligjencën e tyre.
Ky event u ndërthur me koncertin që dhuruan këngëtarët:
Silva Gunbardhi, Petrit Lulo, Entela Agaci, Vani TPN dhe Erioli.
Juria e përbërë nga shtatë anëtarë, kryesuar nga Deputeti z. Anduel Xhindi, me një vendim unanim shpallen fituese të titullit “Miss Roskoveci 2019”, Paola Dosti👑
S’ka fjalë që mund të përshkruajnë atmosferën e ditës së djeshme. Fotot flasin vetë😃
Ta gëzojmë ndër vite këtë festë !
Ta kujtojmë brez pas brezi historinë tonë !
 [lsvr_gallery images=”10329,10328,10326,10325,10324″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10329,10328,10326,10325,10324″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10329,10328,10326,10325,10324″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook