Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: July 8, 2019

Rikonstruksioni i plotë i shkollës “ Adem Vrapi”

Mirëmbrema miq,
Me lajmin e mirë se ka filluar rikonstruksioni i plotë i shkollës “ Adem Vrapi”, ju urojmë një javë të mbarë. 😊
Ky projekt synon rehabilitimit e plotë të shkollës dhe ndërtimin e ambienteve sportive të hapura dhe të mbyllura .
Investimi do të krijojë ambiente bashkëkohore për një proçes arsimor sa më të mirë të nxënësve dhe përmirësimin e kushteve të punës të mësuesve, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollë me standarde bashkëkohore.👏
Palestra do të plotësojë të gjitha standardet, duke bërë në këtë mënyrë që edhe një tjetër shkollë në Roskovec të jetë model për sa i përket infrastrukturës.
Ky projekt financohet nga Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajonit.
#përmirësiminfrastrukturësarsimore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”10156″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla verore

Ditën e sotme filloi cikli i parë i shkollës verore me të rinjtë e të rejat e Bashkisë Roskovec. 👫👬👭
Gjatë gjithë ciklit të rinjtë do të përfshihen në të ndryshme të tilla, si: lojëra dinamike, sfida, argëtuese, dinamika grupi etj.
➡️Është viti i dytë që Bashkia Roskovec organizon shkollën verore me qellim nxitjen e të rinjëve në jetën sociale por dhe për t’ju ofruar një mundësi më shumë për të kaluar një kohë cilësore dhe efektive.
➡️Po ashtu këta të rinjtë ushqehen me frymën e vullnetarizmit për të mos reshtur asnjëherë për të kryer punë në shërbim të komunitetit ku jetojmë.
#RiniaAktive
#RoskoveciJetON
#ShkollaVerore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”10137,10138,10139,10140,10141,10142,10143″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook