Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: July 22, 2019

Takim me komunitetin Rom në lagjen e Liqenit të Kurjanit

Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi në takim me banorët e komunitetit Rom, të cilët jetojnë në zonën pranë Liqenit të Kurjanit.
Në takim ishte i pranishëm dhe konsulenti i Romaced, z. Sead Kazanxhiu, i cili bashkëpunon ngushtësisht me Bashkinë Roskovec për ti dhënë zgjidhje problematikave që komuniteti ka.
Kryebashkiakia zj. Bufi nuk i ka ndalur asnjëherë takimet me qytetarët.
Qellimi i këtij takimi ishte njohja më nga afër e problemeve të përditshme të këtij komuniteti.
Zj. Bufi menjëherë pasi u njoh me problematikat, i siguroi për zgjidhjen e tyre.
Gjithashtu në takim u prezantuan dhe familjet përfituese të komunitetit Rom nga programi për rehabilitimin e banesave të familjeve në nevojë, program,i cili financohet nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec.
#TransparencëLlogaridhënie
#PromovimiQeverisjessëMirë
#Romacted
#BashkiaRoskovec

Facebook
Facebook