Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: July 28, 2017

Rikualifikim Urban

Rikualifikimi Urban ka dhënë rezultatet e veta në shumë fshatra të bashkisë tonë. Nga ky projekt kanë filluar të ndihen ndryshimet dhe në fshatin Suk 2, Njësia Administrative Strum.
Punohet çdo ditë për projektin zhvillimor të qendrës Suk 2.
Rezultati i pritshëm: një ambient bashkëkohorë me të gjitha parametrat urban.
[lsvr_gallery images=”5724,5725,5726,5727,5728,5729″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Thuaji ndal dhunës!

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua trajnimi i Ekipit Multidisiplinar të Mekanizmit të Koordinuar dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje, me mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), financim të Qeverisë Suedeze. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Aurela Bozo eksperte e UNDP-së kundër dhunës ndaj gruas, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, koordinatorja vendore kundër dhunës në familje në bashkinë Roskovec znj.Elfrida Goga, përfaqësues të qendrës Selam, përfaqësues nga Drejtoria Arsimore Fier, përfaqësues nga gjykata, policia, njësitë administrative dhe përfaqësues nga komuniteti. Gjatë këtij takimi anëtarët e ekipit teknik diskutuan mbi ecurinë e këtij mekanizmi dhe konkretisht për dy rastet e dhunës të cilat u identifikuan.
Nëse ndiheni të dhunuar drejtohuni pranë Reagimit të Koordinuar të Komunitetit në Bashkinë Roskovec.

[lsvr_gallery images=”5717,5718,5719,5720,5721″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook