Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: July 7, 2017

Pro barazisë gjinore, kundër dhunës në familje

Është ngritur dhe funksionon pranë bashkisë Roskovec, Reagimi i Koordinuar i Komunitetit me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim, PNUD.
Në kuadër të këtij projekti u zhvillua dhe takimi i sotëm me temën “Pro barazisë gjinore, kundër dhunës në familje”. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Aurela Bozo eksperte e UNDP-së kundër dhunës ndaj gruas, N/ Kryetarja e bashkisë znj. Hava Begaj, koordinatorja e këtij mekanizmi pranë bashkisë znj. Elfrida Goga dhe gra nga komuniteti të cilat patën një bashkëbisedim të ndërsjelltë me eksperten në lidhje me strukturën dhe mënyrën se si do të funksionoj ky projekt. Qellimi i këtyre takimeve është sensibilizimi i qytetarëve se dhuna në marrdhëniet familjare nuk është një çështje private që i përket vetëm familjes, ajo është një çështje që i përket të gjithë shoqërisë.
Qytetarë denonconi rastet e dhunës në familje!
#Thuaji_Ndal_Dhunës

[lsvr_gallery images=”5570,5571,5572,5573,5574″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndeshje Veteranësh

Ndeshje veteranësh???
Po po
Në 23 Korrik, ditën e festës së madhe do të organizohet ndeshja midis veteranëve të bashkisë Roskovec, ora 17: 00, tek fusha e sportit Roskovec.
Dhe jo vetëm kaq…
Për më shumë ju ftojmë të bëheni pjesë. Momente të bukura dhe të veçanta na presin.
[lsvr_gallery images=”5556,5557,5558″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook