Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: January 12, 2017

PRITJE ME POPULLIN

Si çdo ditë të enjte edhe sot u zhvillua takimi me komunitetin në ambientet e Bashkisë Roskovec. Pritja e rradhës u bë nga vetë Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda BUFI e cila j’u dha sqarime dhe përgjigje shqetësimeve dhe pyetjeve që qytetarët kishin. Jo vetëm ditën e caktuar për pritje populli por edhe çdo ditë tjetër Kryetarja është pranë qytetarëve për çdo gjë që ata kanë nevojë.
[lsvr_gallery images=”4058,4059,4060,4061,4062″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

HAPJA E RRUGEVE TE BLLOKUARA NGA BORA

Bashkia Roskovec ka filluar aksionin për pastrimin dhe hapjen e rrugëve të bllokuara pas borës që mbuloj gjithë zonën. Punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit, që në orët e para të mëngjesit, filluan me gërryerjen me skrep dhe hedhjen e kripës me qëllim eleminimin sa më shpejt të pranisë së akullit në rrugë. Pas këtyre masave të marra, situata po shkon drejt përmirësimit. Të gjitha instancat e Bashkisë do të jenë në gatishmëri për çdo rast urgjence.
Pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë.
[lsvr_gallery images=”4051,4052,4053,4054,4055″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vlersimi i Situatës së Qeverisjes Vendore

Ditën e djeshme, më datë 11 Janar 2017, në ambientet e Bashkisë Roskovec dhe të Pallatit të Kulturës u zhvilluan nga Instituti i Kërkimeve Urbane (IKU) takime mbi “Vlersimin e Situatës së Qeverisjes Vendore”. Proçesi u nda në dy faza: intervistë e strukturuar dhe takime me grupe të fokusuar. Qellimi i proçesit ishte vlersimi i drejtuesve të qeverisjes vendore. Në këto takime morën pjesë përfaqësues nga çdo drejtori dhe specialist të çdo fushe për të qënë sa më transparent.
[lsvr_gallery images=”4044,4045,4046,4047,4048″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook