Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Investime në Infrastrukturën rrugore

Me shumë punë intensive nga punëtorët e Bashkisë po arrihet të bëhet i dukshëm ndryshimi në segmentin rrugor në Kuman. 👏👏
Rilindja Urbane po jep frytet e saj në këtë zonë.
#Transformim_i_dukshëm
#Infrastrukturë_me_standarte_urbane
[lsvr_gallery images=”8259,8260,8261,8262″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Fillon Java Olimpike

Mirëmëngjes 😀
Dita e sotme fillon me një event të organizuar nga shkolla “Alush Grepcka”, në kuadër të Javës Olimpike, ku nxënësit performuan me veshje sportive, demostrime sportive dhe artistike. Ky event u ndoq me interes të madh nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, e cila gjatë fjalës së saj përshëndeti këtë organizim dhe u shpreh se : “ Ashtu si trupi dhe truri ka nevojë për ushqim, ashtu dhe shpirti ka nevojë për edukim”. Kryebashkiakia znj. Bufi demostroi ndezjen e pishtarit si simbol i lojrave olimpike i ardhur që nga lashtesia deri në ditët tona, duke përcjellë mesazhe se sporti edukon shpirtin e një konkurence pozitive, është gjithëpërfshirës, praktik dhe përveç zhvillimit fizik dhe mendor të njeriut, e mban atë larg veseve, duke edukuar tek të gjithë ne, ndjenjën e shijes së garës.
#JavaOlimpike
[lsvr_gallery images=”8271,8272,8273,8274,8275,8276,8277,8278,8279,8280″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i shkollave

Me vendimin e fundit të Qeverisë , do te fillojnë investimet në dy shkolla shumë të rëndësishme :
“Alush Grepcka “ – terrene sportive
“Ajet Toska “ -rikonstruksion i plotë dhe terrene sportive ☑️
#Jovetëmrrugë#
#EdukimiIBrezave##InvestimiPërTëArdhmen#
32946178_2014319252220389_8010541197372162048_o

Infrastruktura rrugore

Mëngjesi fillon me punë në Bashkinë Roskovec 😊
Ka filluar shtrimi me rërë bituminoze në rrugën “Elmaz Pelo”, për tu pasuar me shtrimin me asfalt në të gjithë gjatësinë e saj.
[lsvr_gallery images=”8295,8296,8297,8298,8299″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstrukisoni i Qendrave Shëndetësore

Ndryshim i dukshëm në tre Qendrat Shëndetësore : Roskovec, Kurjan, Strum. ✔
Tashmë banorët e Bashkisë Roskovec do të marrin shërbime shëndetësore me një përmirësim të dukshëm.
Së shpejti do të kemi një standart të ri nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës por dhe rritjes së kapaciteteve të stafit të qendrave shëndetësore.
[lsvr_gallery images=”8286,8287,8288,8289,8290,8291,8292″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Aktivitete informuese

Vazhdojnë takimet informuese në kuadër të projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Bashkinë Roskovec dhe zonat rurale në këtë bashki”.
Takimi i rradhës u organizua në shkollën “7 Dëshmorët”, Strum.
[lsvr_gallery images=”8110,8111,8112,8113,8114,8115″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Të njohim problematikat më nga afër

Dita fillon me pasqyrimin e një takimi pune.
Drejtorat e shkollave të Bashkisë Roskovec, të mbledhur në një tryezë të rrumbullakët, për të diskutuar rreth problematikave që ata hasin në praktikën e përditshme të punës.
Të njohim nga afër problematikat, nevojat, për të qënë më efiçent në zgjidhjen e tyre.
[lsvr_gallery images=”8124,8125,8126,8127,8128″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Forumi Ndërkombëtarë i Kryetarëve të bashkive

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit znj. Majlinda Bufi gjatë konferencës “Forumi Ndërkombëtarë i Kryetarëve të bashkive”, konferencë e cila po zhvillohet në Malawe të Afrikës.
Të pranishëm në këtë konferencë janë Kryetarë të bashkive nga e gjithë bota.
Në fjalën e saj gjatë konferencës, Kryebashkiakia znj. Bufi ka folur për arritjet dhe sfidat e bashkisë për të ecur në rrugën e zhvillimit ekonomiko-social.👏👏
Kjo konferencë mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP.
#Përfaqësim_i_denjë_i_vendit_tonë
[lsvr_gallery images=”8118,8119,8120,8121″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime të reja

Mirëmëngjes
Ditë e re, punë të reja.
E nisim ditën sot në rrugën e Kumanit, ku filloi ndërtimi i trotuarëve në pjesën vijuese të segmentit rrugor.
Për një standard dhe investime të qëndrueshme.✔
[lsvr_gallery images=”8131,8132,8133,8134,8135″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbrojtje e satcionit të pompimit në Jagodinë

Vazhdon puna për mbrojtjen e stacionit të pompimit të Jagodinës, nga vërshimet e lumit Seman.
Ky stacion do të mundësojë mbulimin me vaditje në të gjithë sipërfaqen e kësaj zone, duke rritur njëkohësisht cilësinë dhe sasinë e prodhimit jo vetëm në sera.
Zgjidhje përfundimtare, për një problem emergjent.
[lsvr_gallery images=”8034,8035,8036,8037,8038,8039″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook