Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Vijon puna nga Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit

Aktualisht, në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec, vazhdon puna për ofrimin e shërbimeve publike prej Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit.
📌Në Njësinë Administrative Strum, përkatësisht ne fshatin Suk 1, pranë lapidarit të ngritur në përkujtim dhe nderim të batalionit partizan “Tofik Lapani”, ka përfunduar sistemi i lulishtes, si dhe pastrimi total i ambienteve përreth tij.
📌Ndërkohë, në fshatin Arapaj, ka nisur mbushja dhe sistemimi i pjesës anësore të trotuarit.
Për Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit puna do të vazhdoj me po të njejtat ritme pavarësisht temperaturave të larta të stinës, duke garantuar një shërbim cilësor për çdo banorë të komunitetit.
#NdërmarrjaePastrimGjelbërimit
#Shërbimepublikedhepunëcilësore
#Punavazhdon
[lsvr_gallery images=”10814,10815,10816,10817″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Forcat zjarrëfikëse ndërhyjnë në shuarjen e zjarrit në Kuman

Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët, ditën e sotme, në fshatin Kuman.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur të lënduar dhe raportohet se nuk rrezikohen banesa.
Ndërkohë forcat zjarrëfikëse 🚒🚒të Bashkisë Roskovec kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve të zjarrit .
Një falenderim sot për djemtë zjarrfikës të bashkisë, të cilët po punojnë me përkushtim të madh duke vënë në kontroll flakët e zjarrit për të minimizuar dëmet.🙏🙏🙏[lsvr_gallery images=”10560,10561,10562,10563″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Gusht.

Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, zhvilloi mbledhjen Këshilli Bashkiak i ri i Bashkisë Roskovec. Në këtë mbledhje të muajit Gusht u diskutuan dhe miratuan vendimet e më poshtme:
1. Miratimi i mandateve të anëtarëve të Këshillit Bashkiak Roskovec.
2. Krijimi i Komisioneve të Përhershëm të Këshillit
3. Miratimi i fondit të pagesës së personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës për përiudhën 1- 31 Gusht 2019.
4. Propozim për dhënien e ndihmave ekonomike për periudhën 1-31 Gusht 2019.
5. Dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Korrik 2019.
Qytetarë, informohuni për mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
#MbledhjeKëshillitBashkiak[lsvr_gallery images=”10506,10507,10508,10509,10510,10511″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i fasadave

📌Kryetarja e Bashkisë ka inspektuar punimet që janë duke vazhduar për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në qendër të Roskovecit.
📌Ky është një investim që ndryshon njëherë e përgjithmonë jo vetëm pamjen e kësaj zone .
📌Kryebashkiakia zj. Bufi është shprehur : “E gjithë kjo zonë është projektuar të rikualifikohet duke krijuar një ambient ndryshe , me parametra urbanë dhe shlodhës për qytetarët e kësaj zone[lsvr_gallery images=”10498,10499,10500,10501,10502″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Youth in ActiON

Youth in ActiON 🇪🇺🇦🇱🇪🇺🇦🇱
Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë Roskovec, Belsh dhe Elbasan zhvilluan në datat 13-14 Gusht një tur dy ditor në këto tre Njësi të Qeverisjes Vendore me një grup të rinj dhe të rejash gjimnazistë👫👭👬 nga secili qytet i sipër përmendur.
Aktivitetet filluan nga qyteti i Belshit dhe Elbasanit, për të përfunduar ditën e sotme në qytetin e Roskovecit, ku rreth 30 të rinj dhe të reja, të udhëhequr nga Koordinatorët e BE të këtyre bashkive, të cilat përfshinë:
📌Dëgjesa me kryetarët e bashkive të secilës bashki të përfshirë në këtë nisëm, në lidhje me plotësimin e kërkesave të të rinjve për standarte evropiane të cilësisë së jetës, mjedisit, shkollimit, shërbimeve publike dhe rekreacionit.
📌Mundësitë që Bashkimi Evropian ka për të rinjtë
📌Nxitja e të rinjëve drejt vullnetarizmit dhe nxitja e lidershipit.
Të rinjtë patën një bashkëbisedim interaktiv me Kryetarët e bashkive Roskovec dhe Elbasan, zj. Majlinda Bufi dhe z.Gledian Llatja.
Ky tur u konceptua në formën e një udhëtimi eksperiencash dhe ndarje shqetësimesh me autoritetet vendore për një Shqipëri evropiane. Itineraret e këtyre të rinjve të përzgjedhur, në këtë tur që zgjati dy ditë, përfshin njohje realitetesh të përbashkëta, të vlerave kulturore dhe traditat e qyteteve, njohja e praktikave më të mira në nivel bashkiak të shqetësimeve të të rinjve, në njësi të tjera të qeverisjes vendore përvec qytetit ku ata banojnë, si dhe njohja me realitete dhe destinacione të tjera.
Ky tur, ishte një rast shumë i mirë për të gjithë këta të rinj për t’u socializuar me të tjerë të rinj dhe të reja në disa qytete, dhe për të diskutuar me ta edhe në momente rekreacioni, ide dhe mendime për një Shqipëri evropiane 🇪🇺🇪🇺🇪🇺që zhvillimin e pret pikërisht nga gjenerata e re.
Ky aktivitetet u realizua në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të përfshira në këtë nismë dhe mbështetjen e plotë të projektit “Bashkitë për në Evropë”.
[lsvr_gallery images=”10485,10486,10487,10488,10489,10490,10491,10492″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vizitë e vecantë pranë Qendrës Social Komunitare

Ditën e sotme kishim një vizitë të veçantë pranë Qendres Social Komunitare nga vajzat nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë pjesë e programit GOLD (Guiding Opportunities linked with development).
Qellimi i këtij takimi ishte informimi i të rinjëve, kryesisht vajzave rreth programeve edukuese dhe mundësive për vetë-zhvillim dhe shkëmbime ndërkombëtare me organizatat e Scout/Guide simotra në Evropë dhe më gjërë.
Kjo është vizita e dytë e ekipit të GOLD në Roskovec, të shoqëruar edhe nga Komisionerja Ndërkombëtare e Vajzave Udhëheqëse të Shqiperisë zj. Lusiana Mailaj, për të mbështetur krijimin dhe fuqizimin e një grupi vajzash scout /udhëheqëse në Roskovec në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe vullnetaren e Korpusit të Paqes zj. Cheyenne Tardie.
Vajzat Udhëheqëse të Shqipërisë është një organizatë e dedikuar për zhvillimin e vajza në Shqipëri për potencialin e tyre të plotë si liderët dhe qytetarët aktivë.
[lsvr_gallery images=”10477,10478,10479,10480,10481″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura arsimore prioritet

Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi dhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Roskovec zj. Brikena Hajdini kanë inspektuar vazhdimin e punimeve në shkollën “ Zylyftar Veleshnja”, Velmish dhe ” Ajet Toska” Suk 2.
🔛Rikonstruksioni i plotë i këtyre shkollave dhe ndërtimi i ambienteve sportive janë ndër projektet më të rëndësishme në infrastrukturën arsimore që po zhvillohen në Bashkinë e Roskovecit.
Këto investime padyshim do të përmirësojnë cilësinë e arsimit.👏[lsvr_gallery images=”10470,10471,10472,10473,10474″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Një mundësi e mirë për të ndërtuar të ardhmen

📌Një mundësi e mirë për të gjithë👏👏
#investopërtëardhmentënde
#Ndryshotëardhmentënde
PO KËRKON TË NDËRTOSH TË ARDHMEN PROFESIONALE PËRMES PUNËSIMIT APO VETË-PUNËSIMIT?

Nëse je një:
1. Migrant i kthyer ose person në veshtirësi social-ekonomike;
2. I papunë;
3. 18 deri 40 vjec;
4.I motivuar për të ndryshuar të ardhmen;
5. Me njohuri në shkrim dhe lexim.
Tashmë zgjidhja vjen përmes Programit “Këshillimi drejt Punësimit” C4E të zbatuar nga Swisscontact dhe Organizata IRCA financuar nga Qeveria Gjermane përmes GIZ. Swisscontact është një organizatë Zvicerane prezente në shqipëri që në 1994 përmes programeve të formimit profesional dhe punësimit për të rinjtë. Kjo metodë po zhvillohet që prej vitit 2010 dhe afro 4000 të rinj kanë përfituar nga shërbimet dhe nxitja e punësimit. Përmes bashkëpunimit me organizatën IRCA programi synon ndryshimin e jetesës së përsonave të kthyer nga migracioni apo atyre në vështirësi. Ky program siguron 60% sukses në punësueshmërinë e përsonave të përfshirë.
Programi kalon nëpër elementët e mëposhtëm:
1. Eksplorim idesh, dëshirash dhe nevojash;
2. Eksplorim tregu dhe profesionesh;
3. Analizë e profesioneve;
4. Ndërtimi i një plani zhvillimi;
5. Kurse dhe praktikë profesionale;
6. Plane biznesi;
7. Lehtësim në punësim apo vetë-punësim.
.. Progami ju ndihmon të arrini:
1. Zhvillim personal;
2. Zhvillim profesional;
3. Punësim dhe vetë-punësim të qendrueshëm;
Të interesuarit të kontaktojnë në:
Cel: 0694882119
Email: marjusveizi.irca@gmail.com
ose ne mesazh ne facebook
Facebook
Facebook