Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2018

Kinemaja Evropiane në Roskovec

Më shumë rreth mbremjes së djeshme.
Kinemaja Evropiane erdhi në Roskovec. 🇪🇺🇪🇺🇪🇺
Një film spanjoll, tragjiko-komik “Një histori Kineze”.
Ky event u organizua nga Europe House në bashkëpunim me Ambasadën Spanjolle në Shqipëri dhe Bashkinë Roskovec.[lsvr_gallery images=”9581,9582,9583,9584,9585,9586,9587,9588,9589,9590,9591″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me komunitetin

Takimet me komunitetin janë praktikë e përhershme e punës sonë.👏
Ishte Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, i cili takoi dhe sqaroi qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Takimet ballë-për-ballë me komunitetin janë kthyer tashmë një një traditë në Roskovec. ✅
#Transparencëndajkomunitetit[lsvr_gallery images=”9570,9571,9572,9573,9574,9575,9576,9577,9578″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës në Luar

Filluam më në fund , në Jagodinë ☑️
Pas shpalljes së firmës fituese, filloi ditën e sotme puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës kryesore në Jagodinë.
Shumë shpejt do të shohim transformimin e saj nga një problem madhor, në një zgjidhje përfundimtare për banorë e zonës.
#EGjithëVëmendjaTeJU[lsvr_gallery images=”9562,9563,9564,9565,9566,9567″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Deklaratë për shtyp

Deklaratë për shtyp!
Duke u nisur nga lajmet abuzive të cilat qarkullojnë në portale dhe media sociale, Bashkia Roskovec sqaron se:
Së pari:
Në mënyrë kategorike në asnjë ditë pune dhe asnjë minutë brenda orarit të punës, puntorët e Bashkisë Roskovec nuk kanë punuar dhe nuk punojnë në asnjë shtëpi/ godinë në interes të askujt.
Së dyti:
Bashkia Roskovec është përfituese e projektit “Përmirësimi i kushteve të banimit të komuniteteve të pafavorizuara”, projekt i financuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Përfitues nga ky projekt janë 19 familje të cilat kanë nevojë emergjente për ndërhyrje shumica e të cilave janë të pambrojtura ndaj agjentëve atmosferikë, kanë probleme serioze si pasojë e amortizimit.
Bashkëngjitur lista e plotë e përfituesëve.
Së treti:
Qytetarja zj. Dhurata Lamçe, e bija e z. Ramiz Agaçi, është paraqitur pranë Bashkisë Roskovec, pranë Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, me një kërkesë për të aplikuar për leje ndërtimi për rikonstruksion objekti.
Pasi ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga punonjësit e Bashkisë, zj. Lamçe është në fazen e përgatitjes së dosjes për të aplikuar on-line në sistemin e lejeve të ndërtimit.
Së fundmi:
Thelbi i kësaj deklarate ishte transparenca në vendimmarrjet e këtij procesi.
Bashkia Roskovec i bën sërish thirrje qytetarëve, që të mos bien pre e keqinformimeve apo përdorimit të tyre për interesa të të tjerëve.
Faleminderit![lsvr_gallery images=”9553,9554,9555,9556,9557,9558″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook