Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: October 2018

Happy Halloween Day në Roskovec

Sot Roskoveci nuk ishte njësoj si ditët e tjera. 🎃🎃🎃
Fëmijë të veshur dhe maskuar frikshëm dolën në qytet.
Pavarësisht origjinës së festës së Halloween🎃🎃 ajo është bërë pjesë e traditës festive të shumë vendeve në botë dhe prej vitesh festohet edhe në Shqipëri, tashmë dhe në Roskovec.
Ishte Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, e cila shoqëroi këta të rinjë e të reja për të sjell atmosferën e frikshme në qytet.
Pa dyshim, ky aktivitet ngjalli kuriozitet tek të gjithë njerëzit pasi është e veshur nga një dozë misteri.
Të veshur frikshëm të rinjtë trokitën në shtëpi të ndryshme për të kërkuar ëmbëlsira dhe karamele. 🍬🍭🍬🍭
Çdo festë është një rast për të qenë së bashku, fëmijët, të rinjtë, prindërit, të gjithë.
[lsvr_gallery images=”9526,9527,9528,9529,9530,9531,9532,9533,9534,9535,9536,9537,9538,9539″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i ambientit sportiv në shkollën “Alush Grepcka”

🔛Në shkollën “Alush Grepcka”, Roskovec po punohet për rikonstruksionin e plotë të ambientit të jashtëm sportiv.
Një tjetër ambient model dhe me standard i shtohet Bashkisë Roskovec, në dispozicion të fëmijve dhe të rinjve.✅
#egjithëvëmendjapërju
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”9515,9516,9517,9518,9519,9520,9521″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës në lagjen Metushaj, Suk 1

Vazhdojnë investimet në çdo fshat nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
Është drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës në lagjen Metushaj, Suk 1.
Urbanizimi do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë, duke i kthyer qytetarëve standartin e ri infrastrukturor, qytetar dhe mjedisor që ata meritojnë.
#Rikonstrukision_i_infrastrukturës_rrugore
#Bashkia_Roskovec[lsvr_gallery images=”9543,9544,9545,9546,9547,9548″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kurse anglishte për komunitetin Rom

Të rinjtë e komunitetit Rom dhe Egjiptian kanë filluar kurset falas të anglishtes.
Ky shërbim ofrohet nga Bashkia Roskovec si një nga kërkesat e ardhura nga vetë komuniteti Rom në takimet publike të realizuara me Kryetaren e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Kurset zhvillohen pranë Qendrës Social Komunitare, çdo ditë të martë dhe të enjte.[lsvr_gallery images=”9507,9508,9509,9510,9511,9512″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i rrugës së Gogallarëve

Infrastruktura rrugore është shumë e rëndësishme dhe një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Roskovec. Vazhdohet të punohet intesivisht për rrugët e brendshme të lagjeve. Një punë që nuk është ndalur asnjë ditë dhe do të vazhdojë kështu në të gjithë territorin e Bashkisë.
🔛Jemi duke rehabilituar rrugën në lagjen e Gogallarëve, Ngjeqar.
Punohet në çdo fshat nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec. ✅[lsvr_gallery images=”9491,9492,9493,9494,9495″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me stafin e Bashkisë

Është detyrim ligjor por mbi të gjitha moral të jemi transparent ndaj komunitetit.
Pasqyrimi i takimit të punës i Kryetares së Bashkisë zj. Majlinda Bufi me një pjesë të stafit të Bashkisë. ✅
Tematikat kryesore të këtij takimi të përjavshëm janë detyrat e përfunduar dhe ato detyra dhe përgjegjësi që duhen zbatuar në vazhdim.
#TransparencëdheLlogaridhënie
#egjithëvëmendjapërju
[lsvr_gallery images=”9499,9500,9501,9502,9503,9504″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Llogaridhënia me komunitetin Rom

Në Pallatin e Kulturës, u zhvillua ditën e sotme llogaridhënia ndaj komunitetit Rom dhe Egjyptian.
Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi falenderoi pjesëmarrjen e qytetarëve duke mirëpritur sygjerimet , si dhe iu dha përgjigje pyetjeve të drejtuara nga qytetarët.
Transparenca është elementi kyç i këtyre takimeve.
Ky takim përmbyll dhe ciklin e takimeve të llogaridhënies publike për zbatimin e buxhetit për vitin 2018.
#LlogaridhëniePublike
#Informohu
[lsvr_gallery images=”9178,9179,9180,9181,9182,9183,9184,9185″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Llogaridhënia në Suk 1 dhe Roskovec

Takimet për llogaridhënien publike, ditën e djeshme u zhvilluan në Suk 1 dhe Roskovec.
Qytetarë të interesuar për të kërkuar informacion rreth investimeve që janë realizuar me buxhetin e bashkisë për vitin 2018 dhe investimet që janë planifikuara për tu zhvilluar në të ardhmen.
Nesër kemi takime me komunitetin Rom.
#Egjithëvëmendjapërju
#Llogaridhëniepublike
[lsvr_gallery images=”9202,9203,9204,9205,9206,9207,9208,9209,9210,9211″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Festa e Ullirit në Bashkinë Roskovec

Sot, më datë 26 Tetor 2018, me iniciativën e Kryetares së Bashkisë zj. Majlinda Bufi, Bashkia Roskovec dhe Këndi i BE-së realizuan eventin me tematikë “Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore dhe Produkteve Lokale” në kuadër të “Festës së Ullirit” në ambjentet e Kishës “Shën Kolli”, Kurjan. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i restaurimit të Kishës 700- vjeçare “Shën Kolli”, Kurjan, e cila është një objekt fetar i i rëndësishëm i zonës dhe gjithashtu i historisë së Shqipërisë.
Së bashku me promovimin e këtij vendi të rëndësishëm fetar, kultivimi i bimëve të ullirit si një simbol i jetës dhe i paqes është një tjetër objektiv i këtij aktiviteti. Zona e Kurjanit është e njohur për rritje të bimëve të ullinjve dhe prandaj Bashkia Roskovec me qellim promovimin e ullinjëve si një nga vlerat më të rralla të kësaj zone, organizon për herën e tretë “Festën e Ullirit”,si një ngjarje e rëndësishme lokale dhe është e angazhuar plotësisht për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e vlerave natyrore dhe trashëgimisë kulturore dhe për t’i kthyer këto burime në një burim të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Tiranë z. Stefano Cominelli; Ambasadorja e Sllovenisë në Shqipëri zj. Lea Stančič, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri z. Vicente Canelles, Deputetja e Fier-it zj. Antoneta Dhima, Drejtori i Agjensisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore z. Bekim Murati, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, përfaqësues të projekteve të ndryshme të cilat zbatohen në Bashkinë e Roskovecit.
Festa ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme si :
– Komedia teatrale “Vëllazëri me Interes” nga aktorët e teatrit “Bylis”, Fier;
– Panairi me produktet vendase;
– Ekspozita me aktivitete për Bashkimin Evropian të realizuara nga Këndi i BE- Roskovec;
– Promovimi i produkteve të realizuara nga Projekti “ Sapuni Organik Roskovec” i realizuar me mbështetjen e projektit ReLoAD të finacnuar nga Bashkimi Europian dhe ekspozita fotografike e realizuar nga projektit “Rini- Art- Aktivizëm”;
– Prezantimi i Projektit “ Zhvillimi i Fshatit Luar” në kuadër të Programit 100 Fshatrat;
Aktiviteti u mbyll nën tingujt e zërit melodioz të këngëtares Rovena Dilo.
Ta gezojmë festën e festofshim gjithmonë së bashku![lsvr_gallery images=”9189,9190,9191,9192,9193,9194,9195,9196,9197″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Inagurimi i Qendrës Social Komunitare

Inaguruam ditën e sotme Qëndrën Social Komunitare, bashkëpunim midis Bashkisë Roskovec dhe YouthAct Albania dhe financim të Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA. Një qendër kjo e bërë familjare jo vetëm për të rinjtë e Roskovecit por dhe nga katergori të tjera: të moshuarit, gratë kryefamiljare, gratë sipërmarrëse etj.
Kërkesat dhe nevojat e komunitetit janë në rritje, prandaj Bashkia Roskovec e kishte prioritet ndërtimin e një qendre qëllimi i së cilës është të ndihmojë të rinjtë dhe jo vetëm , të shtojnë horizonte, të shpalosin idetë dhe mendimet e tyre, të përkrahen dhe të argëtohen.
Në këtë event morën pjesë përfaqësues të IADSA, Youth Act dhe përfaqësues nga Konsullata e Italisë në Shqipëri.
Pas prerjes së shiritit të inagurimit nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, të pranishmit vizituan ambientet e qendrës dhe ekspozitën fotografike e cila prezantonte të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga të rinjtë roskovecarë.
Sesioni tjerër vazhdoi me konkursin midis 5 grupeve të rinjëve për idenë më të mirë në biznes, idetë e të cilëve u vlerësuan nga një komision jurie.
Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi prezantoi dhe thirrjen për projekt ide të shpallur nga Bashkia për të gjitha ato gra të cilat drejtojnë një biznes ose që kanë një ide për të hapur një biznes.
Eventi u mbyll me aktivitetet: ekspozitë me piktura nga të rinjtë roskovecare, performacë muzikore dhe interpretime të poezive të shkrimtarëve më të njohur shqipëtar.
Ta gëzojmë Qendrën Social Komunitare së bashku!
[lsvr_gallery images=”9215,9216,9217,9218,9219,9220,9221,9222,9223″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook