Më prano, më kupto, më dua!

“Më prano, më kupto, më duaj”
Kjo ishte motoja e këtij aktiviteti sensibilizues për fëmijët autik, të organizuar nga mësuesja Borana Kuka, në shkollën Alush Grepcka.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtoria e shkollës, përfaqësues nga Bashkia Roskovec , prindër dhe nxënës.
Qëllimi i aktivitetit ishte që të pranohen këta persona në shoqëri sepse dhurata më e madhe për ta është “ndjenja e të qenurit të barabartë”.

“Pjata prej Druri”

“Pjata prej Druri”
Ky ishte aktiviteti hapës për programin “ROMACTED”, program ky i financuar nga Këshilli i Evropës, përfitues i të cilit është edhe Bashkia Roskovec.
Aktiviteti kombinoi elemente të muzikës Rome dhe shfaqje teatrale, të cilat u interpretuan nga aktorë Rom.
Në aktivitet kishim pjesëmarrjen e veçantë të z. Claus Neukirch, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë; z. Alessandro Angius, Delegat i Bashkimit Evropian në Shqipëri; z. Bekim Murati, Drejtor i Drejtorisë së Vetëqeverisjes Vendore, znj. Orsiola Kurti , Menaxhere Projekti ; z. Bledi Taho, Drejtor Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri dhe z. Sead Kazanxhiu, lehtësues i projektit “ROMACTED”.
Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi gjatë fjalës përshëndetëse shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e saj ndaj gjithë komunitetit Rom në Roskovec dhe ritheksoi se ajo do jetë pranë tyre për t’i zbutur problemet që ata hasin gjatë përditshmërisë së tyre.
Promovimi i rëndësisë së fuqizimit të komunitetit Rom me qellim nxitjen e përfshirjes sociale ishte ajo çka ky aktivitet synonte.
Në përfundim të shfaqjes Kryetarja e Bashkisë në shenjë respekti i dhuroi trupës së aktorëve simbolin e qytetit tonë, statujën “Vajza Myzeqare”.

Barazia Gjinore

Youth Act në Bashkëpunim me Bashkinë Roskovec në kuadër të projektit të financuar nga IADSA, organizoi ditën e sotme një takim me gratë e Roskovecit.
Tema e cila mblodhi pranë ambienteve të Qendrës Social Komunitare ishte “ Barazia Gjinore”.
Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Një shoqëri e cila investon në arritjen e barazisë gjinore jo vetëm që çon në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave por edhe në transformimin pozitiv të mënyrës së jetuarit të djemve dhe burrave. Prandaj, në afat të shkurtër, duke e promovuar barazinë për disa grupe të nën-përfaqësuara, të tilla si gratë; në arrijmë ta bëjmë komunitetin dhe shoqërinë më të fortë dhe më të pasur, duke bërë që në afat të gjatë të përfitojnë të gjithë anëtarët/et.

Transparencë ndaj komunitetit

Transparenca dhe llogaridhënia janë dy nga elementët të cilët e kanë renditur Bashkinë Roskovec si një nga bashkitë më të mira në vend.
Transparenca ndaj komunitetit nuk është vetëm një detyrim ligjor por edhe një detyrim moral. Ditën e sotme Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi zhvilloi takim me drejtuesit e drejtorive të Bashkisë. Në këtë takim u diskutuan të gjitha detyrat e caktuara dhe prioritetet e secilës drejtori.

Gëzuar Pashkët!

Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkës: Në këtë ditë të shënuar të besimit katolik lejomëni t’ju uroj gëzuar në çdo familje Tuajën.
Zoti bekoftë çdo familje Tuajën me mirësi, dashuri, shëndet e gëzim.
Gëzuar Pashkët!