Aktivitete informuese

Vazhdojnë takimet informuese në kuadër të projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Bashkinë Roskovec dhe zonat rurale në këtë bashki”.
Takimi i rradhës u organizua në shkollën “7 Dëshmorët”, Strum.

Të njohim problematikat më nga afër

Dita fillon me pasqyrimin e një takimi pune.
Drejtorat e shkollave të Bashkisë Roskovec, të mbledhur në një tryezë të rrumbullakët, për të diskutuar rreth problematikave që ata hasin në praktikën e përditshme të punës.
Të njohim nga afër problematikat, nevojat, për të qënë më efiçent në zgjidhjen e tyre.

Forumi Ndërkombëtarë i Kryetarëve të bashkive

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit znj. Majlinda Bufi gjatë konferencës “Forumi Ndërkombëtarë i Kryetarëve të bashkive”, konferencë e cila po zhvillohet në Malawe të Afrikës.
Të pranishëm në këtë konferencë janë Kryetarë të bashkive nga e gjithë bota.
Në fjalën e saj gjatë konferencës, Kryebashkiakia znj. Bufi ka folur për arritjet dhe sfidat e bashkisë për të ecur në rrugën e zhvillimit ekonomiko-social.👏👏
Kjo konferencë mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP.
#Përfaqësim_i_denjë_i_vendit_tonë

Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit

Takimet mbi temën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në bashkinë Roskovec dhe zonat rurale” vazhdojnë.
Në panelin drejtues të takimit në Njësinë Administrative Kurjan ishin: znj. Aurela Bozo Drejtore Ekzekutive QNL, Drejtori i Gjykatës së Krimeve të Rënda z. Sandër Simoni , znj.Ronada Hoxha Drejtore Ekzekutive, Qendra “Gruaja, Komuniteti, Mjedisi”, stafi i mësuesëve dhe komunitet.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi, edukimi dhe informimi ligjor, konsulencë dhe edukimi ligjor falas, koordinimi ndërmjet aktorëve në nivelin lokal që do të ndihmojë në këtë drejtim.
Ky projekt zbatohet nga qendra “Gruaja,Komuniteti,Mjedisi” në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare dhe mbështetet financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komuniteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe shoqata “Together for Life”.

Dita botërore e Talasemisë

Në çdo 8 maj, përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë. Në këtë ditë, kujtohen të gjithë ata fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, që përballen me këtë sëmundje për shumë vite, kudo nëpër botë.
Të ndihmojmë fëmijët talasemikë të krijojnë dita- ditës shpresën për të jetuar, ishte qellimi i kësaj nisme të ndërmarr nga Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Fier.
Këtij akti human iu bashkuan : Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, staf i Bashkisë dhe qytetarë, të cilët u paraqitën pranë Pallatit të Kulturës Roskovec ku ishte ngritur dhe përgatitur mjedisi për dhurimin e gjakut.
Sot mundëm të shpëtonim jetën e dikujt.
Edhe Ti mundesh. 💪
Jo vetëm sot, çdo ditë ne mundemi!👏
#DitaBotëroreTalasemisë
#BashkiaRoskovec

Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore

Java filloi me inspektimet e punimeve në lagjen “Ish tregu i gjësë”.
Është në vijim puna për rikonstruksionin e plotë të kësaj lagjeje.
Urbanizimi do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë, duke i kthyer qytetarëve standartin e ri infrastrukturor, qytetar dhe mjedisor që ata meritojnë.
#Rikonstrukision_i_infrastrukturës_rrugore
#Bashkia_Roskovec

Dita botërore e Astmës

Informimi publik, një pasuri shoqërore!
Në kudër të ditës botërore të Asmës, këndi i BE- së në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore Roskovec organizuan një takim me karakter sensibilizues. Nxënësit e shkollës”Adem Vrapi” gjatë këtij takimi morën informacionet bazë rreth kësaj sëmundjeje.
Të jesh i informuar është një obligim shoqëror sepse të parandalosh është më e thjesht sesa të kurosh!
Informohu edhe ti!