Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: May 2018

Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore

Java filloi me inspektimet e punimeve në lagjen “Ish tregu i gjësë”.
Është në vijim puna për rikonstruksionin e plotë të kësaj lagjeje.
Urbanizimi do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë, duke i kthyer qytetarëve standartin e ri infrastrukturor, qytetar dhe mjedisor që ata meritojnë.
#Rikonstrukision_i_infrastrukturës_rrugore
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”8075,8076,8077,8078,8079,8080″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita botërore e Astmës

Informimi publik, një pasuri shoqërore!
Në kudër të ditës botërore të Asmës, këndi i BE- së në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore Roskovec organizuan një takim me karakter sensibilizues. Nxënësit e shkollës”Adem Vrapi” gjatë këtij takimi morën informacionet bazë rreth kësaj sëmundjeje.
Të jesh i informuar është një obligim shoqëror sepse të parandalosh është më e thjesht sesa të kurosh!
Informohu edhe ti!
[lsvr_gallery images=”8060,8061,8062,8063,8064,8065″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita e Dëshmorëve

Në një ditë si kjo, ne kujtojmë dhe respektojmë gjakun e dëshmorëve të atdheut. Përulemi të gjithë për aktin sublim të dëshmorëve, për sakrificën dhe vetmohimin e tyre për një Shqipëri të lirë.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me Deputetin e zonës z. Anduel Xhindi, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, veteran, pasardhës të veteranëve, përfaqësues të organizatave të LANÇ, miq dhe qytetarë të shumtë sot në 5 Maj në kujtim të Ditës së Dëshmorëve zhvilluan homazhe dhe vendosën buqeta pranë lapidarëve në Suk 1 dhe Roskovec.
Në fjalën përshëndetëse Kreybashkiakia znj. Bufi transmetoi mesazhin e nderimit për jetën dhe veprën e dëshmorëve, të ruajtjes së vlerave të mëdha që solli akti i tyre heroik, të trashëgimisë në breza të historisë sonë të lavdishme.
Krenarë për këtë vepër që lidhet me ekzistencën e kombit tonë.
T’i kujtojmë Dëshmorët e luftës dhe të paqes, partizanët e vrarë dhe martirët e pushkatuar.
Të gjithë i kanë falur jetët e tyre për Lirinë e të tjerëve.
[lsvr_gallery images=”8083,8084,8085,8086,8087,8088,8089,8090,8091″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Promovimi i librit “Bukuroshja Myzeqare”

U promovua në mjediset e Bibliotekës Publike Roskovec , romani “Bukuroshja e Myzeqesë” e autorit Maksim Zarka.
Bashkia Roskovec në kuadër të promovimit të vlerave kulturore zgjodhi si simbol të identitetit të saj figurën e Bukuroshes së Myzeqesë. Kjo figurë vjen si legjendë përmes një kënge.
Gjatë gjithë orëve të aktivitetit u zbulua se si lindi kënga, si lindi legjenda, shtatorja dhe si lindi romani i z. Maksim Zarka.
Romani me frymë historike, është ndërtuar mbi një shtrat të pasur e të mbledhur me kujdes mitologjik dhe folklorikë nga zona e Myqezesë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi, e cila mbështet çdo projekt kulturor. Gjatë fjalës së saj znj. Bufi falenderoi autorin z. Zarka për këtë vepër letrare kaq të arrirë e cila përciell shumë vlera tek të gjithë lexuesit e pasionuar të letërsisë.
Në praninë e shumë mysafirëve dhe dashmirësve të autorit dhe të librit, mbi librin referuan dhe dhanë vlerësimet e tyre shkrimtarët dhe etnografët: Toli Shabani, Mihal Krimçe, Zoi Pasku dhe Kozma Ndoni.
Në kuadër të aksionit kulturor “ Dhuro një libër- hap një dritare”, aksion me vlera mbarëqytetare, z. Vangjel Pasku i dhuroi bibliotekës së Roskovecit 120 libra, të cilët do të jenë në shërbim të komunitetit.
[lsvr_gallery images=”8094,8095,8096,8097,8098,8099,8100,8101,8102,8103″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook