Social Qendër Komunitare

Punimet për zbatimin e projektit për ndërtimin e “Social Qendër Komunitare” vazhdojnë me ritëm të lartë. Një investim shumë i nevojshëm dhe për herë të parë në llojin e vetë si bashkëpunim i bashkisë Roskovec, Youth Act dhe financim të IADSA. Së shpejti të rinjtë e Roskovecit do të kenë një qendër ku të shtojnë horizontin, të shpalosin idetë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.

Kopshti “Lulet e Jetës”

Jo vetëm kopsht me kushtet më të mira infrastrukturore dhe higjeno- sanitare! 
Tashmë kopshti “Lulet e Jetës” ka filluar të funksionoj me drekë.
Puna jonë nuk përfundon këtu. Do të vazhdojmë të kontribuojmë maksimalisht për të përsosur gjithnjë e më shumë kushtet, duke synuar arsimin cilësor.

 

Takime me të rinjtë

Ashtu siç dhe ishte lajmëruar, sot u zhvillua takimi i organizuar nga Youth Act dhe bashkia Roskovec, në kuadër të projektit “ SociAL Qendër Komunitare”. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues dhe trajnues të Youth Act, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha dhe të rinj dhe të reja të cilët shfaqën interes të madh mbi çka u diskutua në këtë takim. Temat e trajtuar në takim ishin:
1. Demokracia dhe qeverisja e mirë
2. Të drejtat e njeriut
3. Mosdiskriminimi
4. Shërbimet dhe shtresat në nevojë.
Duke qënë së muaji Tetor është cilësuar “ Muaji i luftës kundër trafikimit të personave”, N/ Kryetari z. Hoxha i kushtoi një rëndësi të veçantë kësaj teme gjatë këtij takimi.

Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u zhvillua takimi në kuadër të projektit të financuar nga USAID “ Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile”. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Natasha Mazari Drejtoreshë e projektit, znj. Arjana Haxhiu Këshilltare pranë USAID dhe drejtuesit e drejtorive të bashkisë Roskovec. Qellimi i projektit është të mbështesë dhe të fuqizojë kapacitetet dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore. Tema e takimit të sotëm ishte “ Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës”.

 

Përfundon rikonstruksioni i shkollës “7 Dëshmorët”

Sot nxënësit e shkollës “ 7 Dëshmorët”, Strum, kanë një shkollë tërësisht të transformuar, me kushte bashkëkohore dhe me një standard europian.
Transformimin e vërtetë të kësaj shkolle do e ndiejnë fëmijët, të cilët nuk do të kenë më problemin e lagështirës, mungesën e kushteve higjeno – sanitare, apo problemet e tjera të mbartura ndër vite.
Falenderojmë Trans Adriatic Pipeline (TAP) për mbështetjen financiare të dhënë për rikonstruksionin e kësaj shkolle. Bashkia Roskovec do të vazhdojë të jetë pranë gjithmonë për të standardizuar infrastrukturën, duke bërë të mundur sigurimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
Dhe nuk do të ndalemi këtu…