Pranë Komunitetit

Një premtim i mbajtur për të dy familjet që ju dogj shtëpia në strum , njësia administrative Strum .
Neim dhe Flamur Spahiu , dy vëllezërit që përfituan nga Vendimi i Këshillit të Bashkisë Roskovec dhe Drejtoria e Emergjencave Civile , Ministria e Brendshme , Tiranë.

 

Investime në Komunitet

Punëtorët e bashkisë kanë filluar punimet për kanalizimet e ujrave të zeza në lagjen e ashtuquajtur “Ish sektori i Ndërmarrjes Bujqësore” Roskovec.
Një investim kaq shumë i nevojshëm për banorët e kësaj zone.
Gjithmonë pranë qytetarëve.

Përroi Vidhishtës

Një tjetër premtim i mbajtur !
Përroit të Vidhishtës, këtij shqetësimit të mbartur me vite për banorët e kësaj zone , më në fund po i jepet zgjidhje.
Puna për pastrimin e këtij përroit është zhvendosur në zonën e banuar.
Shumë shpejt do të arrijmë rezultatet e dëshiruara.

5 Maji- Festa e Dëshmorëve

Në një ditë si kjo, ne kujtojmë dhe respektojmë gjakun e dëshmorëve të atdheut. Përulemi të gjithë për aktin sublim të dëshmorëve, për sakrificën dhe vetmohimin e tyre për një Shqipëri të lirë.
Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, veteran, pasardhës të veteranëve, përafqësues të organizatave të LANC, miq dhe qytetarë të shumtë sot në 5 Maj në kujtim të Ditës së Dëshmorëve zhvilluan homazhe dhe vendosën buqeta pranë lapidarëve në Suk 1, Vlosh dhe Roskovec.
Në fjalën përshëndetëse znj. Majlinda BUFI transmetoi mesazhin e nderimit për jetën dhe veprën e dëshmorëve, të ruajtjes së vlerave të mëdha që solli akti i tyre heroik, të trashëgimisë në breza të historisë sonë të lavdishme. Në emër të organizatave pjesëmarrëse në ceremoni foli z. Vasil Kola, i cili falenderoi bashkinë e Roskovecit për organizimin e kësaj ceremonie.
Krenarë për këtë vepër që lidhet me ekzistencën e kombit tonë.
T’i kujtojmë Dëshmorët e luftës dhe të paqes, partizanët e vrarë dhe martirët e pushkatuar.
Të gjithë i kanë falur jetët e tyre për Lirinë e të tjerëve.

 

Young Leaders Of Roskovec

Ditën e sotme ashtu dhe siç ishte lajmëruar grupi më i ri “Young Leaders of Roskovec” me nismën e veçantë të z. William Burchell përfaqësuesit të Peace Corps, dhuruan disa libra për Bibliotekën Publike Roskovec.
Të rinjtë shkruajtën nga një dedikim në secilin libër.
Kjo është një nismë për t’u marr shembull nga të gjithë ne.
Një falenderim i veçantë i shkon fëmijëve pjesëmarrës dhe sigurisht z. Burchell për kontributin e paçmueshëm nga ana e tij .

Olimpjada Sportive

Nxënësit e shkollës “Alush Grepcka” Roskovec organizuan një olimpiadë me karakter fiskulturore-sportive. Stafi i mësuesve kishte marrë masa për të krijuar një atmosferë festive. U ndezën pishtarët e olimpiadës si një tregues i vazhdimsisë së aktiviteteve që kjo shkollë organizon.
Gjatë kësaj olimpiade u zhvilluan lojra të ndryshme si : kërcime, vrapime në natyrë, gara e balonave më të bukura, tërheqje litari, aerobi etj.
Kjo spartakiadë shton larminë e veprimtarive edukuese të brezit të ri.

1 Majit-Festa e Punëtorëve

Bashkia Roskovec organizoi një tjetër festë madhështore.
Ishin të shumtë banorët të cilët iu bashkuan festës së 1 Majit pranë liqenit të Kurjanit. Natyra e mbrekullueshme e liqenit ndërthurur me larmi aktivitetesh artistike, argëtuese dhe nën shoqërinë e shërbimeve të kateringut krijuan këtë 1 Maj, një panoramë dhe atmosferë të papërsëritshme.
Pas kaq shumë vitesh e lënë në harresë u ripërtëri kjo traditë kaq e bukur.
Gjatë festës nuk munguan lojra zbavitëse si volejboll, tërheqje litari, animator për vogëlushët dhe një panair i vogël me prodhime agro- blektorale dhe artizanale.
Orë të paharrueshme kaluan të pranishmit në ajrin e pastër, ambientin e gjelbëruar dhe nën tingujt e muzikës.