Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: December 5, 2016

FESTAT PO AFROJNE

Dritat festive të qytetit u ndezën.
Atmosfera festive në Roskovec filloi me ndezjen e dritave të pemës së Krishtëlindjeve dhe Vitit të Ri. Ishte puna e mirëkordinuar e sektorit të dekorit dhe punonjësve të pastrim gjelbërimit që bënë të mundur ndezjen e njëkohshme të dritave të pemës dhe ndrçimin e qiellit të qytetit të Roskovecit nga fishekzjarret shumëngjyrshe.
Të pranishëm në momentin e ndezjeve të dritave ishte nënkryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha dhe krye administratori z.Kadri Hyska. Emocionet më të mëdhaja i ndjenin fëmijët e vegjël që prisnin me padurim shkëlqimin e pemës.
[lsvr_gallery images=”3724,3725,3726,3727″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTRIMI KANALEVE KULLUES

Në Bashkinë Roskovec po punohet intesivisht për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës. Parandalimi i përmbytjeve është një nga synimet kryesore të Bashkisë sonë. Vazhdon puna për pastimin e kanalit K 271 me gjatësi 2700 mL i cili prek zonat Vidhisht-Kuman-Roskovec.
Ka përfunduar pastrimi i pjesës Roskovec- Kuman.
Angazhimi dhe puna jonë do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të kanaleve kulluese dhe vaditëse në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec , duke garantuar siguri dhe cilësi të prodhimeve bujqësore dhe investimeve të fermerëve.
[lsvr_gallery images=”3719,3720,3721″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJE LAJM I MIRE

Një lajm i mirë për familjen Fisheku !
Jo vetëm mbështetje material por edhe morale.
Për t’i ardhur në ndihmë familjes Fisheku , në fshatin Vidhisht të Njësisë Adminstrative Kuman, e cila jetonte në tendën provizore të ofruar nga Bashkia Roskovec, kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi , arriti sigurimin e një fondi të posatshëm për fillimin e menjëhershëm të ndërtimit të një shtëpie të re.
Filloi studimi i terrenit dhe matjet për nisjen e menjëhershme të punimeve. Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhuruan disa pako për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes Fisheku.
Jemi gjithmonë në ndihmë të komunitetit.
[lsvr_gallery images=”3708,3709,3710,3711,3712,3713,3714″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook