Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2016

INFRASTRUKTURA RRUGORE

Janë drejt përfundimit punimet e filluara në rrugët e brendshme të lagjeve. Infrastuktura rrugore me parametra europiane janë objektivi kryesor i Bashkisë sonë të madhe. Për këtë arsye po i kushtohet një vëmendje e veçantë rrugëve dytësore të cilat po i kthejnë gjallërinë e humbur qytetit tonë.
[lsvr_gallery images=”3686,3687,3688,3689,3690″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

GEZUAR FESTEN E ÇLIRIMIT

Sot më 29 Nentor, ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit, kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Fier. Me këtë rast ajo zhvilloi një takim me përfaqësues të familjeve të veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve. Zonja Majlinda rikonfirmoi idetë dhe projektet e saj se vlerat e luftës dhe kontributin që dhanë djemtë e vajzat e krahinës së Roskovecit do të kujtohen e trashëgohen brez pas brezi.
[lsvr_gallery images=”3679,3680,3681,3682,3683″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

GËZUAR DITËN E PAVARËSISË !

Kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi uron të gjithë qytetarët e bashkisë Roskovec dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë gëzuar festën e flamurit!
Rroftë Shqipëria!

RILINDJE URBANE

Në njësinë administrative Kuman, vazhdojnë punimet për projektin zhvillimor të qendrës së Kumanit. Këto ditë puna ka vazhduar me lirimi e hapsirave publike. Punohet me ritme të larta që të përfundohet brenda afatit dhe komuniteti të ketë sa më shpejtë një ambjent bashkohorë.
[lsvr_gallery images=”3668,3669,3670,3671,3672″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK

Ditën e premte më datë 25 Nëntor 2016 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI. Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin Nëntor 2016
2. Për zëvendësimin e vendeve vakante në Komisionet e Përhershme të Këshillit.
3.Për miratimin e ndryshimeve në Buxhetin e Bashkisë për vitin 2016.
Për këto e probleme të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegime nga stafi drejtues i Bashkisë dhe nga vetë kryetarja znj. Majlinda Bufi. Në fund u morën vendimet përkatëse.
[lsvr_gallery images=”3657,3658,3659,3660,3661,3662″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

MBREMJE GALA

Në kuadrin e festimeve për festat e fundvitit , Bashkia e Roskovecit do të organizojë një seri aktivitetesh sociale dhe kulturore në qytet. Në këtë fundvit për herë të parë Bashkia Roskovec, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, do të bëjë bilancin e punëve, permes aktiviteteve të organizuara me karakter festiv.
Vlera më e madhe e një qyteti janë banorët e tij, prandaj Bashkia Roskovec ka planifikuar organizimin e një mbremjeje Gala, ku do të marrin pjesë personalite, banorë të Roskovecit me profesione të ndryshme që kanë dhënë kontribut të veçantë në fusha të ndryshme të jetës së qytetit. Në këtë mbremje do të promovohen profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme. Këta profesionistë do të zgjidhen nga komuniteti, përmes një proçesi votimi i cili do të hapet nga data 23 Nëntor 2016 deri në datën 10 Dhjetor 2016.

DELEGACION NE KOSOVE

Për dy ditë me radhë , një delegacion i bashkisë Roskovec, i përbërë nga këshilltarë dhe specialistë të administratës ishim mysafirë në Prishtinë e Gjakovë.
Në komunën e Prishtinës u pritëm nga kryetari z.Shpend Ahmeti dhe anëtarë të kabinetit të tij .Eksperinca e Tij në drejtimin e komunës , vendimarrja në këshillin komunal , ishin disa nga temat e diskutimit .Në Kosovë ka një decentralizim më të qartë dhe më të plotë ligjor të pushtetit vendor në ushtrimin e kopentencave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.
Në Gjakovë u shpreh një interes i
madh nga Drejtoria e Bujqësisë atje për prodhimet tona bujqësore .
Si në Prishtinë dhe në Gjakovë , i ftuam të kemi në bashkinë tonë shumë shpejt grupe të interesuar investitorësh sidomos në fushën e bujqësisë.Besojmë fort që kjo vizitë pune t’u shërbejë sado pak këshilltarëve tanë në vendimarrje; punonjësve të administratës në shërbim ndaj qytetarëve dhe fermerëve tanë prodhues në partneritet me investitorë dhe tregtarë të interesuar !
[lsvr_gallery images=”3639,3640,3641,3642,3643,3644,3645,3646,3647,3648″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INVESTOHET PER KANALET KULLUES

Pas shumë vitesh, banorët që jetojnë në segmentin e rrugës Roskovec-Marinëz nuk do ta kenë më problemin e përmbytjes nga kanali anësor. Ky kanal kullues kishte humbur funksionin e tij parësor për shkak se kishte vite që nuk kishte njohur investime. Prej ditës së djeshme Bashkia e Roskovecit filloi punën për pastrimin e tij. Përfundimi i kësaj pune do të rikthejë tek banorët qetësinë e munguar prej vitesh nga rreziku i përmbytjes.
[lsvr_gallery images=”3632,3633,3634,3635,3636″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

RILINDJE URBANE

Në ditën e sotme më datë 22.11.2016, në Bashkinë Roskovec u inspektua zbatimi i tre projekteve : Unaza e qytetit , Projekti Zhvillimor për fshatin Kuman dhe sistemimi, asfaltimi i rrugës së fshatit Kurjan , nga Ministria e Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni dhe Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi. Këto investime, nga qendrat drejt zonave rurale, do të sjellin rigjallërimin e gjithë territorit të Bashkisë sonë. Gjthashtu u inspektua dhe projekti për rikonstruksionin e banesave të komunitetit Rom dhe Egjyptian, si një nga 10 Bashkitë përfituese të këtij fondi.
[lsvr_gallery images=”3619,3620,3621,3622,3623,3624,3625,3626,3627,3628,3629″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

RRUGET E BRENDSHME TE LAGJEVE

Infrastruktura rrugore është shumë e rëndësishme dhe një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Roskovec. Vazhdohet të punohet intesivisht për rrugët e brendshme të lagjeve. Një punë që nuk është ndalur asnjë ditë dhe do të vazhdojë kështu në të gjithë territorin e Bashkisë.Pas përfundimit të fazës së parë filloi shtrimi me asfalt i këtyre segmenteve rrugore.
[lsvr_gallery images=”3601,3602,3603,3604,3605,3606,3607″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook