Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: December 9, 2016

DEGJESA PUBLIKE STRUM

Ditën e sotme, Bashkia Roskovec zhvilloi dëgjesën publike në Njësinë Administrative Strum për prezantimin e planit të investimeve dhe të paketës fiskale për vitin 2017. Të pranishëm në këtë prezantim ishin krye administrator z.Kadri Hyska, nënkryetari i bashkisë z. Jorgo Begaj dhe drejtues të fushave të ndryshme. Paneli drejtues pasqyroi investimet dhe shërbimet e realizuara gjatë vitit 2016 në këtë zonë.
Pjesëmarrës ishin banorë të fshatrave të Njësisë Strum, biznese të ndryshme të cilët dhanë mendimet për prioritetet që Bashkia Roskovec duhet të ketë gjatë vitit 2017.
[lsvr_gallery images=”3781,3782,3783,3784″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

MBREMJA GALA

Sot në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua takimi me mësuesit e shkollave të Bashkisë Roskovec. Në ditët e mëparshme janë zhvilluar dhe takimet me stafin e infermierëve dhe komisionerëve.Tematika e këtyre takimeve është mbremja Gala.
Në këto mbledhje është diskutuar dhe janë dhënë mendime dhe sygjerime për proçesin e votimit dhe kriteret që duhen plotësuar për të marrë këtë çmim.
Në ditët në vazhdim do të zhvillohen takime me pjesëmarrës nga fushat e tjera. яндекс
[lsvr_gallery images=”3776,3777″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook