Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: January 2017

REHABILITIM I SISTEMIT UJITES

Në Marinëz , njësia administrative Kuman .
Një investim sa i nevojshëm aq dhe i munguar për vite me radhë.
Përmes një bashkëpunimi midis Ministrisë së Bujqësisë , Bashkisë Roskovec me fonde te Bankës Botërore , po realizohet projekti i rehabilitimit të plotë të rrjetit ujitës . Përfitues janë fermerë të Vidhishtës , Marinzës , Roskovecit , Strumit dhe Velmishit .
Po punohet me ritme që ky projekt të përfundojë para sezonit të ujitjes .

[lsvr_gallery images=”4161,4160,4159″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përroi Kuman- Vidhisht

Sot ka filluar pastrimi i përroit Kuman- Vidhisht me gjatësi 5 km. Puna ka nisur nga Kolektori dhe do të vazhdoj deri në Vidhisht. Në këtë mënyrë do të marri fund dhe problemi i kullimit të parcelave bujqësore që shtrihen gjatë gjithë gjatësisë së tij.
[lsvr_gallery images=”4153,4154,4155″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi dhe Pastrimi i Kanaleve

Puna është zhvendosur në fshatin Marinëz, në Njësinë Administrative Kuman. Punohet për pastrimin e kanaleve vaditës sipas projektit “ Rehabilitimi i Sistemit Ujitës nga Rezervuari i Kurjanit”, bashkëpunim i Bashkisë Roskovec dhe Bankës Botërore. Punimet u inspektuan nga N/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha dhe K/ Administratori z. Kadri Hyska.
[lsvr_gallery images=”4147,4148,4149,4150″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJERIU I VITIT 2016

“ Njeriu i Vitit 2016” është një nga aktivitetet e organizuara për herë të parë nga Bashkia Roskovec. Një iniciativ kjo e Kryetares së Bashkisë Znj. Majlinda Bufi, jo vetëm për të identifikuar profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme por dhe një traditë kulturore e cila do i shërbejë shoqërisë dhe gjithë komunitetit për të marr shëmbull. Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës, “Njeriu i Vitit 2016″ ka marrë formën e tij zyrtare në një ceremoni të ndarjes së çmimeve por edhe aktiviteti kulturoro-artistik. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Bufi e cila falenderoi të gjithë të pranishmit, uroi fituesit dhe shprehu se ky aktivitet për evidentimin e më të dalluarëve përmes titullit simbolik “Njeriu i Vitit” do të jetë një shëmbull i mirë suksesi dhe për vitet në vazhdim. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i programit USAID z. Kevin McLaughlin, Prefekti i qarkut Fier z. Xhevit Bushaj, Deputetja znj. Antoneta Dhima, Kryetarja e Bashkisë Patos znj. Rajmonda Balili dhe gazetarja znj. Alma Çupi. Salla ishte e mbushur me banorë të Bashkisë të cilët e ndoqën me interest të madh këtë aktivitet që u zhillua për herë të parë. Më të veçantë këtë ceremoni e bënë prezenca e aktorëve të njohur znj. Hajrie Rondo, z.Fatmir Xhelili dhe z.Astrit Hasani të cilët me recitimet e tyre siç vetëm ata dinë, i emocionuan të gjithë të pranishmit..
Gjatë ceremonisë u ndan çmimet për 10 profesionistët më të spikatur të Bashkisë të cilët dolën fitues nga votimi i komunitetit. Gjithashtu u shpërndan dhe çertifikate mirënjohje për aktoren Hajrie Rondo , gazetaren Alma Cupi si dhe për mësuesen Dafina Goga pas vdekjes.
Një aktivitet ky për të nxjerr në pah vlerat njerëzore.

[lsvr_gallery images=”4135,4136,4137,4138,4139,4140,4141,4142″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Thuaji ndal dhunës në familje!

Thuaji ndal dhunës në familje!
Kjo ishte tema e takimit të sotëm në ambientet e Pallatit të Kulturës. Dhuna në marrdhëniet familjare nuk është një çështje private që i përket vetëm familjes, ajo është një çështje që i përket të gjithë shoqërisë. Për këtë arsye është ngritur dhe funksionon pranë Bashkisë Roskovec, Reagimi i Koordinuar i Komunitetit me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD. Projekti synon të sjellë parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje përmes organizimit të aktiviteteve : Takime të Komunitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje, takime të ekipit teknik multidisiplinar për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec, transport falas për në strehëzën kombëtare për viktimat e dhunës, paketa ushqimore emergjente, mbështetje psikologjike dhe ligjore, trajnime për anëtarët e ekipit teknik multidisiplinar, aktivitete ndërgjegjësuese për komunitetin. Aktiviteti u nda në dy pjesë. Takimi i parë ishte me strukturat drejtuese të grupit teknik të ngritur pranë Bashkisë Roskovec. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Bufi e cila i uroj mirëserdhjen të gjithë të pranishmëve dhe shpjegoi rëndësinë e mirëfunksionimit të këtij grupi teknik. Të pranishëm Znj. Limya Eltayeb Drejtoresha e PNUD, Znj. Etleva Sheshi përfaqësuesja e Ministrisë së Mirëqënjes Sociale dhe Rinisë, Përgjegjëse e Sektorit të Barazisë Gjinore, ekspertja e PNUD kundër dhunës ndaj gruas znj. Aurela Bozo, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Fier z. Shkëlqim Allkaj, përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit Fier, përfaqësues të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, përfaqësues të Zyrës së Punësimit, përfaqësues të Qendrës Shëndetësore Roskovec, përfaqësues të Stacionit të Policisë Roskovec, përfaqësues të Zyrës së Punës Fier, përfaqësues të Dhomës së Avokatisë Fier, përfaqësues të Prokurorisë së Rrethit Fier dhe znj. Elfrida Goga Koordinatore vendore kundër dhunës në familje, Bashkia Roskovec. Në këtë takim u diskutua dhe u dhanë sygjerime se si kjo strukturë të funksionoj dhe të jetë sa më efektive.
Pjesa e dytë ishte takimi sensibilizues me komunitetin gjatë të cilit u zhvillua një bashkëbisedim më përfaqësuesit e sipër përmendur.

[lsvr_gallery images=”4123,4124,4125,4126,4127,4128,4129,4130,4131,4132″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NDIHMA PER FAMILJET NE NEVOJE

Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Kompaninë Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe Kryqin e Kuq Dega Fier, ditën e sotme dhuruan ndihma për 70 familjet më në nevojë. Shpërndarja e këtyre ndihmave u bë në Roskovec dhe Njësinë Administrative Strum. Të pranishëm në këtë dhurim human ishin N/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, K/ Administratori z.Kadri Hyska dhe Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Ysenj Agaçi. Ndihmat konsistonin në pako me ushqime bazë për një muaj dhe 5 batanije.
[lsvr_gallery images=”4113,4114,4115,4116,4117,4118,4119,4120″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i Kanaleve Kullues dhe Vaditës

Bashkia Roskovec vazhdon nga puna për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve vaditës dhe kullues në të gjithë territorin e saj. Këto ditë po punohet për pastrimin e kanalit VKM1 në Roskovec , me gjatësi 10.7 km, i cili është bashkëpunim i Bashkisë me Bankën Botërore.
[lsvr_gallery images=”4106,4107,4108,4109,4110″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INVESTIME NE KURJAN

Rikonstruksioni, përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore është një ndër prioritetet kryesore të punës së Bashkisë Roskovec. Rruga e Kurjanit ishte një nga investimet më të shumëpritura nga banorët e këtij fshati e cila më në fund u bë realitet. Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. Shumë shpejt banorët e Kurjanit nuk do të kenë më vështirësi jo vetëm për lëvizjen dhe komunikimin e përditshëm të tyre por dhe me transportin e prodhimeve bujqësore të zonës drejt vend-tregëtimeve të tyre.
[lsvr_gallery images=”4100,4101,4102,4103″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Më datë 18 janar 2017 një grup i deleguar nga Bashkia Roskovec ishte i pranishëm në familjen Hatia që jeton në fshatin Arapaj në Njësinë Administrative Strum. Në këtë grup merrnin pjesë K/ Administratori i Bashkisë z.Kadri Hyska dhe Administratori i Njësisë Strum z.Ysenj Agaçi. Të pranishmit verifikuan punimet që Bashkia Roskovec ka bërë për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Disa punime që u bënë në shtëpinë e tyre ishin: riparim, suvatim, hidroizolim, lyerje brenda dhe jashtë. Falenderim dhe mirënjohje të madhe tregoi familja Hatia kundrejt kryetares z.Majlinda Bufi për këtë ndihmesë kaq të madhe që bashkia Roskovec po ju mundëson.
[lsvr_gallery images=”4086,4087,4088,4089,4090,4091″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook