Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Kompaninë Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe Kryqin e Kuq Dega Fier, ditën e sotme dhuruan ndihma për 70 familjet më në nevojë. Shpërndarja e këtyre ndihmave u bë në Roskovec dhe Njësinë Administrative Strum. Të pranishëm në këtë dhurim human ishin N/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, K/ Administratori z.Kadri Hyska dhe Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Ysenj Agaçi. Ndihmat konsistonin në pako me ushqime bazë për një muaj dhe 5 batanije.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).