Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

News

Mirëmëngjes!

Mirëmëngjes nga Roskoveci 
[lsvr_gallery images=”7008,7009,7010,7011,7012,7013,7014,7015,7016,7017,7018,7019,7020,7021″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje Urbane në Roskovec

Të dashur bashkëqytetarë!
Në fillim të këtij viti ju urojmë:
Qoftë nje Vit i mbarë dhe i suksesshëm
Qoftë viti i realizimit të projekteve për ta kthyer Roskovecin në një qytet model për të gjithë ne
Rilindja Urbane e Roskovecit nuk është e dukshme vetëm nga ne që jetojmë dhe prekim çdo ditë ndryshimet 
Agjensia Telegrafike Shqiptare ka shkruajtur një artikull se si Roskoveci ka ndryshuar në këto dy vite punë

Lexoni artikullin!
[lsvr_gallery images=”7001,7002,7003,7004,7005″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  
 

Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Të dashur bashkëqytetarë!
Kryetarja e bashkisë Roskovec  znj. Majlinda Bufi , si dhe stafi i bashkisë ,ju urojnë:
Gëzuar Vitin e Ri 2018!
Le të jetë ky viti i solidaritetit, progresit dhe sukseseve të reja! 
Drita e dashurisë, paqes dhe mirësisë ndriçoftë në mendjet dhe zemrat tona!
Shëndet e mbarësi në familjet tona! 

Ndihma për familjet në nevojë

Sot bashkia Roskovec në bashkëpunim me shoqatën “Njerëzit të Parët” me përfaqësuese znj. Lusi Mailaj, kompaninë Bankers Petroleum dhe LDS Charity dhuruan ndihma për familjet në nevojë.
Nuk i zgjidhëm problemet e këtyre familjeve por kemi mundur ti gëzojmë këtë fundvit. 👏
Edhe vogëlushët e këtyre familje do të ndjejnë atmosferën e festave.
[lsvr_gallery images=”6982,6983,6984,6985,6986,6987,6988″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Social Qendër Komunitare

Shumë shpejt të rinjtë e Roskovecit do të kenë një ambient me kushte bashkohore për të kaluar kohën e lirë.
Qellimi i ngritjes së kësaj qendre është t’ju ofroj mundësi të gjithëve të përmirësojnë dobësitë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.
Duke përgatitur të rinjtë, përgatisim të ardhmen e vendit tonë.
[lsvr_gallery images=”6975,6976,6977,6978,6979″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Urbanizim i fshatrave

Dikur banorët e fshatit Arapaj e mendonin shumë të largët ditën që të kishin kushtet më minimale infrastrukturore.
Sot një problem i zgjidhur, si një premtim i mbajtur nga Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi.
Ka filluar asfaltimi i rrugës Suk 1- Samaticë- Arapaj.
Një rrugë që i rikthehet funksionit dhe standarteve të infrastrukturës.
[lsvr_gallery images=”6894,6895,6896,6897,6898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Premtim i mbajtur!

Një tjetër premtim i Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi, u realizua.
Jo fjalë por vepra.
Ka filluar puna për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Marinëz dhe Jagodinë.
Një problem emergjent dhe i shumëkërkuar nga banorët e këtyre dy fshatrave, të cilit tashmë po i jepet zgjidhje përfundimtare.
[lsvr_gallery images=”6901,6902,6903,6904,6905″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Krishtlindje të gëzuara !

Gëzuar Krishtlindjen!
Urojmë të gjithë besimtarët e krishterë gëzuar festën e Krishtlindjes.
Sjelltë kjo festë mirësi, gëzim, shpresë, besim dhe forcë për të gjithë shqiptarët. 
Zoti bekoftë familjet tuaja të shtrenjta!

Analiza vjetore e Qendrave Shëndetësore

Dy nga katër qendrat shëndetësore të bashkisë Roskovec , ajo e Roskovecit dhe Kurjanit zhvilluan analizën vjetore të vitit 2017
E pranishme në të dyja takimet ishte dhe specialistja e shëndetësisë pranë bashkisë Roskovec
znj. Manjola Vrapi
Gjatë analizës, drejtueset e Q. SH-re znj.Irma Gishti dhe znj. Majlinda Tafa prezantuan arritjet, nevojat dhe problematikat që stafi ka hasur gjatë punës së tyre
“T’i japim komunitetit mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim gjithpërfshirës për të shërbyer me përkushtim cilësi dhe humanizëm.”
Ky është misioni i punës së tyre të përditshme.

[lsvr_gallery images=”6917,6916,6915,6914,6913,6912,6911″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]