Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

News

Gëzuar “1 Qershorin”

Një super atmosferë mbushi sot sheshin qendror të qytetit të Roskovecit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, “1 Qershorit” 🤹‍♂️🎈🎈🎈☺🎈🎈🤹‍♂️
📍Bashkia Roskovec në bashkëpunim me ZVA –në, kopshtet dhe shkollat 9-vjecare të qytetit dhe Njësive Administrative organizuan një sërë aktivitetesh me këngë, valle, recitime e shfaqje artistike.🤹‍♂️💃🕺👯‍♂️🎈
“Le të jetë dashuria dhe mirësia që na dhurojnë çdo ditë fëmijët tanë shtysa, shpresa dhe besimi për të bërë gjithçka që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë dhe e gëzuar”…
Në fund të aktivitetit tollumbacet shumëngjyrëshe pushtuan qiellin.🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈[lsvr_gallery images=”13152,13154,13155,13153″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, muaji Maj.

Ditën e sotme në sallën e mbledhjeve të këshillit, U zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Maj.
Në rend dite u miratuan vendimet si më poshtë:👇
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Prill 2021.
3. Informacion mbi lançimin e pyetësorit të sondazhit për përcaktimin e prioriteteve të komunitetit për projekt-buxhetin afatmesëm 2022-2024.
4. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
5. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-30 Prill 2021.
6. Për zëvendësimin e përfaqësuesit të Këshillit të Bashkisë Roskovec në Këshillin e Qarkut Fier.
7. Për ndryshimin e emërtimit të rrugës “Argjinatura” në fshatin Suk 1, Njësia Administrative Strum.
8. Për miratimin e kërkesës së GIZ Albania për ndërtimin e Qendrës së Kompostimit dhe Riciklimit të Mbetjeve Organike,në pasurinë Nr.206/21/A,ZK 2599,në pronësi të Bashkisë Roskovec.
9. Për miratimin e kërkesave për zënien/përdorimin e hapësirave publike në Bashkinë Roskovec.
10. Për fillimin e proçesit gjyqësor për anullimin e Akteve Administrative AMTP miratuar me VKB Nr.21 datë 25.07.2013 dhe VKB Nr.12 datë 21.05.2014”.
11. Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor me procedurë të përshpejtuar,për Bashkinë Roskovec.
12. Për disa ndryshime mbi projektin “Rehabilitim i Bllokut Nr.1”.
13. Për miratim fondesh shtesë në Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2021.
14. Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të Buxhetit të vitit 2020.
15. Dërgim i raportit të monitorimit për 4-mujorin e I viti 2021 dhe i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të vitit 2020.
16. Diskutime dhe komente të qytetarëve.
[lsvr_gallery images=”13149,13148,13147,13146″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesë publike

Ditën e sotme u zhvillua dëgjesa publike me grupet e interesit për projekt-vendimet :
 Për disa ndryshime mbi projektin “Rehabilitimi i bllokut Nr.1”
 “Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të planit të përgjithshëm vendor me proçedurë të përshpejtuar, për bashkinë Roskovec”.[lsvr_gallery images=”13186,13185,13184,13183″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shfaqja “Aladini”

Pallati i Kulturës Roskovec, u gjallërua sot nga atmosfera e shfaqjes “Aladini”🧞‍♂️🧞‍♀️
🎭Një shfaqje ku në formën më të bukur, u ndërthurën fjala, kënga dhe kërcimi, në një muzikal për fëmijë, që u prezantua🤗 përpara spektatorëve të vegjël entuziastë të Roskovecit dhe Njësive Administrative.[lsvr_gallery images=”13161,13160,13159,13158″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Trajnimi me të rinjtë e Komunitetit Rom dhe Egjiptian

Startuam modulin e parë të trajnimit me të rinjtë e Komunitetit Rom dhe Egjiptian në kuadër të projektit “Promovimi i barazisë dhe diversitetit për komunitetin Rom dhe Egjiptian” në Bashkinë Roskovec.👇
Nën drejtimin /moderimin e ekpsertes së edukimit Znj.Aurora Koçi, të rinjtë u trajnuan në rritjen e kapaciteteve mbi aftësitë personale dhe profesionale , në fushën e komunikimit, prezantimit dhe përfaqësimit me dinjitet në vendin e punës.[lsvr_gallery images=”13192,13191,13190,13189″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, muaji Prill

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Prill.
👉Në rend dite u miratuan vendimet si më poshtë:
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Mars dhe Prill 2021.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
4. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Mars 2021.
5. Për mbarimin para kohe të mandatit të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Roskovec.
6. Për anulim të Vendimit Nr.17 datë 31.03.2021 “Për miratimin e rregullores për ngritjen, funksionimin dhe ndërveprimin e Strukturave Komunitare në Bashkinë Roskovec” dhe anulim të Vendimit Nr.18 datë 31.03.2021 “Për disa shtesa në Vendimin Nr.88 datë 22.11.2020 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021”.
7. Për miratimin e rregullores “Për ngritjen,funksionimin dhe ndërveprimin e Strukturave Komunitare në Bashkinë Roskovec”.
8. Për disa shtesa në Vendimin Nr.88 datë 22.11.2020 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021”.
9. Për miratimin dhe transferim fondesh në Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2021.
10. Diskutime dhe komente të qytetarëve[lsvr_gallery images=”13195,13196,13197,13198″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

2 Prilli,”Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin”

2 Prilli, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme. 🙏Krenar që fal edhe mbështetjes së donatorëve ofrojmë sot shërbime për këtë kategori kaq speciale në qendrën e kujdesit PAK, Roskovec .
👉 Ju ftojmë të ndiqni një video me disa nga momente gjatë terapive , duke ju rikujtuar edhe njëher të sillni fëmijët tuaj në qendrën PAK. 😊
“Autizmi flet.Eshte koha për të dëgjuar”
#qendraPAKroskovec
#kujdespërtëgjithë
#undpshqipëri
#Autizminukzgjedh
[lsvr_gallery images=”12893,12892,12891,12890,12889″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dhurimi vullnetar i gjakut.

Falenderojmë punonjësit dhe qytetarët që iu bashkuan fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut🩸, duke treguar vlerat më të larta të qytetarisë dhe të humanizmit .
🩸“Nga Unë tek Ti, një dhuratë për jetën”.
#njësiaeintegrimitRoskovec
#kryqiikuqfier
#ArbërArapi
#dhurogjakshpetonjejetè
[lsvr_gallery images=”12878,12879,12880,12881,12882,12883″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kurumsal profesyonel Ankara ev taşıma şirketi ile sigorta sözleşmeli taşının. Türkiyem evden eve nakliyat şirketi Türkiye’de Ankara’da çayyolu evden eve nakliyat, yenimahalle evden eve nakliyat, etimesgut evden eve nakliyat ve keçiören evden eve nakliyat ilçeleri başta olmak üzere tüm bölgelerde ev ofis taşıma hizmeti sunar.