Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

News

QENDRA SHËNDETËSORE NË ANALIZË

– Sot zhvilloi analizën Qendra Shëndetësore Kurjan –
Të përfshirë me pasion në shërbim të komunitetit ku shërbejnë, mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Kurjan zhvilluan të mërkurrën datë 4 maj 2016 analizën e punës së tyre të deritanishme si dhe parashtruan para komunitetit objektivat dhe planifikimin e veprimtarisë për të ardhmen.
Drejtoresha e kësaj qendrë Dr. Majlinda Tafa paraqiti performancën e punës. Merrnin pjesë banorë, kryepleq të zgjedhur, intelektualë, drejtuesit e qendrave shëndetësore të Roskovecit, Strumit, Kumanit. Kjo analizë bëhet edhe me mbështetjen e projektit zviceran “Shëndet për të gjithë”.
Mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Bashkisë z. Afrim Plaka.
Përmes videoprojektorit të pranishmit u njohën me problematikën e punës të sektorit të shëndetësisë. Gatishmëria për të qënë sa më pranë banorëve, kontrollet permanente të pacientëve me sëmundje kronike, kontrolli i nënave shtatzëna, takimet për sensibilizim dhe ruajtje ndaj sëmundjeve të riskut siç është kanceri I gjirit etj.

U sollën me transparencë para auditorit. Disa banorë ngritën probleme lidhur me kontrollin e ujit të pijshëm, përmirësimin e infrastrukturës së qendrëve shëndetësore, lidhja më e mirë me shkollën për të parandaluar disa dukuri të rrëzikshme për moshën e adoleshentëve.
[lsvr_gallery images=”1269,1270,1271,1272,1273,1274,1275,1276,1277″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NXËNËSIT DHE GJIMNAZISTËT NË OLIMPIADË

Nxënësit e shkollës “Alush Grepcka” Roskovec filluan sot ditën e martë një olimpiadë me karakter fiskulturore-sportive. Drejtoria e shkollës kishte marrë masa për të krijuar një atmosferë festive. U ndezën pishtarët e olimpiadës si një tregues i vazhdimsisë së aktiviteteve që kjo shkollë organizon.
Edhe gjatë kësaj olimpiade parashikohen lojra të ndryshme; vrapime në natyrë, gara me bicikleta, gara e balonave më të bukura etj.
Edhe gjimnazistët e shkollës “Adem Vrapi” filluan disa veprimtari në kuadrin e një olimpiade fiskulturore-sportive. Kjo spartakiadë shton larminë e veprimtarive edukuese të brezit të ri.
[lsvr_gallery images=”1252,1253,1254,1255,1256,1257,1258,1259,1260,1261,1262,1263,1264,1265,1266″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

VERIFIKOHEN DËMET E SHKAKTUARA

Moti i keq me stuhi erërash të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa fermerë në zonën Suk 1. Me interesim të drejtpërdrejtë të kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI, u ngrit një grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara. Të pranishëm në këtë verfikim ishin dhe specialistë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier.
Sipas akt-kontrollit rezulton se janë shkatërruar serat diellore në një sipërfaqe totale prej 18 200 m2, prishje e strukturës mbajtëse, plasmas i dalë jashtë përdorimit e mbi të gjitha prodhimet e mbjella u dëmtuan totalisht. Ky verifikim është hapi i parë që do të shoqërohet me masa dhe vendime përkatëse sipas legjislacionit.
[lsvr_gallery images=”1236,1237,1238,1239,1240,1241,1242,1243,1244,1245,1246,1247,1248,1249″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

VIZITË E KOMPANISË KINEZE

Një kompani shtetërore kineze e quajtur SINOHYDRO vizitoi ditën e shtunë më 30 prill 2016 Bashkinë e Roskoevcit ku u pritën nga kryetarja zj. Majlinda BUFI. Kjo kompani ka si veprimtari të saj shërbime në sektorin publik si prodhim dhe montim impjantesh hidroketnike, sisteme elektrike me burime diellore etj.
Ka rreth një vit që operon në vendin tonë e në këtë kuadër shprehën interesin e tyre për të bashkëpunuar në fushat që ata operojnë. Në këtë takim të parë palët shprehën interesin e ndërsjelltë dhe më vonë do të shikohet konkretisht ecuria e bashkëpunimit. Kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI i falenderoi miqtë kinezë për interesimin e tyre.
[lsvr_gallery images=”1227,1228,1229,1230,1231,1232,1233″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SI ISHIN, SI JANË

– Kështu titullohet fotoreportazhi i radhës –
Pas një pune të mirorganizuar sektori i sherbimeve në Bashkinë tonë ka sjell ndryshimin për krijimin e mjediseve të kulturuara dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara. Po paraqesim disa foto krahasuese dhe ju mund ta nxirrni vetë përfundimin.
[lsvr_gallery images=”1202,1203,1204,1205,1206,1207,1208,1209,1210,1211,1212,1213,1214,1215,1216,1217″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NE PRAG TË FESTAVE

Me afrimin e festave të 1 Majit, Ditës së punëtorëve, ditës së Pashkëve Ortodokse si dhe 5 Majit ditës së dëshmorëve, punonjësit e dekorit në Bashkinë Roskovec filluan të bëjnë gati dekorimin e qytetit.
Në të njëjtën kohë edhe punonjësit e pastrimit po merren me pastrimin dhe meremetimin e lapidarëve që përkujtojnë ngjarje historike në zonën e bashkisë sonë.
Kësaj atmosfere pune i shtohet edhe përkujdesja e shkollave që kanë marrë përsipër të pastrojnë lapidarët që kanë në fshatin e tyre.
[lsvr_gallery images=”1187,1188,1189,1190,1191,1192,1193,1194,1195,1196″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

EDHE SHKOLLAT NË AKSION

– Fotoreportazh nga Strumi –
Mjediset e shkollave janë vende ku nxënësit kalojnë disa momente pushimi në interval të orëve të mësimit. Tani është koha më e përshtatshme që ato të kthehen në vend shlodhjeje të kulturuar.
Mbjellja e pemëve, krijimi i parcelave të gjelbëruara, mbjellja e luleve, vendosja e stolave etj. i bëjnë këto mjedise që të rezatojnë kulturë.
Ky fotoreportazh vjen nga shkolla “ 7 Dëshmorët” Strum

[lsvr_gallery images=”1180,1181,1182,1183,1184″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

AKSIONI VAZHDON

Siç njoftuam dje, Bashkia Roskovec ka ndërmarrë aksionin për pastrimin e kanaleve ujitës e kullues.
Ky aksion vazhdon me ritme të larta.Specialistët e Drejt. Bujqesise ndodhen cdo dite ne terren per te ndjekur kete aksion.
Dje kemi publikuar punën që bën Nj. Administrative Strum, ndërsa sot fotoreportazhi i radhës fikson momente nga puna në Nj. Administrative Kuman.
[lsvr_gallery images=”1172,1173,1174,1175,1176,1177″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTROHEN KANALET UJITËS

Duke qënë në prag të sezonit veror të ujitjes, Bashkia Roskovec ka shpallur aksionin për pastrimin e kanaleve ujitës e kullues.
Prej vitesh këto kanale kanë qënë të mbuluara nga shkurret që pengojnë qarkullimin normal të ujit.
Drejtoria e Bujqësisë në bashkinë tonë po ndjek hap pas hapi punën në çdo njësi administrative.
Sot më datë 26 prill 2016 punohej në Arapan, Vidhishtë, Kuman etj.
Fotoreportazhi sjell pamje nga puna për pastrimin e këtyre kanaleve në Njësinë Administrative Strum.
[lsvr_gallery images=”1132,1133,1134,1135,1136,1137,1138,1139,1140,1141,1142,1143,1144″ items_per_row=”5″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SEKTORI I GJELBËRIMIT DHE PASTRIMIT NË VEPRIM

Sektori i gjelbërimit vazhdon me intensitet punën e nisur muaj më parë. Parcelat e mbjella tani kanë nevojë për pastrim, ujitje dhe korrjen e barit. Edhe në rrugë e trotuare po punohet për pastrimin e tyre.
Fotoreportazhi i radhës sjell pamje nga ky sektor.
[lsvr_gallery images=”1088,1089,1090,1091,1092,1093,1094,1095,1096″ items_per_row=”5″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook