Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Dëgjesa Publike për Paketën Fiskale 2018

Ditën e sotme u zhvilluan dëgjesat publike për prezantimin e planit të investimeve dhe të paketës fiskale për vitin 2018. Të pranishëm në këtë prezantim ishin Administratori i përgjithshëm z.Kadri Hyska, drejtori i Financës z. Selman Çepele , drejtori i Investimeve z. Arben Dukaj dhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm. Paneli drejtues pasqyroi investimet dhe shërbimet e realizuara gjatë vitit 2017 dhe u diskutua mbi projektet prioritare që vetë qytetarët kishin përcaktuar gjatë proçesit të iniciuar nga bashkia Roskovec “Buxhetimi me pjesëmarrje të komunitetit”.
[lsvr_gallery images=”6600,6599,6598,6597,6596″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Ditën e sotme, përfaqësues të bashkisë Roskovec zhvilluan një vizitë pranë shtëpisë së z. Dashnor Myrto , banues në Strum, për tu njohur më nga afër me situatën e vajzës së tij Xhesika e cila pak kohë më parë pësoi një aksident rrugor. Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi sapo u informua për këtë ngjarje u interesua për gjendjen e vajzës dhe shprehu mbështetjen e saj.
Kryebashkiakia znj. Bufi ashtu si dhe në çdo rast tjetër siguroi se ndihma e saj s’ka për t’i munguar kurrë familjeve në nevojë. Mbështetja e Kryetares dhe e bashkisë janë të padiskutueshme.
[lsvr_gallery images=”6583,6584,6585,6586,6587″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndërtimi i ujësjellësit Marinëz dhe Jagodinë

Një lajm i shumëpritur dhe shumë i nevojshëm për banorët e fshatit Marinëz dhe Jagodinë.
Një tjetër premtim i mbajtur nga Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Sot, Kryebashkiakia Bufi i dha lajmin e mirë banorëve për fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në këto dy fshatra.
Një problem ky i trashëguar me dekada por së shpejti do t’i jepet zgjidhje përfundimtare.
[lsvr_gallery images=”6574,6575,6576,6577,6578,6579,6580″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Transparencë

Si çdo fillim jave dhe sot u zhvillua mbledhja e Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi me stafin drejtues të bashkisë. U diskutuan detyrat e përfunduara të caktuara nga java paraardhëse dhe problematikat qe hasen gjatë punëve të përditshme. Gjithashtu iu caktuan gjithësecilit detyrat që duhen zbatuar për këtë javë.
Të jemi transparent ndaj komunitetit është detyrim ligjor por mbi të gjitha moral.
[lsvr_gallery images=”6565,6566,6567,6568,6569″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Jehona e festës vazhdon!

Reportazhet nga revista dhe gazeta të ndryshme për Festën e Ullirit të organizuar nga bashkia Roskovec, s’kanë të mbaruar.
Jehona e festës vazhdon!
[lsvr_gallery images=”6446,6447,6448,6449″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me Komunitetin

Të jemi pranë komunitetit, të zgjidhim problemet e tyre dhe t’ja lehtësojmë sadopak jetesën, janë prioritetet tona.
Qytetarët sot u pritën dhe u sqaruan për të gjitha shqetësimet e tyre nga N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Çdo shqetësim i komunitetit është shqetësimi ynë.
Pranë komunitetit për çdo nevojë.
[lsvr_gallery images=”6439,6440,6441,6442,6443″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Sot, në ambientet e Qendrës për Informim të BE u zhvillua ceremonia e Nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes 12 bashkive përfituese dhe PNUD si pjesë e Programit ReLOaD.
Ky program është një projekt rajonal, i financuar nga Bashkimi Europian që synon të çojë përpara proçesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes forcimit të shoqërisë civile dhe rritjes së pjesëmarrjes aktive qytetare në vendim-marrjen lokale.
E pranishme në këtë ceremoni ishte Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi duke qënë së bashkia jonë është një nga bashkitë përfituese të këtij projekti.
Gjithashtu merrnin pjesë dhe kryetarë të bashkive të tjera nga projekti si dhe përfaqësues të Delegacionit Europian dhe PNUD në Shqipëri.
[lsvr_gallery images=”6421,6422,6423,6424,6425,6426,6427,6428,6429″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Majlinda Bufi, Kryebashkiakia e suksesshme

Ndryshimet, investimet që janë realizuar në këto dy vite qeverisje , nuk i vëmë re vetëm ne që i prekim dhe i jetojmë nga afër. Angazhimi maksimal i Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi për ta përmirësuar dhe për të promovuar vendin tonë është vënë re kudo.
Kush është gruaja që ndryshoi Roskovecin, Majlinda Bufi Kryebashkiakia e suksesshme.

Fjala Artistike

“Fjala Artistike” ishte aktiviteti i radhës në kuadër të Muajit të Letërsisë, i organizuar nga shkolla 9- vjeçare “Alush Grepcka” në ambientet e Pallatit të Kulturës, Roskovec.
Emocione të papërsëritshme përcollën artistët e vegjël tek të gjithë të pranishmit të cilët e kishin tejmbushur sallën.
Gjyshërit dhe prindërit prisnin me padurim kur vogëlushët e tyre dilnin në skenë.
Fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë recituan, kënduan dhe dramatizuan pjesë të ndryshme nga shkrimtarët më të njohur.
Krenarë për këta fëmijë të cilët do të jenë e ardhmja e vendit tonë.
Mirënjohës dhe falenderues për mësueset organizatore znj. Mimoza Xhindi, znj. Burbuqe Plaka dhe gjithë stafin e mësueseve të sektorit të letërsisë. 

[lsvr_gallery images=”6377,6378,6379,6380,6381,6382,6383,6384,6385″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Transparencë- Qeverisje e Suksesshme

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP, shpalli rezultatet e Monitorimi Kombëtar për implementimin e ligjit “Për të Drejtën e Informimit” në nivel të qeverisjes vendore.
Nga monitorimi Bashkia Roskovec është renditur në vendin katërt nga 61 bashkitë e Shqipërisë dhe është vlerësuar me notën 9.8.
Ky studim ka monitoruar disa nga karakteristikat më rëndësishme: Pjesëmarrja, Sundimi i ligjit, Transparenca, Përgjegjshmëria, Llogaridhënia, të cilat konsiderohen si parametrat kryesor për matjen e një qeverisje të mirë.
Ky vlerësim na bën të gjithëve krenarë, njëkohësisht na vendos përpara përgjegjësisë për të punuar akoma më shumë.

Facebook
Facebook