Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

PROJEKTI ZHVILLIMOR KUMAN

Punimet për projektin zhvillimor të qendrës së Kumanit nuk kanë ndalur asnjë ditë. Pas përfundimit të KUZ në këtë pjesë, kanë filluar të rregullohen pjesët e jashtme të pallateve ekzistues.
Jo vetëm punohet për anën funksionale por edhe për anën vizuale.
[lsvr_gallery images=”3743,3744,3745,3746″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INVESTOHET NE INFRASTRUKTURE RRUGORE

Rikonstruksioni, përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore është një ndër prioritetet kryesore të punës së Bashkisë Roskovec. Rruga Dushk në Njësinë Administrative Kurjan me një gjatësi prej 1430 metra , prej vitesh është kthyer në shqetësim për banorët, duke vështirësuar jo vetëm transportimin e prodhimeve bujqësore të zonës drejt vend – tregtimeve të tyre, por edhe të lëvizjes dhe komunikimit të përditshëm të vet banorëve
Pas hedhjes së çakullit në të gjithë gjatësinë e rrugës, ka filluar shtrimi i saj me rërë bituminoze.
Kjo është një tjetër rrugë që do t’i shtohet rrugëve me parametra europian që janë ndërtuar nga Bashkia Roskovec.
[lsvr_gallery images=”3735,3736,3737,3738,3739″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJE PREMTIM I MBAJTUR

Ashtu dhe sic ishte premtuar nga vetë kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi, ditën e djeshme filluan menjëherë punimet për të rindërtuar nga e para shtëpinë e familjes Fisheku. Puntorët e Bashkisë nisën prishjen e objektit dhe në vazhdimësi pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri.
[lsvr_gallery images=”3730,3731,3732″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FESTAT PO AFROJNE

Dritat festive të qytetit u ndezën.
Atmosfera festive në Roskovec filloi me ndezjen e dritave të pemës së Krishtëlindjeve dhe Vitit të Ri. Ishte puna e mirëkordinuar e sektorit të dekorit dhe punonjësve të pastrim gjelbërimit që bënë të mundur ndezjen e njëkohshme të dritave të pemës dhe ndrçimin e qiellit të qytetit të Roskovecit nga fishekzjarret shumëngjyrshe.
Të pranishëm në momentin e ndezjeve të dritave ishte nënkryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha dhe krye administratori z.Kadri Hyska. Emocionet më të mëdhaja i ndjenin fëmijët e vegjël që prisnin me padurim shkëlqimin e pemës.
[lsvr_gallery images=”3724,3725,3726,3727″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTRIMI KANALEVE KULLUES

Në Bashkinë Roskovec po punohet intesivisht për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës. Parandalimi i përmbytjeve është një nga synimet kryesore të Bashkisë sonë. Vazhdon puna për pastimin e kanalit K 271 me gjatësi 2700 mL i cili prek zonat Vidhisht-Kuman-Roskovec.
Ka përfunduar pastrimi i pjesës Roskovec- Kuman.
Angazhimi dhe puna jonë do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të kanaleve kulluese dhe vaditëse në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec , duke garantuar siguri dhe cilësi të prodhimeve bujqësore dhe investimeve të fermerëve.
[lsvr_gallery images=”3719,3720,3721″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJE LAJM I MIRE

Një lajm i mirë për familjen Fisheku !
Jo vetëm mbështetje material por edhe morale.
Për t’i ardhur në ndihmë familjes Fisheku , në fshatin Vidhisht të Njësisë Adminstrative Kuman, e cila jetonte në tendën provizore të ofruar nga Bashkia Roskovec, kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi , arriti sigurimin e një fondi të posatshëm për fillimin e menjëhershëm të ndërtimit të një shtëpie të re.
Filloi studimi i terrenit dhe matjet për nisjen e menjëhershme të punimeve. Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhuruan disa pako për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes Fisheku.
Jemi gjithmonë në ndihmë të komunitetit.
[lsvr_gallery images=”3708,3709,3710,3711,3712,3713,3714″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INVESTIME NE ARAPAJ

Infrastruktura rrugore dhe qytetërimi nuk është më një ëndërr edhe në Arapaj që është skaji më i largët i territorit nën administrimin e Bashkisë së Roskovecit.
Kështu fillon artkulli nga NeoAlb për investimin në Arapaj, një investim i munguar për shumë dekada.
Lexoni këtu artikullin e plotë
[lsvr_gallery images=”3702,3703,3704″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

VEPROJME QE TE PARANDALOJME

Ditën e sotme u zhvillua një takim midis Drejtorisë së Bujqësisë së Bashkisë Roskovec dhe Drejtorisë së Bujqësisë së qarkut Fier. Tematika e takimit të organizuar ishte marrja e masave për luftën kundër sëmundjes së dermatozës nodulare të gjedhit që ka prekur edhe zonën e Bashkisë sonë. U diskutuan metodat se si ti bëjmë paraprijë përhapjes së kësaj sëmundjeje.
[lsvr_gallery images=”3693,3694,3695,3696″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INFRASTRUKTURA RRUGORE

Janë drejt përfundimit punimet e filluara në rrugët e brendshme të lagjeve. Infrastuktura rrugore me parametra europiane janë objektivi kryesor i Bashkisë sonë të madhe. Për këtë arsye po i kushtohet një vëmendje e veçantë rrugëve dytësore të cilat po i kthejnë gjallërinë e humbur qytetit tonë.
[lsvr_gallery images=”3686,3687,3688,3689,3690″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

GEZUAR FESTEN E ÇLIRIMIT

Sot më 29 Nentor, ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit, kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Fier. Me këtë rast ajo zhvilloi një takim me përfaqësues të familjeve të veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve. Zonja Majlinda rikonfirmoi idetë dhe projektet e saj se vlerat e luftës dhe kontributin që dhanë djemtë e vajzat e krahinës së Roskovecit do të kujtohen e trashëgohen brez pas brezi.
[lsvr_gallery images=”3679,3680,3681,3682,3683″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]