Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

PRITJE ME POPULLIN

Si çdo ditë të enjte edhe sot u zhvillua takimi me komunitetin në ambientet e Bashkisë Roskovec. Pritja e rradhës u bë nga vetë Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda BUFI e cila j’u dha sqarime dhe përgjigje shqetësimeve dhe pyetjeve që qytetarët kishin. Jo vetëm ditën e caktuar për pritje populli por edhe çdo ditë tjetër Kryetarja është pranë qytetarëve për çdo gjë që ata kanë nevojë.
[lsvr_gallery images=”4058,4059,4060,4061,4062″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

HAPJA E RRUGEVE TE BLLOKUARA NGA BORA

Bashkia Roskovec ka filluar aksionin për pastrimin dhe hapjen e rrugëve të bllokuara pas borës që mbuloj gjithë zonën. Punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit, që në orët e para të mëngjesit, filluan me gërryerjen me skrep dhe hedhjen e kripës me qëllim eleminimin sa më shpejt të pranisë së akullit në rrugë. Pas këtyre masave të marra, situata po shkon drejt përmirësimit. Të gjitha instancat e Bashkisë do të jenë në gatishmëri për çdo rast urgjence.
Pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë.
[lsvr_gallery images=”4051,4052,4053,4054,4055″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vlersimi i Situatës së Qeverisjes Vendore

Ditën e djeshme, më datë 11 Janar 2017, në ambientet e Bashkisë Roskovec dhe të Pallatit të Kulturës u zhvilluan nga Instituti i Kërkimeve Urbane (IKU) takime mbi “Vlersimin e Situatës së Qeverisjes Vendore”. Proçesi u nda në dy faza: intervistë e strukturuar dhe takime me grupe të fokusuar. Qellimi i proçesit ishte vlersimi i drejtuesve të qeverisjes vendore. Në këto takime morën pjesë përfaqësues nga çdo drejtori dhe specialist të çdo fushe për të qënë sa më transparent.
[lsvr_gallery images=”4044,4045,4046,4047,4048″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projekti ” Rehabilitimi i Sistemit Ujitës nga Rezervuari i Kurjanit”

Ditën e sotme, më datë 11.01.2017, në ambientet e Pallatit të Kulturës u organizua takimi me përfaqësues të Bankës Botërore rreth projektit me temë “ Rehabilitimi i Sistemit Ujitës nga Rezervuari i Kurjanit”. Gjatë këtij prezantimi u dhanë detaje rreth mbarëvajtjes dhe menaxhimit të projektit, i cili do të lehtësoj në mënyrë të dukshme cilësinë dhe shërbimet për komunitetin. Të pranishëm gjatë prezantimit ishin K\ Administratori z. Kadri Hyska, N\ Kryetare znj. Bardha Begaj, Administratori i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu, Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Hysenj Agaçi , Drejtori i Shërbimeve z. Arben Dukaj, Drejtori i Bujqësisë z. Viktor Sakaj si dhe përfaqësues të Bankës Botërore. Një investim ky midis Bashkisë Roskovec dhe Bankës Botërore i cili do të filloj së shpejti.
[lsvr_gallery images=”4038,4039,4040,4041″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PERVJETORI I “ÇETES SE JAGODINES”

Sot më datë 10 Janar 2017, u festua përvjetori i “Çetës së Jagodinës”. Merrnin pjesë banorë të zonës , pjesëtarë të famijeve të veteranëve dhe të dëshmorëve, intelektualë etj…
Të pranishëm ishin gjithashtu K/ Administratori i Bashkisë Roskovec z. Kadri Hyska, N/ Kryetari z. Jorgo Begaj, përfaqësues i veteranëve Roskovec z. Vasil Kola, z.Maksim Goga, z. Miti Nito përfaqësues i “Komunitetit të Veteranëve Fier” dhe z. Sokrat Ikonomi përfaqësues i “Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve”. Pranë lapidarit në përkujtim të kësaj ngjarjeje u vendosën kurora me lule. Në këtë organizim fjalën përshëndetëse e mbajti z. Vasil Kola. Më pas, për rolin dhe kontributin e çetës, folën të gjithë përfaqësuesit me radhë. Titulli “Nderi i Organizatës” i’u dha z. Vangjel Kushi.
 [lsvr_gallery images=”4031,4032,4033,4034,4035″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

REHABILITIMI I KANALEVE

Vazhdojnë punimet për rehabilitimin dhe pastrimin e kanaleve vaditës në të gjithë territorin e Bashkisë. Këtë herë puna është zhvendosur në kanalin VMK2 në njësinë administrative Kuman, një investim ky i Bankës Botërore në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec. Puna ka filluar me pastrimin e kanalit dhe ka vazhduar me betonimin e tij.
[lsvr_gallery images=”4023,4024,4025″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

DREJT PERFUNDIMIT KOPSHTI NE ROSKOVEC

Shumë shpejt pritet të përfundoj kopshti më i ri në Roskovec. Edhe pak kohë dhe ky kopsht do të mbushet me jetë nga zërat dhe të qeshurat e fëmijëve. Punimet nuk kanë ndalur që nga dita e parë dhe do të vazhdojnë intesivisht që vogëlushët të kenë sa më shpejt një kopsht me kushte dhe parametra europian.
[lsvr_gallery images=”4017,4018,4019″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Drejt përfundimit ndërtimi i shtëpisë së familjes Fisheku.
Një nismë dhe një premtim i mbajtur nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec Znj. Majlinda Bufi.
Këtë fillim viti familja Fisheku do të ketë shtëpinë e saj të re.
Le të fillojë ky vit me një urim për të gjithë qytetarët e Bashkisë sonë të madhe dhe një premtim që ky Vit i Ri 2017 do të jetë viti i plotësimit të objektivave dhe realizimit të projekteve që Bashkia Roskovec ka për qytetarët e saj.
[lsvr_gallery images=”4011,4012,4013,4014″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

URIMI PER VITIN E RI

Të dashur bashkëqytetarë!
Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Bufi dhe stafi i Bashkisë Roskovec Ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2017!
Le të jetë ky viti i solidaritetit, progresit dhe sukseseve të reja.
Drita e dashurisë, paqes dhe mirësisë ndriçoftë në mendjet dhe zemrat tuaja.
Shëndet e mbarësi në familjet tuaja.
 

NDIHMA PER FAMILJET NE NEVOJE

Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës, nën kujdesin e veçantë të kryetares së Bashkisë znj. Majlinda Bufi në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, u bë shpërndarja e dekoderave për familjet përfituese të skemës së Ndihmës Ekonomike. Të pranishëm gjatë proçesit te shpërndarjes së dekoderave ishin           N /Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha dhe Drejtori i Financës z. Selman Çepele. Në total ishin 105 familje përfituese.
[lsvr_gallery images=”4003,4004,4005,4006,4007″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook