Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

” NJERIU I VITIT 2016 “

Një mbremje e shumëpritur nga të gjithë.
Në këtë fundvit për herë të parë Bashkia Roskovec, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, organizoi mbremjen Gala.
Vlera më e madhe e një qyteti janë banorët e tij. Në këtë mbremje Gala morën pjesë personalitete, banorë të Bashkisë Roskovec me profesione të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në fusha të ndryshme të jetës së qytetit.
Të pranishëm në këtë mbremje ishin drejtori i Drejtorisë Arsimore Fier, zv\Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe përfaqësues të USAID-it.
Më të veçantë këtë mbremje e bënë prezenca e familjes Qerimaj dhe aktorja e shumë njohur znj. Hajrie Rondo.
Kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi shpërndau dhe çmimet e mirënjohjes për mësuesen që rriti dhe edukoi shumë breza, pas vdekjes znj. Dafina Goga, çmim mirënjohje për aktoren e dashur nga të gjithë znj. Hajrie Rondo dhe gazetaren znj.Alma Çupi.
Gjatë kësaj mbremje N/Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha bëri prezent listën e bizneseve dhe i falenderoi për kontributin e tyre i cili do të shkojë në ndihmë të familjeve në nevojë.
Komisionet qytetare prej më shumë se njē muaj punë ,si dhe votimi i komunitetit , kanë shpallur dje vlerësimet për:
“Shkolla më e mirë ” – Adem Vrapi Roskovec
” Mësuesi/ja më i/e mirë” – Sofika Pelo
“Nxënësi/ja më i/e mirë ” – Ervisa Grembi
“Infemieri/ja më i/e mirë “- Manushaqe Çepele
“Fermeri/ja më i/e mirë ” – Uran Lushka
“Blegtori/ja më i/e mirë ” – Bashkim Hatia
“Sipërmarrësi/ja më i/e mirë”-Kujtim Kapo
“Kryetari më i mirë i fshatit ” – Vladimir Shehu
“Punonjësi/ja më i/e mirë e Bashkisë” – Rakip Hazizaj
“Sportisti/ja më i/e mirë ” – Redian Hatia
Qytetarët modelë të vitit 2016 në Bashkinë Roskovec !

[lsvr_gallery images=”3935,3936,3937,3938,3939,3940,3941,3942,3943,3944,3945,3946,3947″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

VLERSOJME NXENESIT E DALLUAR

Bashkia Roskovec organizoi sot një aktivitet festiv për nxënësit me rezultate të shkëlqyera.
Pallati i Kulturës u mbush si asnjëherë tjetër me prindër, mësues dhe fëmijë. Atmosferë festive dhe emocione të pafundme u dhuruan te çdo i pranishëm në sallë.
Në këtë aktivitet ishin edhe K/Administratori i Bashkisë Roskovec z.Kadri Hyska, N/Kryetari z.Isa Hoxha dhe z.Jorgo Begaj dhe përfaqësuesja e Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier znj.Yllka Beci, të cilët j’u shpërndan dhurata dhe i uruan nxënësve suksese të mëtejshme në mësime dhe një Vit të Ri të mbarë.
[lsvr_gallery images=”3926,3927,3928,3929,3930,3931,3932″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

MBLEDHJA E FUNDIT E KESHILLIT BASHKIAK

Dje më datë 21.12.2016 u zhvillua mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2016. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI. Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin dhjetor 2016
2. Miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2017
3. Miratimin e Buxhetit të Bashkisë për vitin 2017
4. Ndërtimin e një objekti banimi model në raste të emergjencës cilive
5. Projekti zhvillimor i qendrës së fshatit Luar dhe rikonstruksioni i plotë i rrugës Kuman- Luar- Vidhisht.

Për këto e probleme të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegime nga stafi drejtues i bashkisë dhe nga vetë kryetarja znj.Majlinda BUFI. Në fund u morën vendimet përkatëse.
[lsvr_gallery images=”3917,3918,3919,3920,3921,3922″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Thuaji Ndal Dhunës në Familje

Dhuna në marrdhëniet familjare nuk është një çështje private që i përket vetëm familjes, ajo është një çështje që i përket të gjithë shoqërisë. Është ngritur dhe funksionon pranë Bashkisë Roskovec, Reagimi i Koordinuar i Komunitetit me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim, PNUD.
Sot në ambientet e Pallatit të Kulturës u organizua takimi me temën “Mbi ngritjen e mekanizmit të koordinimit dhe referimit ndaj dhunës në familje” . Në këtë takim ishin të pranishëm znj. Aurela Bozo eksperte e UNDP-së kundër dhunës ndaj gruas, përfaqësues të bashkisë Roskovec krye administratori z. Kadri Hyska dhe nën kryetari i bashkisë z.Isa Hoxha, përfaqësues nga Prefektura, Gjykata e Rrethit Fier, Peace Corps, Drejtoria Arsimore Rajonale Fier, Komisariati i Policisë Roskovec , Zyra e Punësimit, Zyra e Avokatisë, përfaqësues nga spitali dhe shkollat Roskovec.
Znj. Aurela Bozo i shpjegoi të pranishmëve stukturën dhe mënyrën se si do të funksionoj ky projekt.
Në fund të takimit të gjithë dhanë mendimet dhe sygjerimet e tyre, në mënyrë që kjo strukturë e sapo ngritur, me përfaqësues nga të gjitha fushat të operoj sa më mirë.

[lsvr_gallery images=”3906,3905,3904,3903,3902,3901,3900,3898,3899″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KOMISIONI EKONOMIK I BUXHETIT DHE KOMISIONI PER ZHVILLIMIN E URBANISTIKES DHE NDERTIMET

Ditën e djeshme, më datë 20.12.2016, në sallën e mbledhjeve të Këshillit u mblodhën komisioni Ekonomik i Buxhetit dhe komisioni për Zhvillimin e Urbanistikës dhe Ndërtimet.
Në këtë takim u diskutuan paketa fiskale dhe projekt buxheti i Bashkisë Roskovec për vitin 2017, ndihmat ekonomike për muajin dhjetor 2016 dhe projekti zhvillimor i qendrës së fshatit Luar dhe rikonstrukisoni i plotë i rrugës Kuman- Luar- Vidhisht.
[lsvr_gallery images=”3909,3910,3911,3912,3913″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

UNE MISNISTER?!…

Sot ishte një ditë e veçantë në qytetin e Roskovecit dhe jo vetëm. Sic dhe ishte lajmëruar, në Pallatin e Kulturës u bë promovimi i librit “Unë ministër?!…” i autorit Thoma Goga.Salla e Mbledhjes së Këshillit u mbush plot me lexues, mësues, drejtues të shkollave dhe bashkëqytetar. Takimi filloi me dhurimin e luleve kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi e cila ka qënë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të projekteve kulturore. Të pranishëm në këtë promovim libri ishin historian i njohur z.Ilirjan Gjika, shkrimtari z.Mystehak Xhemali, botuesja e nderuar znj. Fatmiroshe Xhemalaj, redaktorët Përparim Hysi, Faslli Canaj dhe gjenerali Myslym Pashaj të cilët mbajtën nga një fjalim dhe uruan autorin për këtë libër të shkëlqyer dhe plot vlera që ju shtua jo vetëm qytetit të Roskovecit.
Për tu vlersuar është dhe përshëndetja e kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi e cila vlersoi aktivitetin e organizuar, uroi dhe shprehu vlersimet e saj për shkrimtarin dhe gjithë të pranishmit.
Ajo gjithashtu theksoi se mbështetja e saj nuk do të mungoj asnjëherë për këto evenimente.

[lsvr_gallery images=”3894,3893,3892,3891,3890,3889,3888,3871″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

ATMOSFERE FESTIVE

Sot dita e fëmijëve të kopshtit Roskovec nisi ndryshe nga ditët e tjera. Fondacioni “Fjala e Jetës” në bashkëpunim me bashkinë Roskovec dhuruan disa pako për fëmijët e këtij kopshti.
Në shpërndarjen e dhuratave mori pjesë vetë kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi e cila uroi vogëlushët për festat e fundvitit.
Fëmijët prisnin me padurim hapjen e pakove.
Gëzimi dhe lumturia dalloheshin në sytë dhe buzëqeshjet e tyre.
[lsvr_gallery images=”3879,3880,3881,3882,3883,3884″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PANAIRI I ZEJTARISË

Në Tiranë u hap panairi i zejtarisë nga data 16, 17 dhe 18 dhjetor 2016. Bashkia Roskovec në bashkëpunim me disa nga zejtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre u paraqit me një pavion të veçantë. Sipas strukturës së mallrave në këtë panair mund të promovoheshin dhe prodhimet BIO të zonës. Në këtë panairi u paraqitën zejtarë nga e gjithë Shqipëria. Midis pjesëmarrësve ishin Ivan Toro me prodhimin e vajit të ullirit, Jeta Hoxha me punime artistike si çentro, bluza, peceta, shami etj, Nexhmije Askushi – Bashkurti me kostume popullore, Nimete Kalliri gjithashtu me punime artistike dore, Lyter Toro me prodhimin e verës, Ramiz Sheme me punime metalike e pajisje shtepiake. Gjatë ditëve të panairit asistoi edhe Drejtori Artit e Kulturës z. Thoma Goga dhe Specialistja e Shërbimit Komunitar znj.Elfrida Goga.
Edhe ky panair ishte në kuadër të promovimit të aktivitetit që ushtrohet në Bashkinë e Roskovecit.

[lsvr_gallery images=”3864,3865,3866,3867,3868″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TESTIMI PER PRANIMIN NE SHERBIMIN CIVIL

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Roskovec më datë 15.12..2016 zhvilloi testimin me shkrim/intervistat me gojë për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, (specialistët) për grupin e pozicioneve:
• specialist të auditit të brendshëm
• specialist finance
• specialist mjedisi
• specialist të ndihmës ekonomike
• specialist urbanistike
• specialist i teknologjisë dhe informacionit
• specialist i transportit
Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Roskovec ku bëjnë pjesë:
Drejtori Juridik dhe i Burimeve Njerezore, Drejtori i Financës, , përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore, ekspertë të jashtëm sipas ligjit: pedagogë universiteti, avokatë, auditues i brendshëm dhe punonjës me eksperiencë të konsiderueshme pune në administratën publike.

[lsvr_gallery images=”3852,3853,3854,3855,3856,3857,3858,3859″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

UJE 24 ORE NE JAGODINE

Të harruar dhe të brakstisur për vite me rradhë kanë qënë banorët e Jagodinës. Të lënë në harresë nga qeverisjet e mëparshme për të siguruar ujin e pijshëm, burimin kryesor të jetesës, bashkia Roskovec ka nisur nga puna për zëvendësimiun e linjave të reja dhe vendosjen e kasetave dhe matësave të rinj.
Pas këtij investimi banorët e Jagodinës do të kenë 24 orë ujë pa ndërprerje duke i dhënë fund kështu vuajtjeve të tyre në kërkim të ujit.
[lsvr_gallery images=”3840,3841,3842,3843″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook