Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

DREJT PERFUNDIMIT KOPSHTI NE ROSKOVEC

Shumë shpejt pritet të përfundoj kopshti më i ri në Roskovec. Edhe pak kohë dhe ky kopsht do të mbushet me jetë nga zërat dhe të qeshurat e fëmijëve. Punimet nuk kanë ndalur që nga dita e parë dhe do të vazhdojnë intesivisht që vogëlushët të kenë sa më shpejt një kopsht me kushte dhe parametra europian.
[lsvr_gallery images=”4017,4018,4019″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Drejt përfundimit ndërtimi i shtëpisë së familjes Fisheku.
Një nismë dhe një premtim i mbajtur nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec Znj. Majlinda Bufi.
Këtë fillim viti familja Fisheku do të ketë shtëpinë e saj të re.
Le të fillojë ky vit me një urim për të gjithë qytetarët e Bashkisë sonë të madhe dhe një premtim që ky Vit i Ri 2017 do të jetë viti i plotësimit të objektivave dhe realizimit të projekteve që Bashkia Roskovec ka për qytetarët e saj.
[lsvr_gallery images=”4011,4012,4013,4014″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

URIMI PER VITIN E RI

Të dashur bashkëqytetarë!
Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Bufi dhe stafi i Bashkisë Roskovec Ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2017!
Le të jetë ky viti i solidaritetit, progresit dhe sukseseve të reja.
Drita e dashurisë, paqes dhe mirësisë ndriçoftë në mendjet dhe zemrat tuaja.
Shëndet e mbarësi në familjet tuaja.
 

NDIHMA PER FAMILJET NE NEVOJE

Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës, nën kujdesin e veçantë të kryetares së Bashkisë znj. Majlinda Bufi në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, u bë shpërndarja e dekoderave për familjet përfituese të skemës së Ndihmës Ekonomike. Të pranishëm gjatë proçesit te shpërndarjes së dekoderave ishin           N /Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha dhe Drejtori i Financës z. Selman Çepele. Në total ishin 105 familje përfituese.
[lsvr_gallery images=”4003,4004,4005,4006,4007″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PROJEKTI I UJIT TE PIJSHEM

Ditën e djeshme, më datë 28.12.2016, u zhvillua një “Dëgjesë Publike” mbi projektet e ujësjellsit në Marinëz. Nën drejtimin e kryetares së Bashkisë znj. Majlinda BUFI u bë prezantimi i 3 (tre) projekteve për ujin e pijshëm me të cilin do të furnizohet fshati i Marinzës dhe Jagodinës.
Në këtë takim ishin prezent përfaqësues nga Kompania Bankers Pertoleum, drejtori i Ujësjellës Kanalizime Roskovec (UKR) z.Admirand Stani, administratori i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu , përfaqësues të Bashkisë Roskovec dhe kryetari i fshatit Marinëz.
Diskutime dhe sugjerime të shumta u dhanë rreth tre projekteve dhe u vendos për një projekt përfundimtar i cili do të vihet në zbatim së shpejti.

[lsvr_gallery images=”3986,3987,3988,3989,3990,3991,3992″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Dhe pak ditë na ndajnë nga festa e Vitit të Ri. Në këtë ditë të veçantë jo të gjithë kanë mundësi të festojnë, prandaj Bashkia Roskovec në bashkëpunim me bizneset që operojnë në territorin e saj i kanë ardhur në ndihmë 70 familjeve më në nevojë.
Gjatë këtij dhurimi human mori pjesë N/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha i cili falenderoi dhe shprehu mirënjohje për bizneset që kontribuan në këtë nismë të Bashkisë dhe siguroi që nisma të tilla s’do të mungojnë asnjeherë në të ardhmen.
[lsvr_gallery images=”3959,3960,3961,3962″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

“Konsumator, Bli me zgjuarsi”

“Konsumator, Bli me zgjuarsi”.
Ditën e sotme , Bashkia Roskovec ka nisur një fushatë për sensibilizimin e konsumatorëve.
Një grup pune ka nisur shpërndarjen e fletë palosjeve dhe sensibilizimin e komunitetit për të drejtat e tyre si konsumator.
[lsvr_gallery images=”3965,3966,3967,3968″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTRIMI I KANALEVE KULLUES

S’ka ndaluar asnjë ditë puna për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës. Ka filluar pastrimi i kanalit kullues me gjatësi 800 ml në fshatin Vidhisht, Njësia Administrative Kuman.
Një punë që do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjithë kanaleve kulluese dhe vaditëse në territorin e Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”3953,3954,3955,3956″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Gëzuar Krishtlindjen!

Gëzuar Krishtlindjen!
Bashkia Roskovec uron të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën Gëzuar Krishtlindjen. Sjelltë kjo festë mirësi, gëzim, shpresë, besim dhe forcë për mbarë shqiptarët.
Zoti bekoftë familjet tuaja të shtrenjta!
 

” NJERIU I VITIT 2016 “

Një mbremje e shumëpritur nga të gjithë.
Në këtë fundvit për herë të parë Bashkia Roskovec, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, organizoi mbremjen Gala.
Vlera më e madhe e një qyteti janë banorët e tij. Në këtë mbremje Gala morën pjesë personalitete, banorë të Bashkisë Roskovec me profesione të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në fusha të ndryshme të jetës së qytetit.
Të pranishëm në këtë mbremje ishin drejtori i Drejtorisë Arsimore Fier, zv\Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe përfaqësues të USAID-it.
Më të veçantë këtë mbremje e bënë prezenca e familjes Qerimaj dhe aktorja e shumë njohur znj. Hajrie Rondo.
Kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi shpërndau dhe çmimet e mirënjohjes për mësuesen që rriti dhe edukoi shumë breza, pas vdekjes znj. Dafina Goga, çmim mirënjohje për aktoren e dashur nga të gjithë znj. Hajrie Rondo dhe gazetaren znj.Alma Çupi.
Gjatë kësaj mbremje N/Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha bëri prezent listën e bizneseve dhe i falenderoi për kontributin e tyre i cili do të shkojë në ndihmë të familjeve në nevojë.
Komisionet qytetare prej më shumë se njē muaj punë ,si dhe votimi i komunitetit , kanë shpallur dje vlerësimet për:
“Shkolla më e mirë ” – Adem Vrapi Roskovec
” Mësuesi/ja më i/e mirë” – Sofika Pelo
“Nxënësi/ja më i/e mirë ” – Ervisa Grembi
“Infemieri/ja më i/e mirë “- Manushaqe Çepele
“Fermeri/ja më i/e mirë ” – Uran Lushka
“Blegtori/ja më i/e mirë ” – Bashkim Hatia
“Sipërmarrësi/ja më i/e mirë”-Kujtim Kapo
“Kryetari më i mirë i fshatit ” – Vladimir Shehu
“Punonjësi/ja më i/e mirë e Bashkisë” – Rakip Hazizaj
“Sportisti/ja më i/e mirë ” – Redian Hatia
Qytetarët modelë të vitit 2016 në Bashkinë Roskovec !

[lsvr_gallery images=”3935,3936,3937,3938,3939,3940,3941,3942,3943,3944,3945,3946,3947″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook