Thuaji ndal dhunës!
Nëse ndiheni të dhunuar drejtohuni pranë Reagimit të Koordinuar të Komunitetit në Bashkinë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”5717,5718,5719,5720,5721″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Në rrugën Suk 1- Arapaj- Samaticë.
Vazhdojnë punimet për rikonstrukionin e kësaj rrugë të lënë në harresë dhe gjendje të mjerueshme për shumë vite.
Një investim i shumëpritur i cili do të rikthejë komunikimin e munguar dy bashkive, dy qarqeve dhe dy zonave bujqësore.
Puna vijon ende …
[lsvr_gallery images=”5732,5733,5734,5735,5736″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Të jemi pranë komunitetit është prioriteti jonë. Nismat humanitare për të mbështetur familjet në nevojë nuk kanë përfunduar.
Vazhdon ndërtimi i shtëpisë për familjen e Bashkim Himës në njësinë administrative Strum, Suk 2.
[lsvr_gallery images=”5739,5740,5741,5742,5743,5744″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Është zhvilluar takimi me drejtues të Agjensisë për Zbatimin e Reformës Administrative –Territoriale, projekti “Star 2”.
Të pranishëm në këtë takim ishin
N/Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, Administratori z. Kadri Hyska dhe drejtuesit e drejtorive përkatëse. Tema e këtij takimi ishte vlerësimi i performancës së bashkive pas zbatimi të kësaj reforme.
[lsvr_gallery images=”5747,5748,5749,5750,5751″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjeçare “7 Dëshmorët” në Strum.
Një bashkëpunim ky i bashkisë Roskovec dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), me financim të këtij të fundit.
Nxënësit e kësaj shkolle do ta fillojnë vitin e ri mësimor me një shkollë e cila mund të thuhet se do të jetë një nga shkollat model për nga ana infrastrukturore dhe jo vetëm.
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5696,5697,5698,5699,5700,5701″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Ashtu dhe siç ishte lajmëruar, ditën e festës së Roskovecit, u luajtën dy ndeshje.
Ndeshja e parë ishte midis ekipit të veteranëve të Roskovecit dhe atij të Njësive Administrative. Një ndeshje kjo e mbushur me emocion dhe për vetë faktin se këta veteran që kanë krijuar historinë e Rrufes riluajtën pas kaq shumë vitesh të lënë në harresë. Pasioni me të cilën ata luanin ishte një shembull për të gjithë sportdashësit. Kampion nga kjo ndeshje doli ekipi i Roskovecit ku arriti të fitonte me penallti me rezultatin 4-2.
Ndeshja e dytë ishte finalja e madhe për kupën “24 Korriku” midis ekipeve të Roskovecit dhe Kumanit. Në secilin lojtar dallohej lehtësisht energjia, serioziteti dhe dëshira që ata kishin për të luajtur . Nga ndeshja e të rinjëve doli fitues ekipi i Roskovecit me rezultatin 2-0.
Gjatë fjalimit të saj Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi shprehu se ajo do të bëjë të pamundurën që ta rikthejë dhe njëherë futbollin në nivelin që ai ka qënë dikur.
Në fund të ndeshjeve u shpërndanë çertifikatat e mirënjohjes dhe cilësisë për albitrat, golashënuesi më i mirë, lojtari më i mirë dhe ekipi më i mirë.
S’mund dhe të mos mungonin kupat për të dyja ekipet kampion.
Suksese të gjithave ekipeve dhe faleminderit për emocionet e dhuruara gjatë këtij kampionati kaq të bukur.
[lsvr_gallery images=”5660,5661,5662,5663,5664,5665,5666,5667,5668,5669,5670″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
“ Ndër shekuj shitet dhe blihet; njerëzia takohet, dija dhe tradita trashëgohet…”
Ku tjetër përveç se në Roskovec, tashmë me një vepër monumentale e cila do të kujtojë dhe do ta bëjë të paharrueshme historinë brez pas brezi.
Është viti i dytë që Roskoveci feston festën e qytetit. Të gjithë banorët e të gjitha fshatrave të bashkisë u bashkuan për të festuar këtë festë e cila është kthyer në traditë për Roskovecin.
Ishte menduar për çdo detaj; muzika ,zbukurimet
, panairi i cili promovoi vlerat kulturore dhe artistike të Roskoveci dhe pikturat nga artistët e zonës tonë.
Por festa nuk mbaroi me kaq.
Dy ndeshje , dy ekipe kampion, dy kupa të fituara me zotësi
, një koncert emocionues me këngëtarët e mirënjohur Petrit Lulo, Dritan Hajdini, Mariza Ikonomi, Jazz club Band dhe humoristët Cekja i Beratit dhe Rita Lati.
S’ka fjalë që mund të përshkruajnë atmosferën e ditës së djeshme. Fotot flasin vetë.
Ta gëzojmë ndër vite këtë festë !
Ta kujtojmë brez pas brezi historinë tonë !
[lsvr_gallery images=”5673,5674,5675,5676,5677,5678,5679,5680,5681,5682,5683,5684,5685,5686,5687,5688,5689,5690,5691,5692,5693″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”
Nuk e besoni???
Po po në Vidhisht jemi.
🔜Janë drejt përfundimit punimet në qendrën e Vidhishtës, investim ky nga të ardhurat e bashkisë.
Kujdesemi dhe për detajin më të vogël në mënyrë që të arrijmë objektivin final: një qendër bashkëkohore, shplodhëse e cila do i japi jetë dhe gjallëri Vidhishtës.
[lsvr_gallery images=”5652,5653,5654,5655,5656,5657″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Nuk ka nevojë për fjalë😉 Ndryshimi duket!
👍
Një ambient i gjelbëruar 🌳
🌼
🌻dhe shplodhës për të gjithë banorët. Ashtu siç trasformuam këtë zonë, ashtu dhe do të trasformojmë çdo cep në gjithë territorin e bashkisë tonë, për ta bërë një vend më të mirë për të jetuar.
#Hapësira_publike
#Ambiente_të_gjelbëruara
[lsvr_gallery images=”5643,5644,5645,5646,5647,5648″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Festa e Roskovecit po afron.
Objektivi kryesor këto ditë ka qënë sistemimi dhe përfundimi i punimeve tek rrethrrotullimi, pikërisht atje ku pas disa ditësh do të vendoset edhe shtatorja “Pazari i Roskovecit”.
Puntorët e bashkisë po punojnë mbi format dhe detajet zbukuruese të projektit artistik të cilat shoqërojnë shtatoren.
[lsvr_gallery images=”5623,5624,5625,5626″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]