Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Rilindje Urbane

Pas ndërtimit të trotuarit dhe vendosjes së ndriçimit, nisëm punën për asfaltimin e rrugës pranë shkollës “Alush Grepcka”.
Sot jemi këtu, nesër diku tjetër… 
Do të vazhdojmë me këtë ritëm në çdo rrugë të njësive administrative, për të siguruar urbanizim sa më të shpejtë.
[lsvr_gallery images=”5910,5911,5912,5913,5914,5915,5916″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ripërtëritje e bujqësisë

Projekti i financuar nga Banka Botërore “Rehabilitimi i rrjetit ujitës”, përfshin zonat: Roskovec, Kuman, Zharrëz, Portëz dhe Sheq, me një gjatësi prej 23 km në total.
Punimet për veshjen trapezoidale me beton të rrjetit ujitës janë drejt përfundimit.
Standard dhe cilësi e garantuar!
[lsvr_gallery images=”5879,5880,5881,5882″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Arsim Cilësor

Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “7 Dëshmorët” , Strum.
Punë dhe angazhim maksimal për të siguruar sa më shpejt kushte më të mira për fëmijët që do të frekuentojnë këtë shkollë. Një bashkëpunim i suksesshëm midis bashkisë Roskovec dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), me financim të këtij të fundit.
#Arsim_Cilësor
#Kushte_Bashkohore

[lsvr_gallery images=”5885,5886,5887,5888,5889″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura Rrugore

Jo më gropa dhe baltë në rrugën “Pilo Kola”.
Tashmë është drejt përfundimit asfaltimi.
Një projekt i plotë më ndriçim, trotuare, hapësira të gjelbëruar dhe asfaltim. Ky investim ashtu si dhe çdo investim tjetër i bërë nga bashkia Roskovec, jo vetëm që përmirëson jetesën e qytetarëve në këtë lagje por rrit dhe vlerën e pronave të tyre.
[lsvr_gallery images=”5892,5893,5894,5895,5896,5897,5898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Bashkia uron!

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi dhe stafi i Saj, me rastin e festës së Kurban Bajramit urojnë besimtarët myslimanë:
“Gëzuar KURBAN BAJRAMIN! 
Paqja, harmonia, toleranca dhe dashuria mbizotëroftë në familjet tuaja!”

Rikonstruksioini i rrugës Velmish

Jo vetëm në Roskovec 
Duke punuar çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë sonë 
Jemi gati në përfundim të rrugës në qendër të Velmishit, njësia administrative Strum, me të gjitha standartet urbanë.
[lsvr_gallery images=”5903,5904,5905,5906,5907″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Konferenca e Parë Zgjedhore e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës u organizua Konferenca e Parë Zgjedhore e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut (OKDA). Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të familjeve të veteranëve dhe dëshmorëve, të deleguar të Kryesisë së Përgjithshme të OKDA, përfaqësues nga bashkia dhe prefektura.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i OKDA Fier z. Sokrat Ikonomi dhe më pas fjalën e mori i deleguari i Kryesisë së Përgjithshe të OKDA-së z. Todi Bozo dhe përfaqësuesi i prefekturës z. Maksim Goga. Qellimi i këtij takimi ishte krijimi i strukturave drejtuese të degës së re të OKDA-së.
Në mënyrë unanime antarësia dhe drejtuesit e pushtetit vendor propozuan si drejtues të Kryesisë z. Thoma Goga, N/ kryetar z. Agur Xhafa dhe z. Kasem Ruko dhe sekretar z. Gëzim Goga.
Të zgjedhurëve i urojmë suksese në detyrën e tyre të re.

[lsvr_gallery images=”5919,5920,5921,5922,5923,5924″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Kemi nisur me ndërtimin e çatisë në shtëpinë e fëmijëve Myftaraj, Vlosh. Nuk e kemi ndalur punën dhe nuk do të ndalemi deri sa t’i ofrojmë këtyre fëmijëve një shtëpi të sigurt dhe komode për të jetuar.
 
[lsvr_gallery images=”5998,5999,6000″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i rrjetit ujitës

Në kanalin ujitës V4, në Kuman , po punohet për veshjen trapezoidale me beton. Dhe ky kanal është pjesë e projektit “Rehabilitimi i rrjetit ujitës” mbështetur nga Qeveria Shqiptare dhe financim nga Banka Botërore. 
#Pranë_fermerëve
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5991,5992,5993,5994,5995″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pranë fermerëve

Bashkia Roskovec po punon për t’i ardhur në ndihmë fermerëve lidhur me pastrimin e kanaleve vaditës dhe kullues në të gjithë territorin e saj.
Sot jemi në Suk, duke punuar për pastrimin dhe veshjen me beton të kanalit vaditës V 39, punë kjo që po bëhet nga të ardhurat e bashkisë.
#Pranë_fermerëve
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”6004,6005,6006,6007,6008,6009,6010,6011″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook