Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Për një ambient të gjelbëruar

Punë të vogla por shumë të rëndësishme!
Ashtu si çdo pjestar i familjes kujdeset për ambientin dhe pastërtinë e shtëpisë së vetë, ashtu dhe puntoret e papërtuara të sektorit të pastrim gjelbërimit, kujdesen në çdo kohë për shtëpinë tonë të përbashkët, Roskovecin.
[lsvr_gallery images=”6135,6136,6137,6138,6139″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vizitë pune në Komunën Castelfranco

Për tre ditë me radhë , një delegacion i bashkisë Roskovec, i përbërë nga këshilltarë dhe specialistë të administratës ishin mysafirë në komunën Castelfranco, Bolonjë, Itali.
Përfaqësuesit janë mirëpritur nga zëvendëskryetarja e komunës zj. Nadia Caselgrandi. Eksperienca e Saj në drejtimin e kësaj komune, vendimarrja në këshillin bashkiak, struktura organizative, ishin disa nga temat e takimit. Gjithashtu u diskutua dhe për një bashkëpunim të mundshëm në fushën e shërbimeve sociale dhe bujqësisë. Në kuadër të këtij bashkëpunimim, së shpejti do të zhvillohet një tjetër vizitë në bashkinë Roskovec, me përfaqësues të kësaj komune.
Kjo vizitë punë do t’ju shërbej këshilltarëve tanë në vendimarrje, punonjësve të administratës në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit në partneritetet me investitorë dhe tregtarë të interesuar.

[lsvr_gallery images=”6063,6064,6065,6066,6067,6068″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve ujitës

Një nga prioritetet e bashkisë sonë është të jetë gjithmonë në ndihmë të fermerëve, për t’ju ofruar atyre lehtësira në punën e tyre.
Punimet për rehabilitimin e kanaleve ujitës janë drejt përfundimit. Pas veshjes me beton, puntorët janë duke punuar për vendosjen e portave.
#Rehabilitimi_kanaleve_ujitës
[lsvr_gallery images=”6048,6049,6050,6051,6052,6053,6054″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Social Qendër Komunitare

Filluam punimet për ndërtimin e “Social Qendër Komunitare”, bashkëpunim midis bashkisë Roskovec, Youth Act dhe financim të IADSA.
Me shtimin e popullsisë dhe sidomos grupmoshave të reja, kërkesat dhe nevojat e tyre janë në rritje. Prandaj bashkia Roskovec po mundëson ndërtimin e kësaj qendre, qellimi i së cilës është të ndihmojë të rinjtë të shtojnë horizonte, te shpalosin idetë dhe mendimet e tyre, të përkrahen dhe të argetohen.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë dhe jo vetëm, për të njohur dhe zhvilluar më shumë veten e tyre.
[lsvr_gallery images=”5971,5972,5973,5974,5975,5976,5977,5978,5979″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KUZ Agaçaj

Çdo ditë nga një investim i ri në bashkinë Roskovec 
Kanë filluar punimet e kanalizimeve dhe ujrave të zeza në lagjen Agaçaj, Njësia Administrative Strum.
Një investim i domosdoshëm dhe shumë i kërkuar nga banorët, nga të ardhurat e bashkisë.
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5963,5964,5965,5966,5967,5968″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i rrjetit ujitës

Jemi në Marinëz, njësinë administrative Kuman, duke punuar për rehabilitimin e kanalit vaditës.
Ky kanal është pjesë e projektit “ Rehabilitimi i rrjetit ujitës”, mbështetur nga Qeveria Shqiptare dhe financim nga Banka Botërore.
#Ripërtëritje_bujqësisë
#Në_ndihmë_të_fermerëve
 [lsvr_gallery images=”5955,5956,5957,5958,5959,5960″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës “Suk 1- Arapaj- Samaticë”

Çdo ditë jemi një hap përpara në rikonstruksionin e rrugëve, rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit, sistemimin e kanalizimeve dhe ujrave të zeza, etj.
🔛Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Suk 1- Arapaj- Samaticë për t’a kthyer në funksion të plotë këtë rrugë kaq shumë të dëshiruar nga banorët e zonës.
Drejt #Transformimit_Urban[lsvr_gallery images=”5945,5946,5947,5948,5949,5950,5951,5952″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita e parë e shkollës

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier z. Shkëlqim Allkaj dhe N/ Kryetarin e bashkisë z. Isa Hoxha, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kanë përcjellë urimet më të përzemërta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm mësuesve dhe nxënësve të bashkisë nga shkolla e mesme “ Adem Vrapi”.
“Uroj të gjithë nxënësit sukses për këtë vit të ri mësimor, suksese për një vit plotë me energji, me dëshirën për të përvetësuar dijen, për t’u bërë qytetarë më të mirë dhe mbi të gjitha për të zhvilluar njohuri pozitive, për të pasur një Roskovec më të mirë në të ardhmen”, – tha ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi. Kryebashkiakja premtoi se pushteti vendor ashtu si deri më sot, do të jetë pranë shkollës duke plotësuar kushtet optimale për zhvillimin e proçesit mësimor.
Një urim i veçantë i’u përcoll dhe mësuesëve, këta misionar të dijes, të cilët me këmbënguljen, durimin, dëshirën dhe pasionin e tyre po përgatisin qytetarë më të denjë për familjen, shoqërinë dhe kombin.
Vlerësime për punën Tuaj mësues !
E ardhmja është në duart tuaja në përgatitjen e brezave.
Suksese të gjithëve!

[lsvr_gallery images=”5932,5933,5934,5935,5936,5937,5938,5939,5940,5941,5942″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

U prehsh në paqe e Madhja jonë !

Aktorja e njohur e filmit, teatrit dhe humorit zj.Hajrie Rondo, nuk ka mundur ta fitojë betejën disa vjeçare me sëmundjen.
Ajo ka ndërruar jetë sot në moshën 66-vjeçare duke lënë pas një karrierë të pasur me role në teatër dhe kinematografi.
Pak kohë më parë ajo u nderua nga bashkia Roskovec me “Çmimi i Mirënjohjejes” ,
ku ajo ndau dhe një mesazh të ndjerë për jetën.
U prehsh në paqe e Madhja jonë. Do të jesh e paharruar nëpërmjet roleve të tua të papërsëritshme.
Të qoftë dheu i lehtë!

 

Shtëpia e fëmijëve Myftaraj

Jemi në Vlosh, pranë familjes Myftaraj. Përfunduam ndërtimin e çatisë. Pa humbur kohë do fillojmë me suvatimin e shtëpisë.
Shumë shpejt kjo shtëpido të mirëpresë fëmijët të cilët do t’i japin jetë.
#Gjithmonë_pranë_familjeve_në_nevojë
[lsvr_gallery images=”5982,5983,5984,5985″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook