Rikonstruksioni i plotë i shkollës “ Adem Vrapi”
Mirëmbrema miq,
Me lajmin e mirë se ka filluar rikonstruksioni i plotë i shkollës “ Adem Vrapi”, ju urojmë një javë të mbarë.
Ky projekt synon rehabilitimit e plotë të shkollës dhe ndërtimin e ambienteve sportive të hapura dhe të mbyllura .
Investimi do të krijojë ambiente bashkëkohore për një proçes arsimor sa më të mirë të nxënësve dhe përmirësimin e kushteve të punës të mësuesve, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollë me standarde bashkëkohore.
Palestra do të plotësojë të gjitha standardet, duke bërë në këtë mënyrë që edhe një tjetër shkollë në Roskovec të jetë model për sa i përket infrastrukturës.
Ky projekt financohet nga Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajonit.
#përmirësiminfrastrukturësarsimore
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”10156″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]