Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: April 2018

Kampionati i volejbollit për vajza

U zhvillua sot ndeshja finale e volejbollit për femra ndërmjet shkollave të mesme “Adem Vrapi” dhe “Didin Bishani”, ndeshje kjo e cila përcolli emocione tek të gjithë sportdashësit.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte N/ Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha , i cili uroi sportistet për lojën dhe emocionet që ato përcollën dhe njëkohësisht iu dha skuadrave nga një çertifikatë mirënjohje.
Në këtë finale kryesoi skuadra e shkollës “Didin Bishani”.
Ky kampionat i cili do të pasoj dhe me kampionatin e djemëve u organizua nga specialisti i sportit z. Eldison Kapo.
[lsvr_gallery images=”7952,7953,7954,7955,7956,7957,7958″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Takime me komunitetin

Takime periodike me qytetarët tanë.
Kjo traditë do të vazhdojë për qënë më afër komunitetit ;
të marrim mendimin e tyre mbi problematikat që ata kanë .
Sot, kryetarja znj. Majlinda Bufi zhvilloi takimin e përjavshëm me komunitetin , të cilëve iu dha sqarimet dhe shpjegimet përkatëse për çdo shqetësim dhe problem .
Çdo komunikim me qytetarët na bën më shumë përgjegjës për punën tonë.
#PranëQytetarëve
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”7969,7970,7971,7972,7973,7974,7975,7976″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kampionati i volejbollit për vajza

Filloi kampionati i volejbollit midis klasave të shkollave të mesme të Bashkisë Roskovec.
Këto ndeshje do të vazhdojnë deri në finalen e madhe nga e cila do të shpallim dhe shkollën fituese.
Ndeshja e parë u zhvillua midis klasave të shkollës “Adem Vrapi”. Emocione të shumta shoqëruan pjesëmarrësit dhe të ftuarit e pranishëm.
Nuk ka edukim, pa edukim fizik!
[lsvr_gallery images=”7979,7980,7981,7982,7983,7984″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rëndësia e librit në erën dixhitale

Aktivitetet me të rinjtë vazhdojnë…
“Rëndësia e librit në erën dixhitale”
Kjo ishte tema e cila përfshiu në një bashkëbisedim nxënësit e shkollës “Adem Vrapi” , përfaqësuesit e Youth Act dhe përfaqësuesit e Bashkisë Roskovec.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe shkrimëtari roskovecar z. Flamur Çepele i cili dha opinionin e tij mbi këtë temë kaq të rëndësishme.[lsvr_gallery images=”7597,7598,7599,7600″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ujësjellësi në punë!

Vazhdojnë punimet për zëvendësimin e linjave të amortizuara të ujësjellësit.
Cilësia e shërbimit mbi të gjitha!
[lsvr_gallery images=”7603,7604,7605,7606″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Ndërkombëtare e Romëve

Sot, Dita Ndërkombëtare e Romëve.
Në kujtim të kësaj dite, Bashkia Roskovec organizoi një aktivitet gjatë të cilit u tregua historia e Romëve, himni dhe traditat e tyre.
Himni, muzika tradicionale dhe lojrat e shpejtësisë ishin ato të cilat ngritën publikun në këmbë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte N/Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha i cili uroi komunitetin Rom në këtë ditë të shënuar dhe shprehu se : “Bashkia Roskovec do të punoj për të avancuar përfshirjen sociale të komunitetit Rom dhe për ti mundësuar aksese më të mirë në shërbime dhe në punësim”.
Të gjithë mund të kontribuojmë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.
#Dita_Ndërkombëtare_e_Romëve

[lsvr_gallery images=”7610,7611,7609,7612,7613″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Gëzuar Pashkët!

Gëzuar Pashkët!
Shëndet, mbarësi e begati paçi ju edhe familjet tuaja!
Le të bëhemi çdo ditë më të mirë për t’u ndjerë më mirë e për ta bërë botën më të mirë!
Gëzuar për të gjithë!
 
 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak, për një emergjencë …

Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Mbrojtje nga lumi i Semanit i stacionit të pompave Hoxhenj, Suk 1.
2. Miratimin e ndryshimeve në Buxhetin e Bashkisë për vitin 2018.
Informohuni për vendimet e Këshillit Bashkiak.
Informacioni është pushtet. 

[lsvr_gallery images=”7627,7628,7629,7630,7631,7632″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Puna vazhdon…

Pavarësisht se është ditë pushimi, punëtorët e ujësjellës kanalizime Roskovec nuk e kanë ndalur punën.
Po punojmë që ti japim banorëve të zonës shërbimin që ata meritojnë. 
[lsvr_gallery images=”7620,7621,7622,7623,7624″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook