Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: April 23, 2018

Rilindje e Bujqësisë

Kur themi #Rilindje_të_Bujqësisë kuptojmë rehabilitimin dhe rikthimin e funksioneve të kanaleve kulluese dhe vaditëse. Sot jemi duke punuar për sistemin kullues, i cili do t’i shërbejë komunitetit të fshatrave Marinëz dhe Jagodinë.
Një punë që do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjithë kanaleve kulluese dhe vaditëse në territorin e Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”7824,7825,7826,7827″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbrojmë ambientin!

14000 fidan të rinj u mbollën në digën e liqenit të Kurjanit.
Investimet janë detyrim i Bashkisë, mirëmbajtja është obligim i përbashkët.
Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për tu kujdesur për këto investime që po bëhen në Bashkinë Roskovec.
Së bashku ne mundemi!
[lsvr_gallery images=”7841,7842,7843,7844″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Dita e Tokës

Çdo vit më 22 Prill, shtetet në të gjithë botën ia kushtojnë ditën vlerësimit të shtëpisë sonë, planetit Tokë.
Edhe sot, Sektori i Mjedisit në bashkëpunim me Këndin e BE-së pranë Bashkisë Roskovec, organizuan disa aktivitete në kuadër të kësaj dite.
Disa nga aktivitetet e ndërmarra për të mbrojtur mjedisin ishin: marshim i nxënësve me pankarta në duar, lëvizje me biçikleta, pastimi i ambienteve ku jetojme e punojmë si dhe mbjellja e pemëve.
Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithëve në mbrojtje të Tokës.
#Dita_Ndërkombëtare_e_Tokës
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7830,7831,7832,7833,7834,7835,7836,7837,7838″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook