Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: December 2017

Rehabilitimi i kanaleve kulluese

Puna e mirë e bashkisë Roskovec në rehabilitimin e kanaleve kullues në të gjithë territorin e bashkisë, ishte e dukshme në periudhën me rreshjeve të dendura shiu që sapo kaluam. 
Por puna jonë nuk ndal këtu.
 Sot jemi në Arapaj duke punuar në kanalin kullues K 349.
Në Arapaj sot, nesër tjetër kund.
[lsvr_gallery images=”6821,6820,6819,6818,6817,6816″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

“Njeriu i Vitit 2017”

Sot në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua takimi me antarët e komisioneve të ngritura për vlerësimin e kritereve për çmimin “ Njeriu i Vitit 2017”.
Të pranishëm në këtë takim ishin Prefekti i Qarkut Fier z. Baki Bala, N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, Drejtoresha e Organizatës së Shoqerisë Civile “Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi” znj. Ronada Hoxha.
Pjesëmarrësit dhanë mendime dhe sygjerime për proçesin e votimit dhe kriteret që duhen plotësuar për të marrë këtë çmim.
Votimi për çmimin “Njeriu i Vitit 2017” filloi sot më datë 07 Dhjetor dhe mbyllet më datë 15 Dhjetor.
Stendat dhe kutitë janë vendosura pranë : Bashkisë Roskovec dhe Njësive Administrative Kuman, Kurjan, Strum.
Unë do votoj!
Voto dhe TI!

[lsvr_gallery images=”6824,6825,6826,6827,6828,6829″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJERIU I VITIT 2017

“NJERIU I VITIT 2017”
Bashkia Roskovec organizon për herë të dytë aktivitetin “ Njeriu i Vitit 2017”. Këto janë çmime të përvitëshme të cilat do tu jepen figurave më përfaqësuese, që kanë kontribute të veçanta në fusha të ndryshme të jetës.
Për të bërë një zgjedhje sa më objektive, të gjithë banorët e bashkisë Roskovec janë të lutur dhe të lirë të japin propozimet e tyre për “Njeriu i Vitit 2017”, në stendat dhe kutitë e vendosura pranë : Bashkisë Roskovec dhe Njësive Administrative Kuman, Kurjan, Strum.
Votimi fillon sot më datë 7 Dhjetor dhe mbyllet në datën 15 Dhjetor.
Bëhuni pjesë e këtij votimi!
Kujdes! Votohet vetëm NJË herë!

Festat po afrojnë!

Edhe në qytetin tonë ka nisur të ndihet “aroma” e Krishtlindjeve.
Tradita nuk harrohet as në Roskovec. 6 dhjetori është dita kur përkujtohet Shën Nikolla dhe zbukurohet pema e Krishtlindjeve, një nga zakonet më të përhapura të Krishtlindjeve, duke shënuar kështu fillimin “zyrtar” të festave të fundvitit.
Prej pak ditësh në qytet është ndjerë “aroma” e Krishtlindjeve. Shumë nga dyqanet e qytetit, që në fund të muajit nëntor, i kanë kthyer bizneset e tyre në tregtime mallrash festive . Të shumta janë edhe reklamat në rrugë të cilat i shtohen atmosferës festive me muzikën e Krishtlindjeve.
Së fundi edhe Roskoveci po shkëlqen nga dritat e Pemës së Krishtlindjeve.
Dritat festive të qytetit u ndezën.
I pranishëm në momentin e ndezjes së dritave ishte N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha. Emocionet më të mëdhaja i ndjenin fëmijët e vegjël që prisnin me padurim shkëlqimin e pemës.

[lsvr_gallery images=”6832,6833,6834,6835,6836,6837″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projekti ReLOaD

Pranë Pallatit të Kulturës, sot u zhvillua takimi me Organizatat e Shoqërisë Civile OSHC të cilat operojnë jo vetëm në territorin e bashkisë Roskovec. Ky takim u organizua në kuadër projektit “ReLOaD” i cili financohet prej Bashkimit Europian dhe në partneritet midis Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( PNUD) dhe bashkisë Roskovec. Të pranishëm në takim ishin Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi, znj. Misela Dervishi dhe znj. Eglantina Gollaj përfaqësuese të stafit të projektit ReLOad, përfaqësues të organizatave të ndryshme si “ Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi”, “Qendra Sociale Murialdo”, “Enigm-Project Coordinator”, Shoqata “Njerëzit të Parët” dhe staf i administratës.
Gjatë këtij takim u diskutua mbi përzgjedhjen e prioriteteve për Thirrjen e Parë #1 që do të lançohet prej bashkisë Roskovec së shpejti.

[lsvr_gallery images=”6840,6841,6842,6843,6844,6845,6846″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Për një bujqësi të zhvilluar

T’i lehtësojmë punën fermerëve, është një nga prioritetet e punës sonë.
Puntorët e bashkisë Roskovec po punojnë paralelisht në Marinëz për rehabilitimin e kanalit vaditës dhe në Suk 2 për rehabilitimin e kanalit kullues K36.
Për një #Bujqësi_të_zhvilluar
[lsvr_gallery images=”6718,6719,6720,6721,6722,6723″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me nxënësit

Kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi e filloi ditën me një takim me nxënësit e Senatit të shkollës “Adem Vrapi” Roskovec.
Nxenësit shprehën të gjitha problemet aktuale të cilat krijojnë vështirësi në mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
Kryebashkiakia dëgjoi me vëmendje dhe mbajti shënim të gjitha problemet e ngritura gjatë takimit.
Zj. Bufi siguroi nxënësit se problemet më kryesore do të marrin zgjidhje shumë shpejt.
Do të vazhdojmë punën deri në standardizimin e godinave arsimore në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec, duke nxitur njëkohësisht përsosjen e shërbimeve.
Për #Kushte_Bashkëkohore #Arsim_Cilësor.

[lsvr_gallery images=”6687,6688,6689,6690,6691,6692,6693″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shtabi i emergjencave në veprim!

Shtabi i emergjencave në veprim.
Jemi në terren për të verifikuar situatën në të gjithë territorin e bashkisë Roskovec dhe për t’u siguruar që të ketë sa më pak dëme nga rreshjet e dendura për banorët. Nga verifikimet e orës së fundit, gjendja paraqitet normale, kjo fal punës që bashkia Roskovec ka bërë me pastrimin e kanaleve kullues.
Për të shmangur çdo rrezik përmbytje, grupet e terrenit vazhdojnë ende punën dhe do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo rast.
Për çdo emergjencë kontaktoni në: 0693586187
(Zyra e Emergjencave Civile, Bashkia Roskovec).

[lsvr_gallery images=”6696,6697,6698,6699,6700,6701,6702,6703″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook