Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2017

Projekti ReLOaD

Në kuadër të projektit ReLOaD, i cili financohet prej Bashkimit Europian dhe në partneritet midis Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( PNUD) dhe bashkisë Roskovec u zhvillua dëgjesa publike, gjatë të cilës pjesëmarrësit shprehën mendimet dhe idetë e tyre në lidhje me çështje dhe problematika të ndryshme sociale.
Disa nga projekt- ide prioritare që të pranishmit ngritën ishin:
Rivitalizimi i jetës kulturore dhe artistike në komunitet, promovimi i vlerave artistike dhe artizanatit, fuqëzimi ekonomik dhe implementimi i formave të reja në menaxhimin e iniciativave bujqësore, etj.
Të pranishëm në këtë takim ishin Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Përgjegjësia e Shërbimeve Sociale znj. Elfrida Goga, anëtar të Këshillit Bashkiak Roskovec , Drejtues të Instuticioneve Arsimore, përfaqësuesi i Peace Corps z. Robert White, të rinj e të reja të cilët kanë interes të madh për të dhënë kontributin e tyre për një të mirë të përbashkët.
[lsvr_gallery images=”6644,6645,6646,6647,6648,6649,6650,6651″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Inagurimi i shkollës “7 Dëshmorët”

Sot Kryeministri z. Edi Rama inaguroi rikonstruksionin e plotë të shkollës “7 Dëshmorët” Strum.
Të pranishëm gjatë këtij inagurimi ishin z. Damian Gjiknuri Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, përfaqësues të kompanisë Trans Adriatic Pipeline (TAP), Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, Prefekti i Qarkut Fier z. Baki Bala, Deputeti i Roskovecit z. Anduel Xhindi, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Fier z. Shkëlqim Allkaj dhe stafi drejtues i shkollës “7 Dëshmorët”.
Sot fëmijët e Strumit kanë një shkollë tërësisht të trasformuar, me kushte bashkëkohore dhe me një standard që nuk duhet cënuar. Falenderojmë Trans Adriatic Pipeline (TAP) për mbështetjen financiare të dhënë për rikonstruksionin e kësaj shkolle.
Qeveria Shqiptare dhe bashkia Roskovec do të vazhdojnë të jenë pranë gjithmonë për të standardizuar infrastrukturën dhe përsosur shërbimet.

[lsvr_gallery images=”6628,6629,6630,6631,6632,6633,6634,6635,6636,6637″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Një lajm i mirë!

Një lajm i mirë për banorët e Marinzës.
Ditën e djeshme Qeveria Shqiptare mori vendimin për dëmshpërblimin e familjeve banesat e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës.
 
 

Kujdesemi për qytetin!

Pavarësisht kohës, diell apo shi, nxehtë apo ftohtë, zonjat e bashkisë nuk lënë pas dore pastrimin e rrugicave të qytetit. Roskoveci po kthehet në qytet shembull vetëm nga kujdesi i tyre i përditshëm.
[lsvr_gallery images=”6613,6614,6615,6616,6617,6618″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa Publike për Paketën Fiskale 2018

Ditën e sotme u zhvilluan dëgjesat publike për prezantimin e planit të investimeve dhe të paketës fiskale për vitin 2018. Të pranishëm në këtë prezantim ishin Administratori i përgjithshëm z.Kadri Hyska, drejtori i Financës z. Selman Çepele , drejtori i Investimeve z. Arben Dukaj dhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm. Paneli drejtues pasqyroi investimet dhe shërbimet e realizuara gjatë vitit 2017 dhe u diskutua mbi projektet prioritare që vetë qytetarët kishin përcaktuar gjatë proçesit të iniciuar nga bashkia Roskovec “Buxhetimi me pjesëmarrje të komunitetit”.
[lsvr_gallery images=”6600,6599,6598,6597,6596″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Ditën e sotme, përfaqësues të bashkisë Roskovec zhvilluan një vizitë pranë shtëpisë së z. Dashnor Myrto , banues në Strum, për tu njohur më nga afër me situatën e vajzës së tij Xhesika e cila pak kohë më parë pësoi një aksident rrugor. Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi sapo u informua për këtë ngjarje u interesua për gjendjen e vajzës dhe shprehu mbështetjen e saj.
Kryebashkiakia znj. Bufi ashtu si dhe në çdo rast tjetër siguroi se ndihma e saj s’ka për t’i munguar kurrë familjeve në nevojë. Mbështetja e Kryetares dhe e bashkisë janë të padiskutueshme.
[lsvr_gallery images=”6583,6584,6585,6586,6587″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndërtimi i ujësjellësit Marinëz dhe Jagodinë

Një lajm i shumëpritur dhe shumë i nevojshëm për banorët e fshatit Marinëz dhe Jagodinë.
Një tjetër premtim i mbajtur nga Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Sot, Kryebashkiakia Bufi i dha lajmin e mirë banorëve për fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në këto dy fshatra.
Një problem ky i trashëguar me dekada por së shpejti do t’i jepet zgjidhje përfundimtare.
[lsvr_gallery images=”6574,6575,6576,6577,6578,6579,6580″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Transparencë

Si çdo fillim jave dhe sot u zhvillua mbledhja e Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi me stafin drejtues të bashkisë. U diskutuan detyrat e përfunduara të caktuara nga java paraardhëse dhe problematikat qe hasen gjatë punëve të përditshme. Gjithashtu iu caktuan gjithësecilit detyrat që duhen zbatuar për këtë javë.
Të jemi transparent ndaj komunitetit është detyrim ligjor por mbi të gjitha moral.
[lsvr_gallery images=”6565,6566,6567,6568,6569″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve vaditës

Vazhdon puna për veshjen me beton dhe rehabilitimin e kanaleve vaditës. Jemi në Roskovec ku punimet janë drejt përfundimit. Një investim ky i financuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me bashkinë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”6466,6467,6468,6469,6470,6471″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Faza II- Buxhetimi me pjesëmarrje

Për herë të parë bashkia Roskovec zhvilloi dëgjesat publike për buxhetimin me pjesëmarrje.
Sipas një kalendari të parashikuar më parë u zhvilluan takimet publike në nivel lagjeje për të 14 fshatrat nën juridiksionin e bashkisë Roskovec dhe në qytetin e Roskovecit.
Të gjitha problematikat e ngrituar nga komuniteti u mbajtën shënim nga stafi i bashkisë për tu rivlerësuar më pas nga ekspert dhe për tu përkthyer në investime.
Nevojat e banorëve të grumbulluara nga këto takime, u rivlerësuan dhe u përzgjodhën në bazë prioritetesh.
Në takimin e sotëm të gjitha projektet prioritare të përzgjedhura u konsultuan me banorët për t’u definituar në investime për vitin 2018 dhe në atë trevjeçar 2018-2019-2020.
E pranishme në këtë takim ishte znj. Mirela Arqimandriti Eksperte e Buxhetimit me Pjesëmarrje dhe Buxhetimit Gjinor, përfaqësues nga stafi drejtues i bashkisë dhe sigurisht përfaqësues të komunitetit të cilët shfaqën interes të madh mbi projektet prioritare të përcaktuara.
I gjithë ky proçes i iniciuar nga bashkia Roskovec ka krijuar një urë komunikimi me komunitetin që i shërben rritjes së zërit të qytetarëve në vendimarrjen e bashkisë rreth buxhetit për të shkuar deri në zgjidhje të çdo problemi apo shqetësimi që ata kanë. 

[lsvr_gallery images=”6474,6475,6476,6477,6478″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook