Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: November 23, 2017

Takim në Gjermani

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku më përfaqësues të bashkive të tjera zhvilluan një takim të veçantë me Zv. Kryetarin e Bashkisë Hagen, z. Horst Wisotzki dhe me drejtues të kompanisë Heb Gmbh një prej bizneseve më të suksesshme në drejtim të energjisë së rinovueshme. Në këtë takim u diskutua rreth menaxhimit sa më efikas të mbetjeve, landfilleve dhe integrimit të energjive të rinovueshme. Një pikë e veçatë ishte dhe diskutimi mbi mundësinë e investimeve në këtë fushë edhe në vendin tonë.
[lsvr_gallery images=”6753,6754,6755,6756″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takohemi për një libër

Ditën e mërkurë, më datë 22.11.2017, shkolla “7 Dëshmorët” Strum, tashmë me një ambient bashkëkohor, organizuan një aktivitet kulturor “Takohemi për një libër”. Pasioni dhe dëshira që nxënësit kishin për lëtërsinë dhe artin dallohej në çdo interpretim të tyrin. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtoresha e shkollës znj. Violeta Cjapi, Përgjegjësi i Arsimit z. Ervin Agaçi, punonjëset e bashkisë Eralda Duraj dhe Manjola Vrapi. I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe Përgjegjësi i Kulturës dhe Sportit z. Thoma Goga i cili interpretoi disa pjesë nga libri i tij “Unë Ministër?!…” dhe u foli nxënësve për eksperiencën e tij në këtë fushë.
Falenderojmë mësuesen e letërsisë znj. Rozeta Toska e cila organizoi këtë orë leximi.
Lexo një libër , hap një dritare!
[lsvr_gallery images=”6759,6761,6762,6763,6764″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook