Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Takohemi për një libër

Ditën e mërkurë, më datë 22.11.2017, shkolla “7 Dëshmorët” Strum, tashmë me një ambient bashkëkohor, organizuan një aktivitet kulturor “Takohemi për një libër”. Pasioni dhe dëshira që nxënësit kishin për lëtërsinë dhe artin dallohej në çdo interpretim të tyrin. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtoresha e shkollës znj. Violeta Cjapi, Përgjegjësi i Arsimit z. Ervin Agaçi, punonjëset e bashkisë Eralda Duraj dhe Manjola Vrapi. I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe Përgjegjësi i Kulturës dhe Sportit z. Thoma Goga i cili interpretoi disa pjesë nga libri i tij “Unë Ministër?!…” dhe u foli nxënësve për eksperiencën e tij në këtë fushë.
Falenderojmë mësuesen e letërsisë znj. Rozeta Toska e cila organizoi këtë orë leximi.
Lexo një libër , hap një dritare!
[lsvr_gallery images=”6759,6761,6762,6763,6764″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.