Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Vizitë e nivelit të lartë në Gjermani

Në datat 22-26 Nëntor, Shoqata për Autonomi Vendore do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Landin e Rinit të Westpahalisë Veriore, në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të pritet nga autoritete të larta të pushtetit qendror dhe lokal të këtij landi përfshirë, kryeministrin, ministrat, deputetë dhe kryetarët e bashkive kryesore të landit. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe përpos takimeve bilateral ajo do të kulmojë me zhvillimin e Konferencës me temë:“Dita e Dialogut me Diasporën”.
Në përbërje të delegacionit Shqiptar nga Shoqata për Autonominë vendore do të jenë të pranishëm disa prej anëtarëve të kësaj Shoqate, kryebashkiakët e Fierit, Korçës, Vlorës, Librazhdit, Patosit, Roskovecit, Bulqizës, Mirditës, Gramshit, etj. Pjesëmarrës në këtë event do të jenë edhe autoritete të larta shtetërore të qeverisjes qëndrore.
Qëllimi i kësaj vizite të nivelit të lartë, është nxitja e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Kryetarëve të bashkive të Shqipërisë, përfaqësuar nga Shoqata për Autonomi Vendore, me Kryebashkiakët e Landit Verior të Gjermanisë, përfaqësuar nga Kryetarët e bashkive Dusseldorf, Hagen dhe Essen, me fokus zhvillimin e projekteve pilote në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Bashkëpunimi mes bashkive Shqiptare dhe atyre Gjermane, parashikohet të shtrihet në fushat e administrimit komunal dhe mjedisit, menaxhimit të mbetjeve të të gjitha llojeve dhe integrimit të koncepteve të energjive të rinovueshme nga bashkitë Shqiptare në lokalitetet e tyre.
Nga ana tjetër, të pranishëm në këtë vizitë, biznesmen nga Shqipëria do të prezantojnë produktet dhe ofertat e tyre lokale. Ndërkohë, janë ftuar edhe biznesmenët nga diaspora Shqiptare në Gjermani, të cilët do të njihen me mundësitë që ofrojnë bashkitë e vendit tonë në lidhje me potencialin për investime të huaja.

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x