“Të drejtat ekonomike, pronësore dhe familjare të grave në legjislacionin shqiptar”
Kjo ishte tema e takimit të sotëm në Pallatin e Kulturës të zhvilluar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, PNUD dhe Ambasada Suedeze në bashkëpunim me bashkinë Roskovec.
Qellimi i këtij takimi ishtë ndërgjegjësimi i grave në komunitet, grupeve të interesit, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe organeve shtetëror në nivel vendor për një njohje më të mirë të të drejtave dhe detyrimeve ligjore të grave në fushën familjare, martesore, ekonomike dhe atë të pronësisë.
Kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi ka qënë në mbështetje të këtyre nismave dhe ka dhënë gjithmonë kontributin e saj në mbrojtje më të mirë të të drjtave të grave në këto fusha dhe zbatimit korrekt të ligjit.
[lsvr_gallery images=”5336,5337,5338,5339,5340,5341,5342″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]